![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/28/200x200_drejtesiarer1-31687936319.jpg)
Lexoni edhe:
Krimin dhe kriminelët, kudo që të shkojnë, do ti ndjek mallkimi dhe dora e ligjit
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Edhe pse nuk jam jurist me profesion, por për gjërat normale të kësaj natyre besoj se çdo kush ka njohuri në këtë drejtim. Mendimi im është që Milan Radojçiq, ky kriminel, ky bandit, ky terrorist që ka organizuar një kohë të gjatë sulme kundër Kosovës, edhe duke vrarë e plagosur qytetar, pa tjetër duhet të sillet në Republikën e Kosovës dhe të vihet para drejtësisë dhe ta merr dënimin e merituar.
- Serbia fashiste që është tepër e pafytyrë dhe kurrë nuk ka vepruar sipas ligjeve ndërkombëtare, në vend që ta dorëzoj këtë terrorist dhe terroristët tjerë ajo shtrigë pos që i strehon atje, krenohet me ta dhe bile i shpall edhe heronj të gjallë e të vdekur.
Krimin dhe kriminelët, kudo që të shkojnë, do ti ndjek mallkimi dhe dora e ligjitLexoni edhe:
Mendimi im është se Qeveria e Republikës së Kosovës ka shumë të drejt që ka refuzuar për ti dhënë dosjen një shteti kriminal, derisa ajo nuk i dorëzon të gjithë ata, duke filluar që nga krye terroristi Radojçiq dhe deri te terroristët tjerë. Ky grup terrorist do të duhej të përgjigjen edhe për shumë vepra tjera se të mos flasim për veprën kriminale të armatosur kundër Republikës së Kosovës kur më tepër se gjysma e botës ka pranuar pavarësinë e saj. Si mund t´i dorëzohet dosja Serbisë fashiste kur ky grup terroristësh kanë bërë veprën penale në Republikën e Kosovës dhe jo në Serbi. tjetra është se këtu nuk ka asgjë për të dyshuar e para, se janë kapur në vepër duke sulmuar dhe e dyta, ata e kanë marr përgjegjësinë hapur dhe ka edhe më keq se për çdo ditë që nga mëngjesi deri në darkë trumbetojnë se sërish do shkrepin pushkë kundër Kosovës dhe shkojnë edhe më tej që provokojnë për gjatë kufirit të Kosovës me dislokime të ushtrisë dhe me mjete luftarake se do sulmojnë sërish Kosovën. Në Kosovë janë duke u kryer hetimet kundër kësaj bande kriminale dhe do shihet së shpejti kur të ngrihet edhe aktakuza me fakte të pakontestueshme, ndërkaq kërkesa për kërkimin e dosjes nuk është gjë tjetër pos lojëra që din ti bën vetëm Serbia fashite. Në këtë grup terrorist përpos këtyre banditëve natyrisht dhe është afër mendjes se në këtë sulm terrorist nuk ka qare pa u përfshi shteti terrorist serb. Përse? Shtrohet pyetja shumë e thjeshtë dhe shumë logjike. Ku i morën armatimin luftarak kjo bandë vrastare? Kush e financoi këtë grup terrorist dhe nga cili vend hyrën në Kosovë dhe shumë e shumë e pyetje tjera. Nuk do të ishte keq që faktori më i rëndësishëm ndërkombëtar që ka ndikim të bëjë trysni te autoritetet serbe që krye terroristin Milan Radojçiq dhe të gjithë bandën e tij terroriste ti sjellin në Kosovë dhe pastaj në mënyre transparente ta marrin dënimin e merituar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".