Lexoni edhe:
Miqtë e mëdhenj të Kosovës po rrezikojnë të bien në provim
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Pikërisht ky rast i rëndë, i cili qëllimisht, po zvarritet tash e mbi 8 vite nga prokuror dhe gjyqtar të kapur nga politika mafioze dhe të lidhur me krimin e organizuar, duhet ta shqetësojë seriozisht edhe faktorin ndërkombëtar, të cilin e ftojmë për të bërë presion maksimal mbi politikën mafioze vendore, që përfundimisht ta lejojë reformimin, pavarësimin dhe spastrimin e tërë sistemit të kapur të drejtësisë nga lidhjet me mafio politikën dhe nëntokën kriminale.
Për fat të keq vijimi i mbetjes në errësirë i rastit tragjik-Dehari, për më shumë se plotë 8 vjet nga vdekja e tij misterioze në burgun e Prizrenit, është njolla më e zezë e pas luftës me të cilën po damkoset rëndë i gjithë sistemi i drejtësisë së Kosovës, thellësisht i kapur nga mafio politika dhe nëntoka e krimit të organizuar! Për çfarë hetuesie turpi dhe të ashtuquajture "Prokurorie Speciale" mundë të flitet veçanërisht në këtë rast dhe jo vetëm, kur akoma një proces i tillë që ka ndodhur në dorë të institucioneve të sigurisë së shtetit, mbetet i kontestuar për saktësinë e raporteve hetimore?!
Miqtë e mëdhenj të Kosovës po rrezikojnë të bien në provim Lexoni edhe:
Një raport, i pa pranueshëm edhe nga ekspertët ndërkombëtar, i cili dëshmon se me çfarë hetuesish e gjyqtarësh të pa aftë e të kapur këmbë e kokë nga mafia-politike kemi të bëjmë dhe çfarë hetimesh e vendosje "drejtësie" mund të presin qytetarët e thjeshtë të Kosovës nga hiena të tilla!? Rasti Dehari, në fakt, profesionalisht dhe pavarësisht, i bie se edhe pas 8 vitesh, mbetet rast i pa zbuluar dhe atëherë e sot, ende i pa gjykuar nga (pa)drejtësia e kapur nga krimi i organizuar, sistem ky i cili, sikur mos ti mjaftonin dështimet katastrofale, reziston shumë fuqishëm edhe për të mos u reformuar, pastruar dhe dekriminalizuar, nga të inkriminuarit dhe të lidhurit me mafinë politike dhe krimin e organizuar.
Pikërisht ky rast i rëndë, i cili qëllimisht, po zvarritet tash e mbi 8 vite nga prokuror dhe gjyqtar të kapur nga politika mafioze dhe të lidhur me krimin e organizuar, duhet ta shqetësojë seriozisht edhe faktorin ndërkombëtar, të cilin e ftojmë për të bërë presion maksimal mbi politikën mafioze vendore, që përfundimisht ta lejojë reformimin, pavarësimin dhe spastrimin e tërë sistemit të kapur të drejtësisë nga lidhjet me mafio politikën dhe nëntokën kriminale. Përndryshe, nëse vijon kjo katrahurë në "drejtësi" siguria, nga prokuroria e gjyqësia e kapur dhe e korruptuar gjithanshëm, do të vazhdojnë si deri më tani, të mos jenë në shërbim të qytetarëve dhe vendosjes së drejtësisë, por në shërbim të politikës mafioze, të uzurpuar nga strukturat e krimit të organizuar dhe nën domenin e rrjeteve kriminale!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".