Të bëhet me urgjencë Ligji për lustracionin dhe hapja e dosjeve të UDB-së

Të bëhet me urgjencë Ligji për lustracionin dhe hapja e dosjeve të UDB-së
Të bëhet me urgjencë Ligji për lustracionin dhe hapja e dosjeve të UDB-së

Gani Qarri

  • 06 August 2024 - 07:35

 

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Kohët e fundit në media kanë filluar të shfaqen gjithnjë e më shpesh ish viktimat e regjimit pushtues, kryesisht ish veprimtar politik që po flasin me fakte deri në detaje për keqtrajtimet nga njerëz të pushtetit të cilët kanë ushtruar dhune çnjerëzorë ndaj tyre, andaj është koha e fundit që kjo legjislaturë e cila i ka vetëm edhe 6 muaj mandat efektiv të unifikohet dhe përfundimisht ta miratojnë Ligjin e lustracionit e të hapjes së dosjeve të UDB-s.

-Njerëz nga të cilët ish regjimi pushtues, është ndjerë i kërcënuar dhe i rrezikuar, ndaj nëse për asgjë tjetër, këto parti politike duhet të dakordohen, të paktën për Ligjin e hapjes së dosjeve dhe për lustracion, që në fakt do duhej të tregohej një interesim tejet i madh dhe ti bashkojë ato, kur dihet se individ të tillë akoma të pa zbuluar mundë të jenë të infiltruar nëpër subjektet politike, e madje edhe në institucionet e shtetit, të cilët edhe sot paraqesin rrezik serioz për shtetin dhe njerëzit e vendit tonë.

Pra edhe Kosova, përfundimisht duhet ta marr një model ligjor nga shtetet tjera që e kanë kaluar këtë përvojë, dhe pa asnjë tronditje të distancohet urgjentisht dhe pastrohet rrënjësisht me shkëputje të plotë nga strukturat e ish regjimit të kaluar, jo vetëm duke ua pamundësuar atyre të jenë pjesë e institucioneve të shtetit, por edhe tu ndalohet rreptësisht, të jenë aktiv në jetën publik dhe politike të vendit. Kurse për ata që vërtetohet me fakte, sikur kemi shumë raste që po denoncohen publikisht nga viktimat, personat e tillë, duhet edhe të penalizohen menjëherë, dhe të marrin ndëshkimin e merituar sa më parë, mbi bazën e ligjit i cili do të ishte model siç kanë vepruar e bërë edhe shtetet tjera të dala nga sistemi monist dhe aparati i dhunës së tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".