
Lexoni edhe:
Kompensimin e dëmeve serbe të luftës peng i gjyqësorit të shantazhuar, uzurpuar nga krimo politika dhe nëntoka e krimit të organizuar
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk duhet ta pranoj, me afarëdo kushtëzimi, që edhe çështja e Urës së Ibrit të futet në agjendën e bisedimeve Kosovë - Serbi. Është një sinjal shumë i mirë për Kosovën dhe serbët në veri të vendit fillimi i komunikimit të afërt me qytetarët, nëse pranojnë që të vazhdojnë të flasin për hapjen e urës dhe të arrihet pajtimi i përbashkët.
Serbët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit nuk duhet të bien në kurthin e Listës Serbe dhe Vuçiqit sepse kjo më shumë do ju bënë dëm atyre, se sa shqiptarëve që jetojnë aty. Me hapjen e urës, do hapet edhe lëvizja e lirë, ku shqiptarët dhe serbët do të mundë të kalojnë pa asnjë kufizim nga njëra anë në anën tjetër, pa asnjë problem dhe pa bërë asnjë provokim, dhe gjithashtu me hapjen e urës mundë të kemi edhe një lloj bashkëpunimi shimë më të relaksuar me serbët në veri të Kosovës për ta rritur ekonominë dhe punësimin në të dyja anët me projekte zhvillimore të financuara nga shteti dhe ndërmarrësit privat.
Pra vetëm kërkohet një qasje komunikimi tolerant, dhe pastaj ne me hapjen e urës do ti tregojmë botës që edhe ne dimë të jetojmë në harmoni dhe lumturi si dhe të bashkëpunojmë në çdo sferë që mundë të na nevojitet si qytetar të barabartë, pavarësisht dallimeve etnike, fetare dhe politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"