Aleksandër Vuçiqi të kushtëzohet dhe gozhdohet në të gjitha takimet e dialogut me dosjen e krimeve të luftës

Aleksandër Vuçiqi të kushtëzohet dhe gozhdohet në të gjitha takimet e dialogut me dosjen e krimeve të luftës
Aleksandër Vuçiqi të kushtëzohet dhe gozhdohet në të gjitha takimet e dialogut me dosjen e krimeve të luftës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 08 August 2024 - 07:44

 

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj- Zhuriani

Qeveria e Republikës se Kosovës duhet kërkuar nga Serbia fashiste çdo gjë që ka bërë zullum, pra për hapjen e arkivave që është e domosdoshme dhe shumëçka tjetër të zbardhur çdo gjë në sy të Bashkimit Evropian , botës së qytetëruar. Dhe, kjo nuk duhet lënë në fatin e kohës por duhet kërkuar pa humbur kohë fare.

-Ne duhet ta godasim rëndë Serbinë fashiste për të gjitha vrasjet, dhunimet, plaçkitjet dhe çdo gjë që do të thotë për tokën e djegur dhe çdo gjë të gjallë. Që dihet se kjo Serbi fashiste ka bërë gjenocid të paparë në tërë ish Jugosllavinë, mirëpo me theks të posaçëm neve na intereson hapja dhe zbardhja e Arkivave në Kosovë që do të tronditet bota e qytetëruar.

Dhe në qoftë se nuk hapen Arkivat ka mundësi që Serbia fashiste jo që mundet assesi, por do të mundohet të përfitoj në kohë për të humbur gjurmët e krimit që ka bërë në Kosovë. Prandaj thash që duhet urgjentisht që të shtyhet kjo kërkesë që të jetë temë e domosdoshme kundër Serbisë fashiste. Pra, kështu kjo ka vepruar në lumin Tisa dhe Danub për fshehjen e kufomave shqiptare që i kishte futur në frigorifer kamionë me qindra dhe i fundos në ujë kur me shterjen e saj kufomat dolën në sipërfaqe po ashtu kur dolën edhe fletoret dhe lapsat dhe lojërat e fëmijëve që u tronditë bota dhe si ka mundësi të mos jetë një kërkesë e tillë për hapjen e Arkivave. Po ashtu si mund të mos hapen arkivat për zbardhjen e kufomave shqiptare që akoma nuk janë zbuluar qe sa e sa shqiptarë të zhdukur janë, që akoma i pret Kosova me padurim, e sidomos familjarët që nuk kanë as varre për të vajtuar. Kjo nuk duhet lejuar për asnjë kushte por me çdo kusht dhe me këmbëngulje duhet kërkuar deri në fund. Këtë duhet bërë sepse aq më rëndë është kur janë civil të pafajshëm gra,burra,pleq, njerëz sakat, do të thotë vetëm se kanë qenë shqiptar, në pragun e shtëpisë i kanë mbledhur e i kanë futur nëpër stalla bagëtish dhe jua kanë vurë flakën. Dhe nuk duhet të harrojmë se po që se nuk hapen arkivat për të zbardhur krimet kriminale të Serbisë fashiste nuk mundë të funksionoj as drejtësia dhe si mund të dënohen kriminelët, prandaj me çdo kusht kërkohet me këmbëngulësi hapja e arkivave dhe jemi të dyshuar se do e bëj Serbia fashiste këtë. Serbia fashiste sot e kësaj dite as që ka treguar pendesë dhe as që ka kërkuar falje publikisht për të gjitha krimet që ka bërë në Kosovë që është trishtuar bota e qytetëruar. Do i bëja thirrje partive politike që ti lënë inatet dhe të bashkohen të gjithë si asnjë herë më parë që të zbardhen dhe të hapen arkivat, që të mos i lënë hapësirë dhe kohë Serbisë fashiste se me humbje kohe dhe marrja me vetveten, lufta për pushtet, do të na kushtoj shumë se Serbia përfiton në kohë dhe ka mundësi të madhe që të gjithë kriminelët fashist serb që janë të shtyrë në moshë do vdesin dhe do të jetë vone për në qoftë se ata nuk dalin para drejtësisë për të marr dënimin e merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".