Kosova është shtet i pavarur dhe i aftë të vendosi për të ardhmen e vetë

Kosova është shtet i pavarur dhe i aftë të vendosi për të ardhmen e vetë
Kosova është shtet i pavarur dhe i aftë të vendosi për të ardhmen e vetë

Muhamet Kelmendi

  • 16 August 2024 - 07:42

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Terrorizmi serbomadh kërkohet të ndëshkohet, e jo veprimet sovrane dhe liridashëse të Kosovës. Është mjaftë me padrejtësi. Shqiptarët nuk do të lejojnë përsëritjen e historisë, asaj historie që ndau kombin tonë. Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve nuk do të përsëriten me.

-Shteti serb jo vetëm tash, por historikisht, ka dezinformuar dhe ka bërë plane më famëkeqe, kuptohet për t'i paraqitur shqiptarët të egër, kriminel dhe komb pa kulture dhe histori.

Shovinistët serb kanë përgatitur edhe kriminel dhe të njëjtit i kanë veshur me rroba shqiptare për të sulmuar serbët dhe për të akuzuar shqiptarët. Ata kanë vrarë edhe vetë serb dhe i kanë akuzuar shqiptarët. Në planin serbonadh për "Botën Serbe" prinë aktualisht grupi kriminal i mbledhur rreth Vuçiqit. Këtu bënë pjesë edhe nacional krimineli Vulin, i cili po prinë në luftën speciale kundër Kosovës. Deklaratat për studentet e veriut të Mitrovicës që gjoja po e mbrojtkan veriun e Kosovës, janë boshe dhe anomalie. Ata kurrë nuk u sulmuan nga shqiptarët. Tash, sipas Vulinit, nuk ka kush t'i mbron, sepse ata janë në pushim. Çfarë idiotizmi i egër racist. Për të mbrojtur veriun, terroristi i Putinit në Ballkan, Vulin tha:

"Këtë vit pres një shtrëngim në Kosovë deri në shtator, sepse shoh nga reagimet e Quint-it (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) të cilët vetëm kërcënojnë Albin Kurtin, por nuk bëjnë asgjë. Zakonisht kur kjo ndodhë, gjërat marrin një kthesë të rrezikshme. Tani është koha ideale për të sulmuar shqiptarët e Kosovës veriun". Kjo deklaratë gënjeshtare hynë në kuadër të luftës speciale, sepse kështu po maskohen veprimet kriminale dhe terroriste serbe.

Quint-ti dinë këto. Besoj se nuk bien pre e kësaj lufte speciale.

Ka kohë që KFOR deklaron se nuk ka rrezik për qytetarët serb nga shteti dhe shqiptarët. Ata i kanë të drejtat e garantuara dhe askush nuk iu futet në mes. Punimet në urë janë të karakterit teknik të riparimit dhe të lirimit të mureve me thirrje nacional shoviniste dhe me urrejtje të egër ndaj shqiptarëve. Ato punime nuk janë kundër komunitetit serb.

Por, po mbulohen thirrjet si: "vdekje shqiptareve","Kosova është Serbi","kur ushtria e Serbisë të kthehet në Kosovë" e të tjera thirrje. Këto janë mbuluar dhe kjo është e drejtë.

Këtë e dinë grupi kriminal i Vuçicit. Ka shumë raste që në Beograd dëgjohen: "Kosova dhe Metohija është territor i vjetër serb", "kurrë Serbia nuk e lëshon Kosovën", "Ne do të kthehemi në Kosovë", " shqiptarët janë terroriste". "Kosova është Serbi" e tjera thirrje. Një luftë e tillë speciale mbështetet në planet e vjetra, si të Andriçit dhe të Çubrillovicit, si dhe në bazën e Kuvendit gjithëserb që u mbajt në Beograd. Kryeministri ultranacionalist serb, Vuçevic, bëri të qartë luftën e shtetit serb për 'Botën Serbe". Është kjo ideologji raciste qe kudo sundon në hapësirën serbe.

Askush nga UE, nga SHBA, nga Franca dhe të tjerë shtete të BE-së nuk e dënuan një politike të tillë serbomadhe.

Z. Von de Lajne e BE-së po i toleron Borelat, Lajçakat e stanot të dënojnë Kosovën. Serbia kryen akte terroriste dhe nuk janë marrë masa ndaj shtetit serb. Ndaj Kosovës për regjistrimet e automjeteve u vendosën masat ndëshkuese. Tash për çdo ditë deklaron Stano se do të thellohen masat ndëshkuese nëse hapet Ura e Ibrit. Bëhen agresion terroriste ndaj Kosovës dhe nuk ndëshkohet Serbia. Ndërsa, bëhen regjistrimet e makinave dhe vendosen masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Për urë janë ngritur në këmbë dhe bërtasin ndëshkim. Anomali e llojit të veçanti. Jo. Terrorizmi serbomadh kërkohet të ndëshkohet, e jo veprimet sovrane dhe liridashëse të Kosovës. Është mjaftë me padrejtësi. Shqiptarët nuk do të lejojnë përsëritjen e historisë, asaj historie që ndau kombin tonë. Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve nuk do të përsëriten me. Është koha tjetër për kombin shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".