Sadizimi i brumosur me fanatizëm i politikave shqiptare

Sadizimi i brumosur me fanatizëm i politikave shqiptare
Sadizimi i brumosur me fanatizëm i politikave shqiptare

Ismail Muçiqi

  • 05 August 2024 - 14:29

Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi 

Skandali që ndodhi në Aeroportin e Shkupit i përgaditur në mënyrë institucionale nga policia e Maqedonisë Veriore ndaj Presidentës të Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani e zbuloj fytyrën e vërtetë të faktorit politikë Shqiptarë. Kjo ngjarje nuk ka dyshim se është skenar i përgatitur nga Serbia përmes shërbimeve sekrete Maqedonase për ta komprometuar figurën e Presidentës Osmani dhe për ta poshtëruar Shtetin e Kosovës të cilën ajo e përfaqëson. Nuk mund të pritet diqka pozitive nga politika dhe Qeveria e Maqedonisë Veriore Qeveri kjo e cila është një filjalë e Aleancës Serbe Maqedone kundër Shqiptarëve. Na brengos fakti dhe indiferenca e faktorit politikë Shqiptarë në Maqedoni duke filluar nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Talat Gjaferi e Taravari të cilët me decenie janë pjesë e Qeverive të njëpasnjëshme në Maqedoni. Shtrohet pyetja ku është Maqedonia e Ali Ahmetit i cili krenohet se Qeverisja e Partisë së tij BDI e ka demokratizuar Maqedoninë e cila është e gatshme pët tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian?!. Shtrohet pyetja pse po hesht Mendu Thaqi i cili plotë 30 vite ka koketuar dhe bashkëpunuar me të gjitha forcat politike – nacionaliste , shoviniste Maqedone. Rreth këtij skandali që ndodhi me Presidentën e Kosovës po hesht politika dhe Institucionet e Shqipërisë në krye me krye mafiozin Edi Rama.

Duhet theksuar se kjo është strategjia “tradhtarë” e projekteve të Vuqiqit dhe të Ramës për Ballkanin e Hapur duke i fut pyka faktorit politikë Shqiptarë në Kosovë deri në atë shkallë duke u angazhuar për ndarjen e Kosovës. Është e dhimbshme për kohën në të cilën po jetojmë që ky soj i njerëzve palaqo të qëndrojnë në krye të politikës Shqiptare. Ky sadizëm me plotë tipare fanatike i përngjan thënies së popullit: “Për inati të res le të vdesë djali”. Kjo do të thotë se këto figura të politikës që i përmendëm më lartë nëse nuk janë pjesë e skandalit në Aeroportin e Shkupit këta po i fërkojnë duart pasi ranë nga pushteti duke u relaksuar në vete në dëmë të Presidentës Vjosa Osmani dhe të Institucioneve të Shtetit të Kosovës. Këto fenomene të dëmshme, të papranueshme, gjatë historisë e kanë dëmtuar popullin Shqiptarë dhe qështjen kombëtare. Dashtë Zoti që këta liderë dhe të gjithë ata që kanë punuar kundër unitetit të skenës politike kudo që jetojnë Shqiptarët sa më parë të margjinalizohen dhe të harrohen njëherë e përgjithmonë. Do të mbahet mend tek popullin për të keq se asnjëherë më parë Shqiptarët nuk kanë pasur politikanë të këtij lloji pa integritet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".