Lexoni edhe:
Institucionet e Maqedonisë Veriore të ndikuara nga Serbia kanë luajtur një politikë agresive ndaj shqiptarëve
Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Ndërtimi ushtarak po zgjatë shumë. Natyrisht se FSK-ja ka arritur të modernizohet dhe forcohet. Është bërë shumë profesionale dhe mjaft funksionale. Megjithatë, është ende larg një pozite të një ushtrie që mundet ti bëjë ballë agresionit serbosllavomadh dhe të mbrojë Kosovën. Në këto kushte, anëtarësimi në NATO është një pikësynim i FSK-së. Por, kjo nuk mundë të realizohet shpejt.
-Pritet që të bashkëpunon më shumë dhe më thellë me NATO. Nëpërmjet kësaj plotësohen kriteret për aplikim dhe anëtarësim në NATO.
-Modernizimi dhe profesionalizimi, sikundër edhe armatimi i FSK-së, është detyrë kryesore në kohën që po kalojmë. Ballkani perëndimor është në lëvizje të rrezikshme. Nuk ka ditë që nuk rrezikohet gjendja. Në këtë prinë shteti serb me kërcënime të vazhdueshme.
Serbia po përgatitë grupe kriminale të armatosura. Ka ndërtuar baza ushtarake të shumta afër kufirit me Kosovën. Kërcënimet janë të lartësisë së lartë. Serbia ka krijuar ideologjinë serbomadhe me pikësynim të ndërtimit të "botës serbe". Kjo "botë" shtrihet mbi Bosnjë e Hercegovinë, mbi Kosovën, mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut. Në këto kushte modernizimi i FSK-së është detyrë shumë e rëndësishme. Për të mundur që vetëm për vetëm të mbrojë Kosovën, duhet që FSK të ketë së paku mbi 25-30 mijë ushtarë. Pa forcat rezervë dhe popullin e armatosur. FSK duhet të ketë artileri, mbrojtje raketore të hapësirës ajrore, sistem raketor të mbrojtjes tokësore dhe forca ajrore për goditje dhe mbrojtje. Mirë është pretendimi për tu anëtarësuar në NATO. Por, në kushtet aktuale, nuk ka mundësi dhe NATO nuk e pranon si anëtare Kosovën. Kjo, për shkaqe politike dhe ushtarake. Plani për ndërtimin e një FSK-je të fortë dhe mbrojtëse vazhdon. FSK-ja gjendet në pozitën e ndërtimit të sistemit të artilerisë. Më pastaj vjen sistemi ajror. Ndërtimi ushtarak po zgjatë shumë. Natyrisht se FSK-ja ka arritur të modernizohet dhe forcohet. Është bërë shumë profesionale dhe mjaft funksionale. Megjithatë, është ende larg një pozite të një ushtrie që mundet ti bëjë ballë agresionit serbosllavomadh dhe të mbrojë Kosovën. Në këto kushte, anëtarësimi në NATO është një pikësynim i FSK-së. Por, kjo nuk mundë të realizohet shpejt. Pritet që të bashkëpunon më shumë dhe më thellë me NATO. Nëpërmjet kësaj plotësohen kriteret për aplikim dhe anëtarësim në NATO. Delegimi i përfaqësuesit të FSK-së në NATO dhe anëtarësimi në Asamblenë e NATO-s është hap i përafrimit. Këtej ndikon edhe dërgimi i atasheve në vendet e ndryshme që e kanë njohur Kosovën. FSK duhet të zgjeroj përfaqësimin dhe partneritetin për të qenë bazë e ruajtjes së paqes dhe të shtetit. Aktualisht është për FSK-në qëllimi i modernizimit dhe profesionalizimit në bazë të gjerë. Me mbështetje të ekspertëve të shteteve mike dhe të vetë të NATO-s hapet perspektiva e anëtarësimit në këtë organizatë.FSK është në këtë rrugë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".