Tragjedia e ideologëve të Serbisë së Madhe po troket në dyert e Ballkanit dhe të Evropës

Tragjedia e ideologëve të Serbisë së Madhe po troket në dyert e Ballkanit dhe të Evropës
Tragjedia e ideologëve të Serbisë së Madhe po troket në dyert e Ballkanit dhe të Evropës

Skender Mulliqi

  • 15 August 2024 - 08:22

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Në veri të Kosovës gjendja politike po përshkallëzohet nga faktori ndërkombëtar,së fundi për mos hapjen e urës mbi Iber nga Kosova, duke frymëzuar në veprime ekspansioniste regjimin e Beogradit, për të ndarë Kosovën. Si të komentohet ndryshe , kur po dënohet çdo veprim i Kosovës për shtrirje të sovranitetit dhe integritetit në plotëni edhe në këtë pjesë të vendit, duke pasur parasysh se jemi shtet sovran dhe i pa varur, i njohur ndërkombëtarisht pikërisht nga shtetet më kualitative të botës, të cilat sikur kanë ndryshuar qëndrim, pasi që na ndihmuan të çlirohemi nga zgjedha shekullore serbe në vitin 1999.

-Në Serbi u mbajtën dy protesta, ajo e opozitës kundër regjimit autokratik të Vuçiqit, i cili regjim më gjithçka të keqe po e godet vetë shtetin serb , dhe në anën tjetër po e kërcënon rajonin më luftë. Protesta e shqiptarëve në Kosovën Lindore, ishin një ngjarje e arsyeshme dhe e pritshme, kur dihet së më çfarë diskriminimi po përballen nga regjimi fashist i Aleksandër Vuçiqit. Nuk po i gëzojnë shqiptarët në Serbi, as të drejtat elementare njerëzore, dhe në anën tjetër Beogradi i frymëzuar moti më ide ekspansioniste , po kërkon për minoritetin serb në veri, që është më të drejtat më të mëdha të mundshme , përmes Asociacionit famoz, autonomi të gjerë territoriale , që është ndarje e Kosovës mbi baza etnike.

Bashkësia ndërkombëtare po heshtë kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, dhe po është shumë i zëshëm për minoritetin serb ,në veri duke përkrahur tërthorazi idenë megalomane klero fashite për Serbi të Madhe, e cila ide e dërgon Ballkanin në një luftë të re shumë të rrezikshme edhe për poqën në Evropë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur më protestat masive ne Beograd të opozitës , tha së shërbimet ruse të sigurisë i kanë dhënë informacione zyrtare së po përgatiten trazira masive më qëllim grusht shteti në Serbi.

E ne themi tjetra mos koftë. Kjo tregon gjithë varësinë ruse të Beogradit zyrtar, që ishte dashur të jetë kambanë alarmi edhe për BE-në dhe Amerikën, të cilat nuk po fshehin përkrahjen karshi politikës kriminale dhe terroriste të presidentit serb në rajon.Vuqiq , Sheshel, Dodik, Vulin e Daçiq janë të gjithë të një zëri se duhet luftuar deri në fund për bashkimin e të gjithën serbëve në një shtet. Dhe, deri më tash nuk po ju mungon asnjë një fije floku. Ky radikalizim i politikës ndërkombëtare të shprehem ashtu, nuk është duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në rajon , që e kanë plotë gojën. Kjo politikë gjoja për afrimin e Vuçiqit, nuk është duke u treguar aspak efikase. Serbia po qëndron afër më Rusinë e Putinit dhe më Kinën. BE-ja dhe veçmas Amerika po e humbin ndikimin në Mal të Zi dhe në Bosnje.

Me të paren është instaluar një regjim kukull i Beogradit , por edhe Moskës, edhe përkundër që Mali i Zi është në NATO. Në BH marrëveshja e Dejtonit duket gjithnjë e më pak funksionale , kur dihet për shumë ingerenca të Republika Srpska në këtë shtet, dhe për tendencën e hapur të Dodikut për shkëputje. Në veri të Kosovës gjendja politike po përshkallëzohet nga faktori ndërkombëtar,së fundi për mos hapjen e urës mbi Iber nga Kosova, duke frymëzuar në veprime ekspansioniste regjimin e Beogradit, për të ndarë Kosovën. Si të komentohet ndryshe , kur po dënohet çdo veprim i Kosovës për shtrirje të sovranitetit dhe integritetit në plotëni edhe në këtë pjesë të vendit, duke pasur parasysh se jemi shtet sovran dhe i pa varur, i njohur ndërkombëtarisht pikërisht nga shtetet më kualitative të botës, të cilat sikur kanë ndryshuar qëndrim, pasi që na ndihmuan të çlirohemi nga zgjedha shekullore serbe në vitin 1999.

Kur rusët paralajmërojnë se dikush do të përpiqet të largojë Vuçiqin, ata qartë nënkuptojnë se ata do të përpiqen ta largojnë nëse nuk kthehet rruga jo ruse, në të cilën rrugë Serbia moti është inkuadruar. Edhe një fakt më shumë për BE dhe Amerikën, së është gabim nëse vazhdohet të mbështetet regjimi anti perëndimor dhe anti demokratik në rajon, i Aleksandër Vuçiqit. Ndoshta zgjedhjet e reja kombëtare në Amerikë në nëntor, do të shënojnë një kaptinë të re më pragmatike ndaj Serbisë dhe Rusisë ,të cilat shtete e kanë vu seriozisht në peshore paqen në Evropë dhe më gjerë, duke kërcënuar më përdorim të armëve bërthamore. Veçmas kjo duket në horizont pas debaklit që po pëson Rusia në frontet e luftës, e tash së fundi Putin po përballet më luftë në terrenin e Rusisë. Nëse aksioni i vendosur ukrainas vazhdon, nëse rusët fillojnë të humbasin në frontin lindor, shumë ekspertë dhe analistë ushtarakë mendojnë së kjo do të këtë ndikim edhe në Serbi, ku do të qohen peshë shumë rusë të cilat kanë ardhur , dhe janë duke bërë politikën siç po dëshiron Vladimir Putin.

Moska ishte dhe do të jetë qyteti kryesor politik dhe shpirtëror për shumicën serbe, edhe për një kohë të gjatë… Tragjedia e ideologëve të Serbisë së Madhe po troket me të madhe në dyert e Ballkanit dhe të Evropës. Kjo ide toksike për Serbi të Madhe urren popujt jo sllavë në Ballkan, dhe po urren edhe Perëndimin. Serbët më ruset në krah po mendojnë së një ditë do ti gëzohen himnit të “ botës serbe”dhe se flamuri i tyre do të valojnë në të gjithë Ballkanin. BE-së , dhe Amerikës si prijatare të demokracisë në glob, ju mbetet të bëjnë zgjidhjen e vet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".