Institucionet e Maqedonisë Veriore të ndikuara nga Serbia kanë luajtur një politikë agresive ndaj shqiptarëve

Institucionet e Maqedonisë Veriore të ndikuara nga Serbia kanë luajtur një politikë agresive ndaj shqiptarëve
Institucionet e Maqedonisë Veriore të ndikuara nga Serbia kanë luajtur një politikë agresive ndaj shqiptarëve

Shefik Shkodra

  • 08 August 2024 - 07:38

Institucionet e Maqedonisë Veriore të ndikuara nga Serbia kanë luajtur një politikë agresive ndaj shqiptarëve

Shkruan: Analisti : Shefik Shkodra

Kryetari i shtetit është vetë shteti. Natyrisht duke respektuar protokollin dhe marrëveshjet e vendit që e viziton për çështje zyrtare dhe private. Kjo është pasqyra e parë, që opinioni publik mund ta sheh dhe mund ta dijë. Nuk dyshoj se, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka gabuar, them për nga natyra e saj dhe veprimet e deritashme në marrëdhënie me botën. Nuk e lejon karakteri dhe inteligjenca e saj që të shkaktojë incident të panevojshëm kudo qoftë, sepse ky do të ishte incident ndërshtetëror. Nuk mund të më bindë MPB e Maqedonisë Veriore se, kjo presidente merret me gjëra të rrezikshme për shtetin në fjalë. Nuk mund të thuhet se është kokëfortë dhe qëndron kundër rregullave të protokollit.

-Ne kemi arsye të jemi shumë syçelë për miqësinë dhe lidhjet me shtetet tjera, sidomos me fqinjët. Nuk do të ishte shumë e rëndësishme të flasim e të shkruajmë në “hava”, do të thotë pa e ditur se për çka. Po kur po e shoh se çdo njeri po prognozon e po përpiqet të marrë rolin e një gjyqi suprem, edhe kur u mungon afiniteti në jetën e tyre e për dashuri atdhetare, po i them edhe unë pak fjalë. Incident apo pakujdesi nga ana jonë, kjo do të duhet të shihet ende në politikën e brendshme dhe jo vetëm për këtë rast. Pa i ekzagjeruar shumë çështjet me Republikën e Maqedonisë Veriore e as me të tjerët dhe kjo s’është për herë të parë.

Po pa bërë fushatë as ata të opozitës brenda e as ata që nuk e kanë dertin e shtetit. Veç qe, sot po mundem të shkarraviti në FB për vetëkënaqësitë e individuale e grupore. Si hakmarrje. Të pash. Si dhia deles. Tashmë është bërë një përvojë shtetërore. Përgatitjet nga protokolli dhe renditjen e ecurisë së një takimi politik e ekonomik, kulturor e tregtar, turistik e privat dhe çfarëdo qoftë ai takim, që përfaqëson shtetin e Kosovës. Për këtë jam i bindur. Kryetari-Kryetarja është simbol i shtetit në çfarëdo pozicioni ndodhet në vizitë një vendi tjetër. Nuk e di punën e rrjedhën e rastit të 2 gushtit mes kryetares dhe kontrollit në Aeroportin e Shkupit, veç mund të thuhet se ishte diç e paprecedent. Nuk e kam dëgjuar këtë rast askund që ka ndodhur. E kur ka ndodhur kështu është menduar se lufta ka filluar në mes atij vendi nikoqir dhe atij vizitori. Madje edhe diplomatët janë zënë robër, sikur ka ndodhur me 1979 në Iran, me ardhjen e Ajetullah Homeinit në pushtet, lufta kishte filluar në mes amerikanëve dhe iranianëve. Pra, kryetari i shtetit është vetë shteti. Natyrisht duke respektuar protokollin dhe marrëveshjet e vendit që e viziton për çështje zyrtare dhe private. Kjo është pasqyra e parë, që opinioni publik mund ta sheh dhe mund ta dijë. Nuk dyshoj se, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka gabuar, them për nga natyra e saj dhe veprimet e deritashme në marrëdhënie me botën. Nuk e lejon karakteri dhe inteligjenca e saj që të shkaktojë incident të panevojshëm kudo qoftë, sepse ky do të ishte incident ndërshtetëror. Nuk mund të më bindë MPB e Maqedonisë Veriore se, kjo presidente merret me gjëra të rrezikshme për shtetin në fjalë. Nuk mund të thuhet se është kokëfortë dhe qëndron kundër rregullave të protokollit. Një është e qartë, për deri tash, institucionet e Maqedonisë Veriore, gjithnjë kanë luajtur një politikë agresive ndaj shqiptarëve. Ato institucione janë nën ndikimin propagandues të Serbisë. Shërbimet sekrete të Serbisë lëvizin për çdo ditë edhe në këto kohë në këto hapësira, që sa më shumë të përçajnë Kosovën edhe me ato institucione të sotme të këtij vendi fqinj. Edhe me atë politikë që na ndan fati i përbashkët, sidomos i pjesës më të madhe të shqiptarëve dhe tokave të tyre atje. Prandaj, kujdesi i jonë është se, nuk pritet shumë diçka pozitive për derisa serbët përziejnë atje pa ndërprerë me sugjerimet ruse. Edhe këtë s’na heq askush prej mendve. Nuk mund të befasohemi, se, edhe kur kemi të drejtë ata janë përpjekur të na bindin në të kundërtën. Po, opinioni publik nuk ka të drejtë të rreshtohet sipas propagandës së opozitës tonë dhe të tjerëve. Në shumë çështje përziejnë pa kompetencë e aftësi për punë shumë me rëndësi. Rrjeti i internetit i ka humbur njerëzit. Nuk duhet të alarmohen gjërat që janë shumë delikate për shtetin. Serbia këtë e pret. – Le të thyejnë kokën me të tjerët, më mirë! Kështu edhe në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, etj. Po këto intriga i ka futur dhe i ka kaherë edhe në Kosovën tonë të dashur! Me njerëz shqipfolës! Ndoshta edhe me njerëz mercenar. Them me njerëz “mercenar”, sepse, këta që ofendojnë pa ndërprerë me shprehjet më banale, si: “kurtoviqi” bashkëpunëtorë i Serbisë, këtu shihet se këta tipat janë vetë ata mercenarë, ose njerëz të sëmurë. Janë gëzuar një pjesë e këtyre grupeve, këtu, te ne. Sidomos, Karkalecat e FB-kut, janë shumë aktiv. Janë kënaqur duke bërë krahasime të ndryshme e duke ofenduar kryeministrin e presidenten e vet. Ndoshta shtrojnë sofra me meze e raki. Madje, i kanë zgjatur rrokjet në ato shkarravinat e tyre në FB, duke shpresuar dhe duke konstatuar se, qe, e “prishën kurorën”. “U bë kjo që e kemi ditur!” dhe “fatkeqësi kush po na udhëheq”! etj. etj. Karkalecat, disa e heqin fytyrën në FB-k, disa ndërrojnë emrat me pseudo, gjithsesi për të sharë e përbuzur sa më shumë e më ashpër personalitetet në krye të shtetit të vet. Të ngjan me disa se, nuk janë shqiptar, kur duan të shajnë e fëlliqin dhe nuk dinë t’i bëjnë dy fjalë kryq. S’i kupton çka duan. Përse virrin si dhitë në konop. Do ta provojnë këta karkalecat edhe në të ardhmen, kur do të vijë koha e votimeve. Këta edhe përpiqen që të tjerët t’i bindin. Njeriu habitet me disa që e quajnë veten intelektual, se do po dihen. Po, le ti rruaj i biri dreqit! Nuk është koha për këtë specie që të merremi aq, edhe pse paraqesin sëmundje dhe infektime të reja. Vjosë dhe Albin, që të mos bëheni “llafi” i karkalecave nëpër rrugë e nëpër FB-k të tyre, duhet që përherë të merreni vesh, kryeministër – presidente, për çdo gjë të rëndësishme shtetërore. Jeni përgjegjës. Një fjalë e përbashkët, një konsultim i mirë do të sillte rezultate më të favorshme për Kosovën. Nuk do t’u çilet goja edhe atyre të sëmurëve, por do të ndiçej politikë e duhur shtetërore dhe të diskutojmë për gjëra të tjera ekonomike, kulturore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".