Barometri diplomatik

Barometri diplomatik
Barometri diplomatik

Mehdi Hyseni

  • 07 August 2024 - 13:00

 

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Nuk ishte “incident”, por provokim i qëllimshëm antidiplomatik dhe antiligjor !

Provokimi diplomatik kishte për qëllim ofendimin dhe diskriminimin e presidentes së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani në kundërshtim me rregullat e Konventës Diploamtike të Vjenës(18 prill 1961), përkatësisht të së Drejtës Diplomatike Ndërkombëtare.

-Se nuk është fjala për ndonjë “incident” të rastit, por për provokim diplomatik të Presidentes Vjosa Osmani, këtë e thotë edhe Deklarata reaguese zyrtare e Pesidencës së Kosovës, “e cila ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).” (https://www.voal.ch/presidenca-menyra-si-u-trajtua-incidenti-ne-konferencen-kurti-mickoski-eshte-per-keqardhje/aktuale/fokus/ )

Në këtë Deklaratë zyrtare të Presidencës së Kosovës jepet saktësisht ky shpjegim: “Incidenti ka ndodhur para udhëtimit të planifikuar të Osmanit drejt Sllovenisë, ndërsa Presidenca e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse qëllimi i udhëtimit të saj ka qenë zyrtar apo i natyrës private. Presidenca kosovare ka thënë se përkundër se i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, sigurimi ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”. (Shih, po aty: (https://www.voal.ch/presidenca-menyra-si-u-trajtua-incidenti-ne-konferencen-kurti-mickoski-eshte-per-keqardhje/aktuale/fokus/ ).

Sipas kësaj Deklarate zyrtare të Presidencës së Kosovës më tej thuhet : “Incidenti ka ndodhur para udhëtimit të planifikuar të Osmanit drejt Sllovenisë, ndërsa Presidenca e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse qëllimi i udhëtimit të saj ka qenë zyrtar apo i natyrës private.

Presidenca kosovare ka thënë se përkundër se i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, sigurimi “ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”. (Shih po aty: (Presidenca: Mënyra si u trajtua incidenti në konferencën Kurti-Mickoski është për keqardhje )

Presidenca: Mënyra si u trajtua incidenti në konferencën Kurti-Mickoski ...

Presidenca e Kosovës tha se është “për keqardhje” mënyra se si u trajtua incidenti i

Për këtë provokim të qëllimshëm diplomatik ndërkombëtar të palës maqedone, Presidenca dhe Qeveria e Kosovës urgjentisht, duhet të kërkojnë nga homologët e tyre në Maqedoninë Veriore, që të penalizojnë shkaktarin e tij të rrezikshëm, antiligjor, antidemokratik dhe antipaqësor.-S’ka pardon për ata që shkelin të drejtën ndërkombëtare. Ndryshe, mund të vijë deri te ftohja dhe prishja e ekuilibrit të marrëdhënieve diplomatike mids Kosovës dhe e Maqedonisë Veriore.Kjo më së shumëti, do t’u konevenonte interesave politike mafioze ditore të forcave radikale të brendshme kuislinge proserbe dhe proruse për t’i futur në zjarrin dhe në flakën e luftës Kosovën dhe Maqedoninë Veriore.

-Fqinjtë tanë Maqedoninë e Veriut (si qeveria, parlamenti, ashtu edhe presidenca), duhet ta kenë të qartë se ne në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk jemi të iteresuar, që të ushqehemi me recidiva të ndryshëm, që shpërfaqin urrjetje dhe armiqësi midis dy shteteve, përkatësisht dy popujve. Përkundrazi, jemi thellësisht të interesuar dhe të gatshëm për bashkëpunimin reciprok në të gjitha fushat e jetës si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ky duhet të jetë interesi ynë i përbashkët dhe objektivi kryesor strategjik, politiko-propagandistik, diplomatik, demokratik dhe paqësor në frymën e aleancës evropianoperëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo të Serbisë, të Rusisë dhe të Kinës, që kanë vërshuar Ballkanin me agjenturat e tyre, duke financuar sidomos masmediat e ndryshme të “tablloideve” të tyre në përputhje me përhapjen dhe me shtrirjen e interesave të tyre gjeopolitike, gjeoekonomike , koloinialiste dhe militariste, jo vetëm në Ballkan, por në mbarë Evropën e sotme.

Sa më sipër, neve nuk na mbetet tjetër zgjedhje racionale dhe e justifikueshme për Kosovën dhe për Maqedoninë Veriore veçse bashkëpunimit, integrimit dhe ruajtjes me çdo kusht të paqes, të stabilitetit dhe të sigurisë nën “ombrellën” e BE-së , të NATO-s dhe të Amerikës. Me një fjalë, Kosova e pavarur dhe sovrane, është e gatshme që me çdo kusht të ruajë procesin e detantit dhe të thellimit të bashkëpunimit në frymën e koekzistencës paqësore, jo të konfrontimit me asnjë nga shtetet fqinje paqësore..

Së fundi, qarqet udhëheqëse politike maqedone, duhet ta kenë të qartë se shqiptarët as brenda e as jashtë Maqedonisë Veriore, nuk do t’ia “shtrijnë qafën” më asnjë fundamentalizmi, kolonializmi, neokolonializmi, diskriminimi dhe aparteidi serbosllav etj. të brendshëm, por zgjidhjen e problemeve të tyre, do ta kërkojnë pa kanosjen dhe pa përdorimin e forcës së ligjshme, por në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe, posaçërisht në pajtim me të Drejtën e Vetëvendosjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"