Lexoni edhe:
Gjykimi i Radojçiqit nga drejtësia kosovare, në vendin e krimit
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Presidentja e Kosovës, Dr.Vjosa Osmani, duke folur të enjten për çështjen e Urës së Ibrit, tha se në takimet që ajo ka pasur me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk i është thënë se janë kundër hapjes së Urës, por gjithsesi është kërkuar maturi dhe bashkëveprim i koordinuar në këtë drejtim, për ta gjetur kohën dhe momentin më të përshtatshëm për realizimin e planit. Prandaj edhe klasa politike vendoset para një testi të madh të bashkërendimit dhe bashkëveprimit me unitet politik për strategjinë e hapjes së urës mbi lumin Ibër, në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar, pa pranuar për asnjë moment, që Ura të bëhet pjesë dhe aneks shtesë e dialogut në Bruksel.
- Presidentja Osmani ka thënë se ura mbi lumin Ibër duhet gjithsesi dhe patjetër të hapet, por në mënyrë që të jetë “sukses i përhershëm” dhe jo të nxisë prezencë më të madhe të NATO’s mbi te. “Në takimet e mia në SHBA, asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së Urës, por vetëm se janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel të cilat kanë paraparë edhe hapjen e Urës dhe sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë dhe i luten Kosovës që të ulen bashkë institucionet e Kosovës dhe aleatët tanë të sigurisë dhe ta hartojmë së bashku planin e zbatimit.
Gjykimi i Radojçiqit nga drejtësia kosovare, në vendin e krimitLexoni edhe:
Plan i cili i merr parasysh vlerësimet e sigurisë së Kosovës e të aleatëve tanë dhe ju siguroj që në shumicën e rasteve ato janë identike se institucionet bashkëpunojnë dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përbashkëta, do të zgjidhet momenti më i volitshëm që çështja e hapjes së urës të jetë sukses i përhershëm, jo vetëm veprim i momentit. Ajo urë nuk është dashur të mbyllet kurrë, ajo është mbyllur dhe mbajtur e bllokuar për arsye komplet politike e cila duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të, nuk është në interesin e Kosovës që të shohim konflikt mes policisë sonë dhe ushtarit amerikan! Nuk besoj se ka shqiptar që pajtohet me një gjë të tillë, andaj të sigurohemi që gjëra të tilla të mos ndodhin, ngase ne nuk kemi asnjë arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, ka deklaruar Presidentja Osmani. Presidentja ishte po ashtu, shumë e qartë dhe kundërshtoi hapur që kjo çështje të bëhet temë aneks e dialogut në Bruksel, siç e kanë paralajmëruar zëdhënësit e BE-së e cila deklaratat e zëdhënësit të këtyre institucioneve, tha se janë mbi të gjitha raciste, kështu që nuk besoj as që meritojnë vëmendje nga ana ime. Unë jam deklaruar në raport me ato deklarata të tyre raciste dhe gjatë tërë kohës, e them publikisht se nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo formë dhe mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës në Bruksel. Ne, nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikur ky zëdhënësi, më duket është nga Sllovakia, që nuk e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet, pra nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Republikës së Kosovës, dialog me Serbinë për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush. Dialogu për këtë temë, do të ishte kundër kushtetues dhe kundër sovranitetit të Kosovës, dialog vetëm me shpëtimtarët tanë, sepse jo vetëm që është e nevojshme dhe domosdoshme, por është në interesin tonë mbi të gjitha”, ka deklaruar Presidentja Osmani. Edhe miqtë Laburistë të Kosovës nga Britania e Madhe janë deklaruar pro hapjes së urës së Ibrit, duke kërkuar të tregohet kujdes nga efekti negative. Andaj duke pasur parasysh faktin që figura e presidentit të shtetit është emblemë e unitetit politik edhe spektri politik i Kosovës do të duhej rreshtuar në këtë qëndrim duke kundërshtuar me të njëjtin ton, sikur që po e kundërshtojnë krerët e institucioneve të shtetit, bërjen temë dialogu çështjen e Urës mbi lumin Ibër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".