Lexoni edhe:
Institucionet e Maqedonisë Veriore të ndikuara nga Serbia kanë luajtur një politikë agresive ndaj shqiptarëve
Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri
Shfrenimi i tejskajshëm dhe pa asnjë limit i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, me pretendimet e tyre prepotente dhe ekstra arrogante, për ti parashkruar vazhdimisht “Rregullat e Veprimit”, Qeverisë së vendit dhe institucioneve tona shtetërore, për çdo hap të ndërmarrë brenda territorin tonë dhe në bazë të kushtetutshmërisë e ligjeve të shtetit të pavarur të Kosovës, kanë filluar ti irritojnë aq fort qytetarët e këtij vendi, sa një ditë, vërtet mund të shpërthejnë në një revoltë mbarë-popullore, ngjashëm me ngjarjet e para 20 viteve, pra të vitit 2004, kur çdo gjë doli jashtë kontrolli, pasojat e të cilave, do ti bartin këta ambasador, vërtetë të azdisur, të cilët kanë filluar të mos njohin më, as kufi, në defilimet e tyre të qëllimshme publike, kundër shtetit të pavarur të Kosovës.
-Nëse vazhdohet me këtë avaz të habitshëm pretencioz, nuk është më, larg mendsh, që një ditë të bukur, sapo të ngritemi nga gjumi në mëngjes, ti shohim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, para kamerave televizive, duke deklaruar se tani ka ardhur koha, që edhe për plan programet dhe mësimet në shkolla e universitete, fejesa e martesa, ceremonitë e kurorëzimit, lindjen e fëmijëve dhe planifikimin e familjeve, duhet ti bisedojmë me Serbinë në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, sepse Serbia jo fort moti, me ministër të informatave Aleksandër Vuçiqin dhe kryeministër Sllobodan Millosheviqin, ka pas mbyllur dhe ndaluar edhe të gjitha shkollat dhe universitetin në gjuhën shqipe, në Kosovë, shprehte gjithmonë mospajtime të thella edhe për natalitetin, lindjet dhe shtimin natyror të shqiptarëve, në shtëpitë dhe trojet e veta, duke i helmuar edhe nxënësit nëpër klasat e mësimit.
Në anën tjetër, për më tepër se dy dekada me radhë, në veri, para syve të tyre, KFOR-it dhe EULEX-it, është lejuar të funksionojnë struktura ilegale serbe, pa u penguar nga askush, sa që terroristët serb në krye me krye terroristin serb Millan Radojçiq, përveç "rojeve të urës" krijuan edhe të ashtuquajturën "brigada e veriut" ngase me lejen e ambasadorëve të QUINT-it, KFOR-it dhe EULEX-it, kishin fituar bindjen, se ata kanë nën kontroll çdo gjë dhe ushtrojnë autonomi të pa kufizuar,ku mund të vepronin lirshëm dhe të pa kontrolluar nga askush në bashkëjetesë me grupet mafioze dhe nëntokën e krimit të organizuar, ku nuk mungonte as kooketimi i qeveritarëve të inkriminuar shqipfolës nga qeveritë e më parme të Kosovës. Vetëm më 5 gusht të vitit 2024, me një aksion të sinkronizuar të organeve të drejtësisë, dhe të Policisë së shtetit të Kosovës, përfundimisht janë mbyllur edhe zyrat ilegale të postës së Serbisë në veri të Kosovës, të cilat për më tepër se dy dekada, të pasluftës, kanë funksionuar në mënyrë të kundërligjshme dhe të pa regjistruara fare, çuditërisht pa u penguar nga asnjëra prej qeverive të inkriminuara e mandateve të kaluara. Kështu që mbyllja e njësive të postës së Serbisë okupatore, 25 vite pas çlirimit, ne veri të Kosovës, është hallka e fundit e shuarjes së strukturave paralele e ilegale të Serbisë të cilat kanë funksionuar pa u trazuar nga askush, tash e mese 25 vite, duke u administruar nga shteti serb, terrorizuar serbët lokal dhe mashtruar pjesëtarët e këtij komuniteti minoritar, se si ky territor, "do ti takoj" Serbisë?!. Prandaj pas vendimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, për çka është bërë edhe testimi i fundit i qëndrueshmërisë teknike dhe fizike, Kosova, përfundimisht, pas 25 vitesh nga çlirimi i saj, po e rrumbullakon me shumë sukses, shtrirjen e plotë të shtetësisë dhe vendosjen e sovranitetit të vet, në të gjitha pjesët e territorit të saj. Kështu që edhe lind pyetja e logjikshme se pse, pikërisht tani dhe në këto momente, u dashka ngritur gjithë ky shqetësim imagjinar dhe reagim kaq prepotent e teatral, i ndërkombëtareve ndaj veprimeve të ligjshme të institucioneve të shtetit në veri të Kosovës, ku hap pas hapi dhe me shumë kujdes, duke bashkëpunuar edhe me popullatën lokale, po shtrihet përfundimisht sundimi i ligjit, rivendoset autoriteti shtetëror dhe betonohet sovraniteti i plotë edhe në këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Madje siç u cek edhe më lartë, mbyllja e njësive postare të postës së Serbisë okupatore, 25 vite pas çlirimit, ne veri të Kosovës, është hallka e fundit e shuarjes përfundimtare e strukturave paralele e ilegale të Serbisë fashiste në Kosovë, të cilat kanë funksionuar pa u trazuar nga askush dhe administruar tash e mese 25 vite nga shteti serb! Për më tepër se dy dekada veriu është lejuar të dominohet nga struktura ilegale serbe, pa u penguar as kontrolluar kurrë nga askush dhe vetëm të hënën më 5 gusht të këtij viti, Policia e Kosovës, përfundimisht ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë, nga 3 sosh në veri të Mitrovicës e Leposaviq, dy në Zveçan, dhe një në Zubin Potok. Mbyllja e tyre u bë, ngase ishin duke operuar ilegalisht, pa licencë dhe të pa regjistruara tash e mbi 25 vite, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK). Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës, Veton Elshani deklaroi se aksioni për mbylljen e këtyre zyrave ilegale, ishte ndërmarrë pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), pra si njësi të një shteti tjetër, si Serbia hegjemoniste, në kundërshtim të plotë me ligjet e Kosovës. Mirëpo sikurse në rastin e urës , për të cilin po vazhdojnë reagimet, edhe aksioni për mbylljen e zyrave ilegale postare të Serbisë nuk u mirëprit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje Bashkimi Evropian ka quajtur edhe si një "veprim të njëanshëm" të autoriteteve të Kosovës. Për aq më tepër, në deklaratën për media që e ka shpërndarë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se “Bashkimi Evropian e konsideron mbylljen e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës nga autoritetet e vendit tonë, “si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”, që shkel marrëveshjet e arritura nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja, duke shtuar se BE është e gatshme ta përfshijë këtë çështje "në agjendën” e takimit të ardhshëm në dialog?!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".