
Lexoni edhe:
Politikanët e moderuar serbë po ia nxjerrin në shesh Aleksandër Vuqiqit lidhjet e thella kriminale me bandën e Radojçiqit
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
E them me vetëdije te plot se bandat politike qe veprojnë ne Kosove e këtu e kam fjalën për opozitën qe dikush i thotë, ndërkaq, për mua nuk janë asgjë tjetër pos banda mashtruesish. Pra, këtyre bandave dhe akterve te tyre te sojit te kësaj race nuk i intereson hapja e urës se Ibrit, por këtyre bandave u intereson vetëm kapja e pushtetit dhe të mjerët akoma nuk e kanë kuptuar se në Kosovë nuk janë më asgjë tjetër pos xhenaze te gjalla.
Të kuptohemi se ka rrugaç të papjekur që mendon se unë jam në VV dhe e them publikisht mos e bë i Madhi Zot, por duhet t´i shohim gjërat realisht. Dhe, merreni me mend kur bëhet fjalë për një gjë shumë madhore për shtetin, besa edhe për kombin, ata merren me inate,thash e themenaja dhe lloj-lloj gjëra primitive kinse të fitojnë politikisht. Përse e them me vetëdije të plotë se këta të opozitës nuk janë asgjë tjetër përpos banda mashtruesish? Ti referohemi fakteve a është dashur që kjo urë të hapet në vitin 2017? A ishte edhe Marrëveshje e Brukselit dhe pikërisht këta banda ishin vetë në pushtet dhe çka u bë në kohën e tyre,cilët ishin veprimet e tyre, përpos shkonin ndonjëherë vetëm për të dalë në "syret" dhe e tërë kjo për të mashtruar popullin dhe asgjë më shumë. Ne duhet të bëhemi bashkë të gjithë pa dallim të ngjyrimeve politike dhe të ndikojmë dhe të ndihmojmë hapjen e urës së Ibrit dhe jo t´i ndihmojmë disave nga Bashkimi Evropian për të ndëshkuar akoma më shumë me masa ndëshkuese ashtuashtu të padrejta.
Pra, kundërshtimet dhe reagimet e bandave opozitare politike në Kosovë derdhin ujë në mullirin serb dhe disa deputetëve evropian që ia mbajnë anën Serbisë fashiste. Kjo i konvenon Serbisë dhe Bashkimit Evropian që të mos hapet ura dhe se qëllimisht duhet ta zhagisin këtë problem. Po, ky është problem i Republikës së Kosovës dhe i të huajve se në fund të fundit ura është në tokën e Kosovës që na e ka falur Zoti. Në fund të fundit ura është për tu liruar për të gjithë qytetarët pa dallim, apo të jetë urë e ndarjes edhe në këtë vit.
Përse heshtin me rastin e grupeve terroriste nga qeveria serbe që me armatim luftarak cenuan Republikën e Kosovës dhe duke vrarë edhe njerëz të pafajshëm. Përse tregohen të shurdhër e të verbër?! Po ta bënte Kosova këtë terrorizëm çka do të ndodhte, një hallakam që do ta dëgjonte bota. Dhe shih për këtë në vend se të ndëshkohet ky shtet fashist, ata morën masa ndëshkuese kundër Kosovës dhe kush e thotë që është kjo e drejtë? Kjo është një turp i sojit të vetë dhe pikë. Kjo urë pa hezitim duhet të hapet, në fund të fundit është edhe në Marrëveshjen e Brukselit, ndërkaq, bandat opozitare në Kosovë,në qoftë se nuk munden për të bërë mirë,mos të bëjnë keq se do t´i ndëshkon historia shqiptare dhe do ikin me damkën e tradhtisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".