Lexoni edhe:
Të bëhet me urgjencë Ligji për lustracionin dhe hapja e dosjeve të UDB-së
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Rastet e fundit të arrestimeve të ish pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë serbe, qytetar të Kosovës, të dyshuar për krime lufte, po e dëshmojnë se faktikisht për dy dekadat e kaluara, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, hetimi, zbulimi, kapja dhe gjykimi i kriminelëve të luftës të cilët lirshëm kanë shëtitur nëpër Kosovë ka qenë peng dhe e pamundësuar nga ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë. Ata të dyshuar dhe autor të krimeve kanë jetuar këtu, në këto hapësira, kanë lëvizur lirshëm po rigat e ndikuara nga politika nuk e kanë kryer detyrën e tyre, nuk i kanë zhvilluar hetimet edhe pse në shumë raste janë denoncuar, janë bërë dosje por kanë pushuar në sirtarët e sistemit të degraduar e korruptuar të drejtësisë.
- Tani në këtë mandat i cili është duke u shpenzuar, qeveria aktuale vazhdimisht ju ka kërkuar institucioneve të drejtësisë, dhe i ka kritikuar ato për mos veprim në ndjekjen dhe kapjen e kriminelëve të luftës, e në rastet kur ata janë të pa qasshëm për ti arrestuar, është në dispozicion ligji për gjykim në mungesë, që nuk lejon zbrazësi dhe pamundësi veprimi nëse hetimet rezultojnë me fakte për të dyshuarit pjesëmarrës në krime, por që janë larguar nga Kosova në Serbi. Këto reagime dhe kërkesa të ligjshme të krerëve më të lartë të shtetit, më në fund , këto dy vitet fundit po rezultojnë me lëvizje pozitive sepse janë arrestuar dhjetëra të dyshuar, qytetar serb për krime lufte, nga pozita e ish pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe, apo grupeve paramilitare.
Të bëhet me urgjencë Ligji për lustracionin dhe hapja e dosjeve të UDB-sëLexoni edhe:
Siç u njoftua të shtunën, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion për arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte, aksion ky I realizuar me sukses. Raportohet se aksioni është zhvilluar pas një hetimi disa mujor. Sipas PSRK-së, dyshohen se të arrestuarit, “me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare”.Pra bëhet fjalë për vepra të rënda penale deri në xhenocidiale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi në vitet 1998-1999, si pjesëtar të forcave militare serbe. Mbetja e tyre në liri për më shumë se dy dekada e dëshmon pa kontestueshëm faktin se ka qenë mos funksionimi dhe mos hetimi I tyre për plotë 25, vite që ata ta kenë fituar bindjen se kurrë nuk do të hetohen e zbulohen për të dhënë llogari për krimet e kryera. Këto vepra, pesë të arrestuarit dyshohet se i kanë kryer më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar. Duke ndjekur praktikat e kaluara, kundër këtij arrestimi ka reaguar shpejtë Qeveria e Serbisë e cila nuk I pranon krimet e kryera në Kosovës, dhe nëpërmes Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe ka lëshuar një deklaratë pretenduese se kinse bëhet fjalë për persona plotësisht të pa fajshëm. Sipas palës serbe, arrestimi i tyre ka ardhur “nën akuza të rreme për kinse krime lufte” dhe pretendohet se kemi të bëjmë “me njerëz që prej vitesh jetojnë të qetë në pragun e shtëpisë së tyre pa asnjë problem”.Madje në këtë reagim jepen edhe emrat e plotë të katër prej të arrestuarve (Dragan Cvetkoviq, Dragan Biliq, Millosh Shoshiq dhe Sllobodan Jevtiq) ndërsa thuhet se arrestimi i tyre ka ardhur “me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”. Kjo zyrë po ashtu ankohet se gjatë këtij aksioni, “policët shqiptarë thyen dyert, goditën dhe maltretuan të moshuarit në prani të fëmijëve dhe nipërve të tyre”. Duke jua bërë avokatinë mbrojtëse të të arrestuarve, në reagim kinse zbulohen edhe disa detaje për të kaluarën e tyre, e që sipas autoriteteve serbe,a ta nuk kanë të bëjnë me akuzat që ju ngarkohen. “Sllobodan Jevtiq u lirua nga shërbimi ushtarak për shkak të shikimit të dobët dhe gjatë arrestimit të tij dera e hyrjes u thye. Dragan Cvetkoviq është 90 për qind invalid i cili dikur ishte plagosur nga shqiptarët dhe është babai i një prifti vendas. Dragan Cvetkoviq është një mësues në pension dhe Millosh Shoshiq, pjesëtari i parë i SHPK-së në Kosovë, që do të thotë se qysh para 20 vitesh i është dashur të kalojë të gjitha kontrollet e sigurisë”, thuhet në njoftim. Në fund, pretendohet se arrestimet po bëhen për “fushatë zgjedhore” dhe se po sulmohet “çdo gjë serbë”. Për gjatë mandatit të vetë administrata ndërkombëtare UNMIK, por edhe EULEX-i tërësisht kanë dështuar në hetimin zbulimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të kryesve të krimeve në Kosovës, mirëpo edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe marrjes së kompetencave të plota nga autoritetet shtetërore, sikur është hezituar të preket kjo plagë e madhe , dhe madje politika ka interferuar dhe ka ndikuar që të mos trazohet shumë situata, duka vazhduar për ti amnistuar në heshtje kriminelët dhe krimet e luftës që ata i kanë kryer kundër popullatës shqiptare, edhe pse bëhet fjalë për pjesëtar të komunitetit serb në Kosovës, të njohur nga bashkëvendësit e tyre, e që shumë herë emrat e të dyshuarave janë bërë publik, por ka qenë përbërja politike e pushtetit që nuk e ka inkurajuar drejtësinë për të vepruar, për më tepër e ka penguar dhe pamundësuar atë .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".