Lexoni edhe:
Dështimi mbi 20 vjet për ti hetuar, arrestuar dhe gjykuar kriminelët e luftës në Kosovë një përgjegjësi e pa falshme për ish qeveritarët në mandatet që kanë kaluar
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Duhet thënë se Ura e Ibrit është çështje e brendshme e Kosovës. Ajo kurrsesi nuk mund të futet në dialogim në Bruksel . Kjo është anti demokratike, kundër integritetit dhe sovranitetit të shtetit, si dhe shkon ndeshur me lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
-BE-ja përmes zëdhënësit Peter Stano, vazhdimisht në konferencat për shtyp në Bruksel po shprehet se "Hapja e urës së Ibrit është çështje e Marrëveshjes së Bruxelit dhe kurrsesi nuk mund të hapet ndryshe, njëanshëm". Kjo deklaratë e z Stano është në kundërshtim me pozitën e paanshme të BE-se kundruall dialogut Prishtinë -Beograd.
Ura e Ibrit nuk është çështje e marrëveshjes së Brukselit dhe nuk rrjedhë si problem i kësaj çështjeje. Në asnjë marrëveshje, veç asaj të vitit 2013, kur flitet për modernizimin dhe hapjen e Urës së Ibrit brenda javës, pas sanimit, nuk kemi tjetër marrëveshje. Meremetimi i urës është bërë. Është planifikuar shumë herë hapja. Edhe në fushën e lirive dhe të drejtave, siç është çështja e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe të mjeteve, si dhe të papengueshëm, është hapja e urës. Ura e Ibrit i lidhë dy popuj dhe ndikon shumë në lirinë dhe në afrimin e popujve. Z. Stako e dinë këtë! Duket se për z.Stano edhe 'jeta" e qytetarëve varet nga dialogu në Bruksel me shtetin serb!!! Duhet thënë se Ura e Ibrit është çështje e brendshme e Kosovës. Ajo kurrsesi nuk mund të futet në dialogim në Bruksel . Kjo është anti demokratike, kundër integritetit dhe sovranitetit të shtetit, si dhe shkon ndeshur me lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Mitrovica është e ndarë. Ndarjen e ka bërë anëtari i BE-së. Ishte Franca që e vuri kufirin në urë të Ibrit u. Nën përkujdesjen e Francës u krijua edhe "Roja e Urës" nga serbët në veri. U vu kufiri në urë të Ibrit dhe ruhej nga KFOR-i francez. Tash është vetëm BE që donë domosdo ta futë Urën e Ibrit në dialogim në Bruksel me shtetin serb. Kjo është jo e drejtë dhe shkon ndeshur me liritë dhe të drejtat e proklamuara ndërkombëtare për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mjeteve. Liria e lëvizjes është e drejtë themelore. Kosova kërkohet të vepron. Mirë është që të kërkohet edhe mendimi i SHBA-së dhe i Anglisë. Të pyetet ndoshta edhe Komisioni i Venecias dhe të veprohet. Mbyllja është kufizim i të drejtës së lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të bashkimit të qytetit të ndare të Mitrovicës. Për këtë lypset ndoshta një përfikim i Komisionit të Venecias. Kosova është shtet i njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare në Den Hag. Sikur Kosova të ishte anëtare e Këshillit të Evropës mund të shkonte çështja në Gjykatën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Verdikti i gjykatës do të ishte me siguri për hapjen e urës së Ibrit. Kosova nuk është anëtare në KE. Mbetet Komisioni i Venecias që duhet nëse donë Prishtina të konsultohet. Në fund të fundit hapja a mbyllja e Urës së Ibrit është vetëm çështje e brendshme e shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".