Serbia faktori kryesor destabilizues për sigurinë e vlerave dhe interesave të aleancës perëndimore në rajon dhe më gjerë

Serbia faktori kryesor destabilizues për sigurinë e vlerave dhe interesave të aleancës perëndimore në rajon dhe më gjerë
Serbia faktori kryesor destabilizues për sigurinë e vlerave dhe interesave të aleancës perëndimore në rajon dhe më gjerë

Agim Bajrami

  • 20 August 2024 - 07:38

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Në rajonin e Ballkanit perëndimor, dhe e vetmja në Evropë ,Serbia është dhe paraqet pozicionim destabilizues për sigurinë e vlerave dhe interesave të aleancës perëndimore. Serbia e pozicionuar në politikën e saj kombëtare përmes programit të saj të "botës serbe" e që së fundi programin e botës serbe e miratoj në parlamentin serb, në vendosmëri e shtetit serb e pozicionimit të saj përkrah dhe në aleancë me interesat e aleancës ruse,dhe ku tanimë po vazhdon me luftimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ,edhe pse, Serbia zyrtarisht deklarohet se ndjek politikën e jashtme serbe "neutrale" si trashëgimi e bartjes së konceptit të vetëqeverisjes jugosllave " të politikës titiste të mos inkuadrimit".

-Përhapja e luftës në Lindje të mesme është përcaktuese e rendit të ri botëror e cila kërcënon me involvimin në luftë të shteteve islame kundër Izraelit dhe SHBA-ve. Izraeli po vazhdon me aksionin ushtarak të luftimit të organizatës terroriste të Hamasit e cila mbështet nga Irani si boshti i së keqes, kundër vlerave perëndimore e veçmas ShBA-ve dhe Izraelit. Pasi këto ditë u vra zyrtari i lartë i krerëve të komandës së HAMAS-sit në Tehran ,Tehrani zyrtar, është zotua se do të hakmerret ndaj Izraelit. Bota islame e zemëruar nga aktivitetet ushtarake izraelite në Gaza kanë ndërmarr organizime proteste kundër veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza, nga bota islame ka reaguar ashpër kundër politikës ushtarake izraelite e përfshirë edhe me reagime nga politika zyrtare turke e Erdoganit , si dhe Jemeni zyrtar, e vendet islame tjera të rajonit të lindjes së mesme.

SHBA ndaj reagimeve të tilla, haptas ka deklaruar se sulmi i mundshëm ndaj Izraelit nga Irani apo vendet tjera islame, do të jetë edhe sulm ndaj SHBA-ve .Dhe në këto zhvillime të fundit në lindje të mesme dhe me mundësi të eskalimit të konfliktit luftarak në lindje të mesme, është mundësi edhe e shpërthmit të zgjerimit të luftës edhe të përmasave më të gjëra të vendeve islame dhe aleancës perëndimore apo bllokut të lindjes kundër vlerave të aleancës perëndimore, nga edhe konflikti në lindje të mesme do të afekton edhe në sigurinë në Evropë dhe rajonin e Ballkanit perëndimor, duke u pozicionuar vendet evropiane sipas rreshtimit të interesave përgjatë zhvillimeve gjeopolitike të cilat shtet kombëtare i konsiderojnë interesat ,si më të favorshme përkrah këtyre zhvillimeve të ngjarjeve të gjeopolitikës globale. Në rajonin e Ballkanit perëndimor, dhe e vetmja në Evropë ,Serbia është dhe paraqet pozicionim destabilizues për sigurinë e vlerave dhe interesave të aleancës perëndimore.

Serbia e pozicionuar në politikën e saj kombëtare përmes programit të saj të "botës serbe" e që së fundi programin e botës serbe e miratoj në parlamentin serb, në vendosmëri e shtetit serb e pozicionimit të saj përkrah dhe në aleancë me interesat e aleancës ruse,dhe ku tanimë po vazhdon me luftimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ,edhe pse, Serbia zyrtarisht deklarohet se ndjek politikën e jashtme serbe "neutrale" si trashëgimi e bartjes së konceptit të vetëqeverisjes jugosllave " të politikës titiste të mos inkuadrimit". Ndërsa në praktikë ,territori i Serbisë mbulohet nga propaganda dhe shërbimet e inteligjencës ushtarake ruse, kundër aleancës perëndimore ,dhe të luftës së thellë hibride dhe akteve terroriste kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve si pjesë e programit të "bota serbe" si dhe përmes veprimeve të planifikuara dhe të instrumentalizuara të Republikës srpska kundër marrëveshjes së Dejtonit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Dhe eskalimi i situatës dhe përhapja e konfliktit të Izraelit nga lufta në Gaza kundër akteve terroriste të Hamasit paraqet mundësin e zgjerimit edhe në vendet e lindjes së mesme me mundësi të shpërthimit të luftërave ballkanike e evropiane, dhe që në vete do të shkaktonte edhe lufta e tretë botërore apo Armakedonin?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".