Politikanët e moderuar serbë po ia nxjerrin në shesh Aleksandër Vuqiqit lidhjet e thella kriminale me bandën e Radojçiqit
Gani Qarri
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Kështu zërat denoncues kundër regjimit kriminal në Beograd sa po vijnë e shtohen, madje opinioni serb beson se Vuqiq megjithëse po përpiqet të blejë kohë, ai së shpejti, do të detyrohet nga ndërkombëtarët që edhe krye terroristin Radojçiq ta nxjerr para institucioneve të drejtësisë, së pakut në Serbi, nëse atë, nuk e ekstradon në Kosovë!
Më në fund po fillojnë të dalin hapur në shesh të gjitha mashtrimet e presidentit kriminel serb Vuçiq i cili serbët e Kosovës i ka mbajtur vazhdimisht peng me deklarime të rrejshme, duke mos i lejuar ata të integrohen në realitetin e ri të krijuar pas vitit 1999, kur Kosova u çlirua përfundimisht nga Serbia fashiste dhe pavarësua e mori rrugën e shtet ndërtimit të saj të suksesshëm. Dhe përderisa minoritarët serbë në Kosovën qendrore e kuptuan me kohë, realitetin e krijuar, ata në veri të Kosovës sikur kanë ngelur në këtë drejtim, të ndikuar nga politika hegjemoniste e Serbisë të cilët nën frikësimin e kriminelëve serb në krye me krye terroristin Milan Radojçiq të mbështetur dhe financuar nga Serbia, janë munduar ta mbajnë situatën të tensionuar, si në xhungël, ku ka lulëzuar kriminaliteti i të gjitha llojeve, duke u bërë baza kryesore e krimit të organizuar. Vetëm në vitet e qeverisë së udhëhequr nga z. Albin Kurti, gjendja edhe atje ka marr tërësisht kahe pozitive të ndryshimit dhe është vënë plotësisht nën kontroll e stabilizuar gjendja si në gjithë Kosovën, me veprime të përqendruara të zbatimit të ligjit dhe luftimit sistematik të krimit të organizuar. Kështu që, tanimë janë harruar edhe barrikadat e dikurshme si mjet që përdornin grupet kriminale dhe ato terroriste serbe, për bllokimin e rrugëve, gjatë qeverisjeve të inkriminuara, për të sfiduar institucionet ligjzbatuese dhe ato shtetërore të Republikës së Kosovës. E vetmja bllokadë e cila vazhdon të "mbahet me forcë në fuqi" jo nga kriminelët serb, as nga Rusia e Vladimir Putinit, por nga vet BE, në shekullin XXI në mes të Evropës, është bllokada e KFOR-it, mbi Urën e lumit Ibër, e cila vazhdon të jetë aty, për ta penguar qarkullimin e lirë të automjeteve, me arsyetimin se kështu dëshiruaka Serbia!?
Dhe për habi, ka lloj aktrimi i turpshëm i BE-së dhe Serbisë fashiste, vazhdon të orkestrohet aq përçudshëm, sa që habitë edhe fëmijët minor, ani pse tanimë opinioni publik dhe intelektualët e pavarur të minoritetit serb, e kanë kuptuar përfundimisht që kjo është skena e fundit e dramës fashiste, në betejën e humbur të kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe bandës së tij kriminale në Beograd. Madje avokati i mirënjohur serb, Çedomir Stojkoviq ka deklaruar, këto ditë se BE, me bllokimin e Urës së Ibrit po u dërgon përsëri mesazh të rremë serbëve në veri të Kosovës se gjoja ky “territor" do të integrohet në Serbi dhe jo në Kosovë”... Kjo është e vetmja arsye pse autoritetet në Serbi duan që bllokada mbi Urën e lumit Ibër, të vazhdojë, edhe pse dihet mirëfilli se interesi real i minoritarëve serb në Kosovë është që të barazojnë të drejtat e tyre me të drejtat e qytetarëve evropianë. E kjo barazi mund të arrihet vetëm me: hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare; si dhe pranimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Stojkoviq. Kurse mos hapja e Urës mbi lumin Ibër, e pengon edhe trashëgiminë e Evropës dhe se mendimet e imponuara nga autoritetet serbe në këtë drejtim, kanë një kosto shumë të lartë, thekson avokati serb-Stojkoviq.
“Bllokimi i Urës së Ibrit, përveçse pengon procesin e integrimit të minoritetit serb, nuk përfaqëson as trashëgiminë e Evropës dhe të Bashkimit Evropian dhe nuk është as pasqyrim i së ardhmes së dëshiruar të serbëve në Serbi dhe as të minoritarëve serb në veri të Kosovës. Kështu zërat denoncues kundër regjimit kriminal në Beograd sa po vijnë e shtohen, madje opinioni serb beson se Vuqiq megjithëse po përpiqet të blejë kohë, ai së shpejti, do të detyrohet nga ndërkombëtarët që edhe krye terroristin Radojçiq ta nxjerr para institucioneve të drejtësisë, së pakut në Serbi, nëse atë, nuk e ekstradon në Kosovë! Rasti i Millan Radoçiqit u aktualizua sërish pasi Serbia kohëve të fundit kërkoi nga Kosova që t’i "ofrojë provat" e mbledhura nga autoritetet e Kosovës në rastin e agresionit të armatosur terrorist serb në Banjë të Zveçanit, ku u vra polici tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, gjë që Kosova e refuzoi. Edhe avokati tjetër serb Ivan Niniq, ka vlerësuar se me lëvizje të tilla presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vetëm po bënë sikur po i blen kohë vetes para ndërkombëtarëve, pasi që Radojçiq duhet të përgjigjet para drejtësisë për aktin terrorist që ai vetë e ka pranuar. Aktualisht kundër Millan Radoiçiqit janë duke u zhvilluar dy procedura paralele lidhur me ngjarjet në Banjë të Zveçanit, njëra në Beograd dhe tjetra në Prishtinë, i cili megjithëse fillimisht u arrestua dhe PLP në Beograd e ka shpallë Radojçiqin të dyshuar për bashkim në kryerjen e veprës penale, armëmbajtje pa leje dhe vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme pasi u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd (PLP), sado të rënda të tingëllojnë këto krime, Radoiçiqi të nesërmen nga atje ai u lirua "për t’u mbrojtur në liri". Në anën tjetër megjithëse prokuroria e Republikës së Kosovës Millan Radojçiqin e akuzon për terrorizëm, as pas gati një viti të kaluar, njëjtë siç nuk kanë lëvizur nga vendi hetimet në Beograd, as Prokuroria e Kosovës nuk ka ngritur asnjë aktakuzë kundër krye terroristit Millan Radojçiq, pavarësisht presioneve të bashkësisë ndërkombëtare. Avokati nga Beogradi, Ivan Niniq, beson se regjimi në Serbi po përpiqet të blejë kohë me arsyetimin se nuk mori informatat nga Kosova duke shpresuar, që mund të arsyetohet para ndërkombëtarëve se ai nuk mund " të bëjë diçka, sepse autoritetet e Kosovës nuk duan të bashkëpunojnë”. Por sikur të kishte vullnet dhe dëshirë të vërtetë, Radoiçiqi mund të ndiqej penalisht në bazë të provave që shërbimet dhe policia serbe mund t’i kishin mbledhur edhe pa pjesëmarrjen e autoriteteve të Kosovës”, shpjegon avokati Ivan Niniq.
Ai thotë se mbetet pyetja, çfarë do të ndodhë me hetimet ndaj Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe njërit prej ish njerëzve më të fuqishëm në veri të Kosovës, pasi që “Vuçiq duhet të peshojë mirë se çfarë do të bëjë me Radoiçiqin, kur nga njëra anë, ka presion nga bashkësia ndërkombëtare, por nga ana tjetër, nuk ka gjasa që Vuçiqi të heqë dorë nga bashkëpunëtori i tij më i afërt, sepse Vuçiqi nuk i jep njerëzit e tij dhe nuk bën lëshime pa ndonjë shërbim kthimi dhe përfitime për veten e tij. Prandaj nuk përjashtohet mundësia, që tregimi rreth Millan Radoiçiqit të “mbyllet” me ndonjë marrëveshje që Radojçiq të dënohet me ndonjë dënim me burg, por të kompensohet mirë për këtë, i cili pasi mbeti pa vilë në liqenin e Ujmanit, mori një vilë në Dedinje nga Vuçiqi, dhe kompanitë e tij, morën shumë tenderë nga shteti, duke e kompensuar për agresionin terrorist që kreu në Banjskë, Radoiçiqi. Problemi është se Vuçiq dhe Radoiçiq kanë marrë pjesë në shumë gjëra së bashku, kështu që Vuçiq nuk mund ta jap lehtë Radojçiqin, dhe pyetja është nëse Radoiçiq, si milioner, do të pranonte të shkojë në burg për një kompensim”?!, ka thënë avokati serb Ivan Niniq. Krejt kjo dëshmon katërçipërisht se nuk është më në pyetje vetëm krye terroristi Radojçiq, por nga dënimi i tij, varet 100% edhe karriera politike e kriminelit Vuçiq, veçanërisht nëse zhvillohet një gjykim eventual i drejtë dhe i pa varur i Radojçiqit i cili do ta zbardhte se çfarë ka ndodhur edhe në rastet tjera, nën ndikimin e Vuçiqit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".