Lexoni edhe:
Kosova është shtet i pavarur dhe i aftë të vendosi për të ardhmen e vetë
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj Zhuriani
Çdo njëri le ta dijë mirë se krimi nuk vjetërsohet. Krimi mbetet krim dhe nuk ka qare pa u zbuluar herët a vonë. Si themi ne nga anët tona edhe "Toka kallxon" dhe një ditë do të del e vërteta si në këtë rast edhe për Astrit Deharin dhe për shumë Astrita të tjerë. Kriminelët të mos bëjnë gjumë rehat se kjo një ditë do i troket në derë dhe do të përgjigjen para drejtësisë, para popullit besa edhe para Zotit se dora e mallkimi do i ndjek kudo që të shkojnë.
-Gjithmonë në historinë e njerëzimit ka qenë dora e krimit të nëntokës kriminale që natën të vrisnin e ditën të vajtonin. Por, kjo që i ndodhi atdhetarit Astrit Dehari nuk do mend se është krim mbi krimin. Dua të them se kjo ndodhi në burgun e sigurisë ku e ruajnë njerëzit. Pra, krimi mbetet krim por duhet të zbardhet. Astriti nuk duhet të shkon gjak hupur por duhet të zbardhet dhe të gjithë ata kriminelët që morën pjesë në vrasje duhet të vihen para drejtësisë. Por jo vetëm kriminelët që morën pjesë drejtpërdrejtë, por si thotë Imanuel Konti: Edhe ata që kanë qenë bashkëpjesëmarrës, pra ata që e kanë organizuar këtë krim. Dhe mu për këtë populli e ka humbur besim në këtë drejtësi dhe qytetari më i thjeshtë po e dinë se këtu dhe në këtë rast ka dore banda e nëntokës kriminale dhe qëllimisht nuk zbardhet. Por, duhet shkuar deri në fund dhe duhet patjetër të zbardhet se s´bën. Më thotë mendja se edhe hetuesit e dinë këtë krim makabër, por as ata qëllimisht nuk e zbardhin se do të bëhet hallakamë vendi.
Kosova është shtet i pavarur dhe i aftë të vendosi për të ardhmen e vetëLexoni edhe:
Po të ishte trysnia ndërkombëtare më e ashpër kjo do ishte zbardhur shumë herët, mirëpo, ata janë të matur, dhe momentalisht heshtin, por me një gjë jam tepër i sigurt se ky rast, pra i Astrit Deharit një ditë do të zbardhet, mirëpo kur kanë vendosur ta zbardhin vetëm ata e dinë dhe do ja lënë në derë atë kopil që do ta marrin patjetër. Kjo herët a vonë do zbardhet. Vetëm një gjë të thjeshte duhet menduar përse pengohet pastrimi i kësaj bande të krimit? Përse? Mendo se kot, jo. Këtu ka organizim të mos zbardhet dhe jo vetëm ky rast, po shumë raste të tjera që kanë të bëjnë me krimet e bandave të nëntokës kriminale. Ndaj pengohet dhe bëhet rezistencë e paparë si të ishim në xhungël. Nuk e lanë as VETTING-un dhe asgjë tjetër. Shikoni se kur i ka kapur inati i kaurit dhe nuk hapin as rrugë dhe nuk lëshojnë pe. Po a dinë këta dallkauk se Kosova nuk është vetëm atyre të vendosin. Zoti na ka lënë hise edhe neve se të mos flasim për ata dilinxhi që nuk e respektojnë Kushtetutën, ligjin dhe përse e kanë dhënë betimin.
Çdo njëri le ta dijë mirë se krimi nuk vjetërsohet. Krimi mbetet krim dhe nuk ka qare pa u zbuluar herët a vonë. Si themi ne nga anët tona edhe "Toka kallxon" dhe një ditë do të del e vërteta si në këtë rast edhe për Astrit Deharin dhe për shumë Astrita të tjerë. Kriminelët të mos bëjnë gjumë rehat se kjo një ditë do i troket në derë dhe do të përgjigjen para drejtësisë, para popullit besa edhe para Zotit se dora e mallkimi do i ndjek kudo që të shkojnë...
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".