Lexoni edhe:
Agresioni neokolonial i Serbisë të transferohet në AP-në e OKB-së
Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti
A mund të jenë miq të Kosovës ata të cilët duan ta shpërblejnë gjenocidin serb, ata që duan ta ndajnë Kosovën. A janë miq ata diplomatë, politikanë, shtete dhe emisarë që u bëjnë presion shqiptarëve për të pranuar receta e projekte që janë kundër Kosovës si Open Ballkanin, Bashkësinë e Komunave me shumicë serb, ata që mbajnë mbyllur dhe nuk hapin Urën e Ibrit, dhe ata që i vënë sanksione Kosovës pse zbaton ligjin, kushtetutën dhe demokracinë?
Sot, aktualisht miq të sinqertë të Kosovës janë ata që janë me problemet dhe me shqetësimet e Kosovës. Miq të Kosovës janë ata të cilët nuk janë lëkundur dhe që nuk kanë ndryshuar apo që nuk janë “pishmanuar” e nuk janë penduar për ndihmën që kanë dhënë për lirinë e Kosovës. Miq janë ata të cilët nuk ndryshojnë kur ndërrojnë administratat dhe kur ua dëshiron interesi ndërrojnë mëndje dhe s’të japin më miqësi, por madje ish miqtë e tillë të bëjnë dëm dhe tradhti. Shqiptarët kanë miq, por pyetja vjen natyrshëm se sa ata janë miq të sinqertë, dhe cilin shtet e komb kanë shqiptarët sot mik të vërtetë, cili është ai komb dhe shtet mik që respekton, përkrah dhe mbështet Kosovën dhe shqiptarët në ditë të mira dhe të këqija?
Dhe këtë koha do ta tregojë se mik i shqiptarëve është ai komb që i gjendet gjithmonë e vazhdimisht, pra që i gjendet pranë edhe sot në vitin 2024 Kosovës jo vetëm “me këshilla”, mik është ai që është në anën e Kosovës dhe jo me Serbisë, mik dhe miq të Kosovës janë ata që po armatosin ushtrinë e Kosovës dhe që janë me shqiptarët në mbështetje të sovranitetit, legjitimitetit dhe mbrojtjes së territorit të Kosovës dhe nuk janë miq të sinqertë ata që duan ta ndajnë Kosovën.
Agresioni neokolonial i Serbisë të transferohet në AP-në e OKB-sëLexoni edhe:
A mund të jenë miq të Kosovës ata të cilët duan ta shpërblejnë gjenocidin serb, ata që duan ta ndajnë Kosovën. A janë miq ata diplomatë, politikanë, shtete dhe emisarë që u bëjnë presion shqiptarëve për të pranuar receta e projekte që janë kundër Kosovës si Open Ballkanin, Bashkësinë e Komunave me shumicë serb, ata që mbajnë mbyllur dhe nuk hapin Urën e Ibrit, dhe ata që i vënë sanksione Kosovës pse zbaton ligjin, kushtetutën dhe demokracinë? Dhe çudia është se si ka mundësi që Shqipëria nuk është sot në mbështetje të Kosovës,por përkundrazi kundër po? Kosova është mik i sinqertë me perëndimin , me NATO-n dhe me të gjithë ato shtete dhe aleatë që e mbështetën Kosovën për çlirimin e saj. Kosova me gjithçka është e gatshme për të kontribuar për gjithçka çfarë kërkon prej saj bota demokratike, dhe Kosova është aleati më besnik i perëndimit. Por edhe perëndimi duhet ta mbështesë fort dhe për gjithçka çfarë ka nevojë Kosova, aq më tepër kur Serbia edhe sot është kundër perëndimit, kundër NATO-s, kundër shqiptarëve dhe aleate e Rusisë dhe Kinës.
Pse perëndimi nuk kërkon krijimin e një Bashkësia të Komunave me shumicë Shqiptare në Preshevë, kur atje Serbia shkel liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, ndërsa minoriteti serb në Kosovë ka liri dhe të drejta si asnjë minoritet tjetër në botë. Mirëpo nuk është për tu çuditur aq shumë me ndërkombëtarët, sepse çudia më e madhe është te opozita politike në Kosovë, opozita politike e sëmundjes së rëndë të saj për pushtet të cilëve as që u intereson as hapja e urës së Ibrit por ndoshta edhe më keq akoma, që vetëm për të rrëzuar Albin Kurtin dhe për të ardhur opozita e dështuar në pushtet, opozita në Kosovë dhe qeveria në Shqipëri janë dakord për gjithçka pro me ndërkombëtarët edhe po që se ato mund të jenë me pasoja tepër të rënda për Kosovën, për sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të saj. Ndërsa në Serbi e gjithë struktura shtetërore, politika: pozita e opozita, shteti, akademia, mediet, kisha dhe shoqëria serbe janë në garë mes tyre dhe në mbështetje të njëra-tjetrës kur vjen puna për antishqiptarizëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".