BE-ja pas zgjedhjeve të fundit ashpërson qëndrimin ndaj Kosovës dhe Serbisë, duan zgjidhje jo konflikt

BE-ja pas zgjedhjeve të fundit ashpërson qëndrimin ndaj Kosovës dhe Serbisë, duan zgjidhje jo konflikt
BE-ja pas zgjedhjeve të fundit ashpërson qëndrimin ndaj Kosovës dhe Serbisë, duan zgjidhje jo konflikt

Blerim Burjani

  • 09 August 2024 - 17:48

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Kthimi në skenë i politikës nacionaliste në Ballkan është kërkesë Serbe, e Ruse. Rusisë i duhet për shkak të gjendjes me luftën në Ukrainë , ndërsa Serbisë për të riformuluar apo arritur interesat e tyre. Gjendja aspak premtuese paqësore nuk është në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, e madje edhe në rajon.

 

Zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në BE janë një tregues që paralajmëron se do të jetën akoma më vështirë deri te arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë , sepse do të ketë presion edhe më të madh. Evropianet duan zgjidhje jo konflikt. Një gjë është e qartë se në Kosovë nuk do të ketë kthim në të kaluarën, që ishte ajo gjendja e viteve 90, edhe pse tendenca të tilla, rritja e nacionalizmit. Pra kemi procese negative. Serbia e ka politikën e dikurshme për Kosovën, por jo ajo që ta udhëheqë atë por të ndikohet te Kosova dhe të tjerët në regjion, e në Kosovë do ta ketë më lehtë pastaj të punoj në agjendën e interesit që kanë. Kjo politik e shpëton Serbin sipas Vuçiqit.

Kthimi në skenë i politikës nacionaliste në Ballkan është kërkesë Serbe, e Ruse. Rusisë i duhet për shkak të gjendjes me luftën në Ukrainë , ndërsa Serbisë për të riformuluar apo arritur interesat e tyre. Gjendja aspak premtuese paqësore nuk është në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, e madje edhe në rajon. Është ideja e ndryshimit gradual të rendit botëror, por puna s’po i shkon mirë as Rusisë e as Serbisë për interesa shumë më të vogla se Rusia. Rusia nuk ka mundur të arrij asgjë në politikën ndërkombëtare. Perëndimi e çliroj Kosovën nga Serbia, e Rusia donte të bëjë diçka tjetër për të garuar me perëndimin në interesa globale, andaj hyri në luftë me Ukrainën, Rusia po shkon shumë keq me politikën e saj dhe se nuk po mund të involvoj sa më shumë konflikte në botë për ti mbërri më lehtë te qëllimet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".