Vendimi për hapjen e urës mbi Lumin Ibër e drejtë e pa kontestueshme e Qeverisë së Kosovës

Vendimi për hapjen e urës mbi Lumin Ibër e drejtë e pa kontestueshme e Qeverisë së Kosovës
Vendimi për hapjen e urës mbi Lumin Ibër e drejtë e pa kontestueshme e Qeverisë së Kosovës

Skender Mulliqi

  • 06 August 2024 - 07:31

 

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Urat i bashkojnë njerëzit , ato nuk i ndajnë siç po tentojnë serbët dhe këtij mendimi për fat të keq ju bashkëngjitën edhe shtetet e QUNTI-it. Kosova ose është unike ose nuk është. Po thuhet së ka ardhur koha, e ajo ka qenë moti, që komuna e Mitrovicës së veriut të funksionojë sipas dispozitave ligjore, ashtu siç funksionojnë të gjitha komunat tjera në Kosovë. Pse të bëhet përjashtim shtrohet pyetja logjike? Nëse kemi pasur një marrëveshje për hapje të urës, në kuadër të ashtuquajtur “rivatilizim të urës”, të arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, atëherë pse gjithë kjo zhurmë e ndërkombëtarëve për mos hapje të urës?

-Hapja apo mos hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë për automjete është bërë objekt i debateve nga qarqet politike në vend dhe nga ndërkombëtarët .Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në takim më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përmes ambasadorit të SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier , kanë thënë së Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe , SHBA dhe NATO, nuk mbështesin hapjen e urës në këtë kohë, duke e konsideruar si temë e bisedimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa në anën tjetër Qeveria e Kosovës përmes një komunikate bëri të ditur , së liria e lëvizës dhe sundimi i ligjit nuk rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi i kontribuojnë asaj. Bashkimi Evropian, shumë pa të drejtë po konsideron se çështja e hapjes së Urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë. Kjo është kundërshtuar më të drejtë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nga kryeministri , Albin Kurti duke konsideruar se një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Pse është kështu? Për 20 vite radhazi nuk u vu rendi dhe ligji në veri të vendit. Rendin dhe ligjin e bënë strukturat paralele kriminale në krye me Listën Serbe. Bandat dhe terroristët serb të quajtur “Rojat e Urës”, pikërisht mbi Urën e Ibrit shfryen mllefin e shovenzimit serbomadh, duke i ndaluar banorët shqiptarë më dhunë të shkojnë në shtëpitë dhe në pronat e tyre në veri. Ura u barrikadua shumë herë që nga viti 2011. Ura u bë vend e mallkimit për shqiptarët, së këtu u rrahën dhe u maltretuan nga bandat serbe para syve të ndërkombëtareve . Madje, mbi këtë urë u maltretuan edhe ndërkombëtaret, dhe heshtja për një gjendje të tillë të paligjshme në një shtet të pavarur dhe sovran vazhdojë të tolerohet nga pushtetet e kaluara, të cilat bën shumë pak për shtrirjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit në veri të Mitrovicës. Kjo pjesë e vendit për shumë kohë , u bë eldorado e gjithfarë krimeve dhe kontrabandave. Në veriun e Mitrovicës pamë shpesh shpërthime terroriste më bomba për të mbajtur gjendje permanente destabilizuese të kësaj pjese vitale të vendit. Bandat dhe terroristet serb, kishin dhe prapë kanë për qëllim që të paraqesin veriun si pjesë problematike para ndërkombëtarëve, për ndarjen e Kosovës mbi bazat etnike. BE-ja me masat e padrejta të embargos, dhe me mendimin kundër hapjes së urës, po shkelë këto parime dhe po shkel mbi ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës. Çështja e hapjes së urës kryesore në Mitrovicë për trafik u aktualizua më 29 prill , kur këshilltarët në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së veriut e kërkuan një gjë të tillë. E kërkuan sigurisht duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve , ku ajo do të duhej të ishte hapur edhe për automjete. Nuk është aspak korrekte që ura mos të hapët për trafik, më arsyetim banal të ruajtjes të paqes dhe stabilitetit, siç po mendojnë ndërkombëtaret. Kjo urë është dashur të hapet shumë më herët së serbët janë ata që e kanë bllokuar e jo shqiptarët. Minoriteti serb si i privilegjuar , nuk kërcënohet nga shqiptarët, përkundrazi bandat e Vuçiqit dhe Radojçiqit janë ata që po e kërcënojnë veriun për ndarje mbi baza etnike. Urat i bashkojnë njerëzit , ato nuk i ndajnë siç po tentojnë serbët dhe këtij mendimi për fat të keq ju bashkëngjitën edhe shtetet e QUNTI-it. Kosova ose është unike ose nuk është. Po thuhet së ka ardhur koha, e ajo ka qenë moti, që komuna e Mitrovicës së veriut të funksionojë sipas dispozitave ligjore, ashtu siç funksionojnë të gjitha komunat tjera në Kosovë. Pse të bëhet përjashtim shtrohet pyetja logjike? Nëse kemi pasur një marrëveshje për hapje të urës, në kuadër të ashtuquajtur “rivatilizim të urës”, të arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, atëherë pse gjithë kjo zhurmë e ndërkombëtarëve për mos hapje të urës? Shumë gjatë janë toleruar barrikadat e terroristëve të Vuçiqit dhe Radojçiqit. Në ketë kuadër e patëm edhe ngjarjen terrororizmit shtetëror serbomadh në Banjskë, ku u vra një prestarë i policisë të Kosovës, dhe tre terroristë serb. Nuk ka asnjë kuptim dhe është absurditet i kohës, që ura të mbetet e mbyllur për automjete, dhe e hapur vetëm për këmbësor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".