Miqtë ndërkombëtar ta kërkojnë me detyrim ligjin Vetting për ta çliruar sistemin e drejtësisë nga krimi i organizuar

Miqtë ndërkombëtar ta kërkojnë me detyrim ligjin Vetting për ta çliruar sistemin e drejtësisë nga krimi i organizuar
Miqtë ndërkombëtar ta kërkojnë me detyrim ligjin Vetting për ta çliruar sistemin e drejtësisë nga krimi i organizuar

Dardan Grapci

  • 15 August 2024 - 08:35

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Të gjithë e dimë se kush janë fajtorët për vdekjen misterioze i të të ndjerit Astrit Deharit, prandaj drejtësia duhet të ketë guxim e të vepron, të mos heziton ndaj askujt që është i dyshuar si i implikuar në këtë rast, qoftë nga strukturat e ish opozitarëve të tashëm që aso kohe ishin në pushtet, qoftë edhe ndaj individëve, persona zyrtar brenda partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Askush që është i dyshuar nuk duhet anashkaluar dhe amnistuar. Drejtësia duhet të triumfon mbi krimin.

-Për këtë dhe shume vdekje që kanë ndodhur nëpër burgjet e Kosovës duhet të zbardhen faktet dhe përgjegjësit që kanë penguar hetimin, zbardhjen e krimit, duhet të ndëshkohen dhe të ndalohet ushtrimi i mëtejshëm i profesionit në sistemin e drejtësisë, qofshin gjyqtar apo prokuror. Ky është edhe një argument pse duhet urgjentisht Ligji i Vettingut, që sa më shpejtë që është e mundur të zhbllokohet, miratohet dhe të fillon të zbatohet. Faktori ndërkombëtare duhet ti bej presion Qeveris se Kosovës që ta fuqizojë Ligjin e Vettingut, e jo ti bej presion për Ura dhe gjëra të cilat nuk ju takojnë, sepse vetëm me hyrjen në fuqi të Ligjit të Vettingut, sistemi i drejtësisë do të pastrohet dhe në fund do të lulëzojë e triumfon sundimi i ligjit baras për të gjithë. Mbetja akoma në errësirë e rastit Dehari, plotë 8 vjet nga vdekja e tij misterioze në burgun e Prizrenit, gjithsesi është njolla më e zezë e pas luftës me të cilën po damkoset sistemi i drejtësisë së Kosovës, thellësisht i kapur nga mafio politika dhe nëntoka e krimit të Organizuar.

Kur e kemi këtë situatë, me të drejtë pyet edhe qytetari më I thjeshtë se për çfarë hetuesie e Prokurorie Speciale mundë të flitet kur akoma një proces i tillë që ka ndodhur në dorë të institucioneve të sigurisë së shtetit, mbetet i kontestuar për saktësinë e raporteve hetimore, i pa pranueshëm edhe nga ekspertët ndërkombëtar, që i bije se profesionalisht e pavarësisht është rast i pa zbuluar dhe akoma i pa gjykuar nga drejtësia e kapur nga krimi i organizuar, sistem ky i cili po reziston fuqishëm për tu reformuar, pastruar dhe dekriminalizuar. A është pikërisht ky rast i cili duhet ti shërben madje edhe faktorit ndërkombëtar për të bërë presion maksimal mbi politikën që ta marrin seriozisht reformimin, pavarësimin dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë nga lidhjet me mafio politikën dhe nëntokën kriminale, sepse përndryshe, siguria për qytetarët dhe drejtësia do të vazhdojnë të jenë edhe për shumë kohë pronë e uzurpuar e strukturave mafioze kriminale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".