Lexoni edhe:
Sjellje e kujdesshme dhe me shumë maturi për hapjen e plotë urës mbi lumin Ibër që lidh të dy anët e qytetit të Mitrovicës
Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Ky shtet ka mbetur gjenocidial dhe udhëhiqet nga kriminelët e luftës dhe kurrë nuk përgjigjet për krimet e luftës. Ultra nacional racizmi serbomadhe kundër shqiptarëve ka mbetur i njëjtë si në kohën e Millosheviqit. Vetë krimineli Vuçiq e Daçiq janë të kohës së Millosheviqit. Ata ishin në pushtet. Ky tandem po përkrahë dhunën raciste të kohës së Millosheviqit dhe përsëri atë dhunë e kanë mjet kundër shqiptarëve.
Në kuadër të luftës kundër Kosovës dhe popullit shqiptar, nga ana e klikës së Vuçiqit shkon edhe kundërshtimi i përgjegjësisë penale të kriminelëve të luftës në Kosovë. Organet kompetente në Kosovë, përkatësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një pune hetuese të gjatë i arrestoje 5 serbë të dyshuar për krime luftë. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se në prill të vitit 1999, në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, kanë kryer një sërë krimesh ndaj civilëve shqiptarë, duke përfshirë vrasje. plagosje, djegie, rrëmbime, dhunime, maltretime dhe tortura. Këtë veprim të drejtë të Prokurorisë, krimineli i luftës Vuçiq, pa pikë turpi e respekt për viktimat, injoron gjakun e derdhur dhe këtë veprim e cilësoi si një provokim të qëllimshëm. Krimineli i luftës Vuçiq tha: " Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të di se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës". Dhe më poshtë:" "Është një e mjerueshmëri e ndërkombëtareve dhe botës perëndimore demokratike, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin, se çfarë po ndodhë".
Nga goja e këtij krimineli u kritikua ashpër QUINT-i, duke thënë se ata do të bëjnë vetëm deklarata të zbehta kundër veprimeve dhe më pas do të heshtin. Qëndrimet e tilla të kriminelit të luftës Vuçiq tregojnë se Serbia është kundër aksioneve ligjore të ndjekjes së kriminelëve serbë për veprat e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Kuptohet se është vetë Aleksandër Vuçiq që ka përkrahur dhe organizuar në vitin 1998/99 aksione terroriste dhe kriminale kundër popullit shqiptar. Ky njeri po tregon se edhe tash pas 25 vjetëve se Serbia dhe vetë ai është i njëjtë, ka mbetur kriminal dhe nuk ka ndërmend të reflekton. Dhe, këtë kërkon të mbajnë edhe ndërkombëtarët. Në të kundërtën, janë, thotë krimineli Vuçiq, në kundërshtim me "drejtësinë". Bota po i duruaka edhe këto mendime raciste! Forca e bënë të vetën. Kjo, sepse edhe tash, pas 25 vjetëve, po tolerohen kriminelët në Beograd. Po konsiderohen vrasjet, barbarizmat, përdhunimet masovike, maltretimet,djegiet, rrëmbimet dhe torturat të ligjshme për Serbinë. Ky shtet ka mbetur gjenocidial dhe udhëhiqet nga kriminelët e luftës dhe kurrë nuk përgjigjet për krimet e luftës. Ultra nacional racizmi serbomadhe kundër shqiptarëve ka mbetur i njëjtë si në kohën e Millosheviqit. Vetë krimineli Vuçiq e Daçiq janë të kohës së Millosheviqit. Ata ishin në pushtet. Ky tandem po përkrahë dhunën raciste të kohës së Millosheviqit dhe përsëri atë dhunë e kanë mjet kundër shqiptarëve. Thirrjet ndaj ndërkombëtarëve janë thirrje ulëritëse e gjakatare serbomëdha dhe kanë për qellim frikësimin e ndërkombëtarëve kundruall shtetit serb.
Nga ndërkombëtarët po kërkohet të ndalen ndjekjet e kriminelëve të luftës, në mënyrë që asnjë serb mos të japi përgjegjësi për krimet e luftës në Kosovë. Shteti serb nuk punon për relaksimin e marrëdhënieve me shqiptarët dhe me shtetin e Kosovës. Serbia kërcënon dhe po angazhohet për ripushtimin e Kosovës nga brenda. Ka organizuar lëvizje ilegale dhe grupe kriminale. Me pikësynimin e nënshtrimit të Kosovës, treshja kriminale serbe, Vuçiq, Daçiq dhe Vuçeviq, po kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ndalojnë përgjegjësinë e serbëve për krimet e Kosovës. Ata po kërkojnë intervenim nga BE-a dhe nga SHBA në Kosovë, në mënyrë që mos të kapet për krimet e luftës në Kosovë. Serbia nuk e pranon krimin dhe as gjenocidin serbomadh në Kosovë. Millosheviqi është hero i shtetit serb. Ata madje pa turp deklarojnë se vrasjet, përdhunimet, djegiet dhe krimet tjera për këta kriminel nuk janë kryer në Kosove nga serbët, por nga shqiptarët "terroriste". Arrestimi është, thotë krimineli Vuçiq, është akt i hakmarrjes dhe i provokimeve ndaj serbëve që të dëbohen nga Kosova. Kjo formë e mbrojtjes së krimeve të luftës nga Serbia tregon pozitën gjenocidiale të shtetit serb. Këtë po e pranon në heshtje faktori i jashtëm. As nga Bruxeli, as nga qendrat vendimmarrëse nuk po kërkohet përgjegjësia e grupit kriminal të Vuçiqit. Heshtja ndaj krimeve që shteti serb i ka kryer në Kosovë dhe bashkëpunimi me Vuçiqin i ka dhënë forcë këtij grupi kriminal. Për këtë klikë, shqiptarët janë popull i klasës së dytë dhe të njëjtin duhet zhdukur nga hapësira e Kosovës.
Tolerimi nga BE, nga Anglia dhe nga SHBA e grupimit kriminal të Vuçiqit po rrezikon paqen formale ekzistuese dhe po ndikon që racizmi serbomadhe të forcohet dhe të merr dimensione të rrezikshme nacional fashiste. Kjo politikë kërkohet që të ndryshon. Kosova ka qenë e dhunuar dhe çdo qytetare shqiptare është ndjekur dhe maltretuar. Për një periudhë të shkurtër kohore disa muajsh, në vitin 1998/99, u vranë mbi 13 mijë qytetar civil në Kosovë nga shteti serb. U përdhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare dhe u dëbuan me dhunë fashiste rreth 1 milionë shqiptarë. Brenda kohës së njëjtë u dogjën dhe u shkatërruan 150 mijë objekte të ndryshme në Kosovë. U bënë vjedhje e grabitje nga shteti serb me planin "Potkoi" me miliarda euro. Serbia kishte për qëllim spastrimin e Kosovës nga shqiptarët me mjete të dhunës fashiste. Këtë e ka luftuar UÇK dhe NATO. Dhe, këtë dhunë është duke e ndjekur Prokuroria Speciale e Kosovës. Këtë përgjegjësi kurrë nuk duhet ndalur. Kosova kërkohet të thellojë përgjegjësinë e kriminelëve të luftës. Rruga e vetme është përgjegjësia penale. Këtu s’ka rëndësi se kush ka kryer krim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".