Kryeministri Kurti sot ka nevojë për mbështetje, politike, intelektuale dhe akademike kundër planit për ndarje të Kosovës

Kryeministri Kurti sot ka nevojë për mbështetje, politike, intelektuale dhe akademike kundër planit për ndarje të Kosovës
Kryeministri Kurti sot ka nevojë për mbështetje, politike, intelektuale dhe akademike kundër planit për ndarje të Kosovës

Skender Kapiti

  • 18 August 2024 - 08:34

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Ndarja e Mitrovicës që është vepër e ndërkombëtarëve, por nëse politika Thaçi-Mustafa-Haradinaj dhe ajo e Tiranës do të ishin sjellë kështu siç po sillet sot Kurti kurrë nuk do kishim sot këtë gjendje në urën ndarëse të Ibrit, nuk do u ishin dhënë troje të Kosovës as Maqedonisë, as Malit të Zi, as Manastirit të Deçanit, nuk do kishte sot as Gjykatë Speciale por do kishte shtet funksional e ligjor.

 

Kritikat e disa figurave politike opozitare në Kosovë të cilët e kualifikojnë përpjekjen e qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Iber, si mjet për përfitime politike, përfitime momentale elektorale nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të dëshpëruara të të gjitha qeverive të para Albin Kurtit për t’i ikur dështimit total të tyre në të gjitha fushat, dhe më kryesorja dështimit të tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të Kosovës. Opozita në Kosovë ka degraduar në atë farë shkalle sa që më mirë është dakord që të ndahet Kosova, se sa që ta bashkojë Kosovën dhe që ta çlirojë Veriun e saj Albini me qeverinë e tij. Aq egoistë dhe të lig janë edhe disa gazetarë e opinionistë nga Kosova kur njëri prej tyre arriti që të thoshte në një televizion të Tiranës se ai ishte dakord edhe sikur perëndimi t’ia jep Prishtinën Serbisë nëse e donte këtë perëndimi dhe iu lutej ndërkombëtarëve që ta heqin Kurtin si kryeministër. Kurse një politikan tjetër halabak nga Kosova triumfin e Albinit për bashkimin e Veriut dhe të shpartallimit të bandave serbe të Veriut i quante dështim të qeverisë Kurti.

Vihet re një koordinim i opozitës dhe medieve të Kosovës me politikën dhe me mediet në Shqipëri në një koordinim kundër Albin Kurtit, kjo sepse i gjithë korrupsioni dhe politika korruptive e anti publike shqiptare si të parën kanë vetëm interesat e tyre, dhe suksesin e Kurtit e shohin si kërcënim. Edhe Kurti duhet që të afrojë pranë vetes edhe ata pak intelektualë patriotë nga Shqipëria që po e mbështesin fort atë dhe sovranitetin e legjitimitetin e Kosovës, pra atyre pak intelektualëve që e mbështesin Kurtin,duhet që për të mirën kombëtare duhet që edhe Albin Kurti t’u jetë mirënjohës dhe duhet që edhe ai t’i mbështesë ata, sepse Kurti sot ka nevojë për mbështetjen e intelektualëve dhe gazetarëve patriotë. Dalja për zot interesave kombëtare me përkushtim dhe me përgjegjshmëri kombëtare nuk është politike dhe as elektorale por është detyrë kombëtare për të gjithë shqiptarët duke përfshirë patjetër edhe politikën. Mirëpo opozita kosovare e sotme e diskredituar thellësisht nga dështimet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe tërësisht e dëshmuar në mbrojtje të sovranitetit e legjitimitetit shtetëror të Kosovës po mundohen të sajojnë diçka fallco dhe sajesa e intriga anti kurtit sepse për ndryshe nuk kanë si justifikohen se ekzistojnë politikisht.

Po ua them shqiptarëve dhe politikës shqiptare se shkaku pse gjërat në Kosovë preciptuan kaq rëndë në dëm të Kosovës janë pasojë e politikës së korrupsionit dhe të asaj servile karshi ndërkombëtareve të cilët besonin dhe shpresonin se duke kryer gjithçka çfarë i diktohej atyre nga ndërkombëtarët, politika në Kosovë dhe ajo ne Shqipëri mendonin dhe mendojnë se do kishin mbështetje ndërkombëtare për pushtetin e tyre dhe nuk mundonin për interesat kombëtare. Ndarja e Mitrovicës që është vepër e ndërkombëtarëve, por nëse politika Thaçi-Mustafa-Haradinaj dhe ajo e Tiranës do të ishin sjellë kështu siç po sillet sot Kurti kurrë nuk do kishim sot këtë gjendje në Urën ndarëse të Ibrit, nuk do u ishin dhënë troje të Kosovës as Maqedonisë, as Malit të Zi, as Manastirit të Deçanit, nuk do kishte sot as Gjykatë Speciale por do kishte shtet funksional e ligjor. Këtë shkrim timin të shkurtër po e bëj si debat me ata që janë kundër Kurtit, pasi Kurti nuk ka kohë të merret me ta, sepse ai dhe qeveria e tij kanë probleme të shumta dhe madhore për të zgjidhur e të cilat ia lanë trashëgimin politika e vjetër e dështuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".