'Bota Serbe' që po e sundon në politikën e Beogradit e rrezikshme për Kosovën dhe paqen në rajon

'Bota Serbe' që po e sundon në politikën e Beogradit e rrezikshme për Kosovën dhe paqen në rajon
'Bota Serbe' që po e sundon në politikën e Beogradit e rrezikshme për Kosovën dhe paqen në rajon

Muhamet Kelmendi

  • 01 January 1970 - 01:00

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Qeveria e Serbisë dhe vetë kryekrimineli Vuçiq janë subjekte kundër të cilëve po protestohet këto ditë në Beograd. Protestat janë drejtuar kundër hapjes se minierës se litiumit në Serbi. U kërkua dorëheqja e Qeverisë së Kriminelit Vuçiq dhe zgjedhjet e reja. Demonstratë kërkuan edhe përgjegjësi penale të grupit kriminal të Qeverisë se Serbisë. Krimineli Vuçiq shfrytëzojë këto protesta kundër Kosovës dhe shqiptarëve. U përdorë gjendja në Serbi në luftë kundër shqiptarëve për t'i larguar nga demonstratat kundër Vuçiqit.

 

 

Në tehun e propagandës se kriminelit Vuçiq ishte minoriteti serb në Kosovë. Për t'i larguar protestuesit nga lufta kundër Vuçiqit foli për gjoja gjendjen dramatike për serbët e Kosovës. Ai tha: " Veprime kriminale kundër serbëve do të ndodhin në dy ditët e ardhshme në vijim, në hapjen e Urës se Ibrit,që për Serbinë është e papranueshme. Në Kosovë më 14 dhe 15 presim hapjen e dhunshme të Urës së Ibrit, ku do të mundohen të imponojnë disa lider të rijnë serbe, t'i portretizojmë si trima edhe pse nuk janë, dhe që do të tentojnë të ndajnë ata nga Beogradi (...)". Krimineli Vuçiqi quajti punonjësit e minoritetit serbe në Kosovë si punonjës që punojnë për interesa të huaja. Ai shprehi mendim se në Urë është KFOR-i që nuk do të lejoj hapjen. Tërë këto u bënë për të larguar vëmendjen e popullit serb nga vështirësitë që i ka në Serbi me bandën e Vuçiqit i për atë, ai po e orienton nga Beogradi luftën kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Po përpiqet krimineli të jetoj në politikë. Bazë e kësaj është nacional shovinizmi serbomadh, përkatësisht "Bota Serbe", e cila do të shtrihet kudo në ish hapësirën territoriale të Jugosllavisë. Kjo politike tipike fashiste po heshtet nga UE dhe nga SHBA. Madje edhe po e vlerësojnë politikën serbe si bashkëpunuese me UE-në dhe më gjerë. Në fakt është shteti serb që mbajti Kuvendin e " Bores Serbe" në Beograd. Është Serbia që bashkëpunon me Rusinë. Serbia po kërcënon me luftë dhe po sjell forca ushtarake në kufi me Kosovën. Qëllimi i Serbisë është zgjerimi i hapësirës territoriale serbe në tokat e shteteve tjera, qoftë edhe me luftë. Kjo politike po mbizotëron në Beograd.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".