
Lexoni edhe:
BE-ja të zgjohet, t’ia shpallë Serbisë faturën e krimeve të luftës sa nuk ka plasur edhe lufta tjetër
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj- Zhuriani
Tani për tani, dhe pa pritur kohë duhet bërë ndryshime rrënjësore në sistemin e kalbur gjyqësor. Ka mbetur ajo thënia:"Më mirë vonë, së kurrë!". Sido që të jetë, nuk duhet pritur asnjë minutë dhe duhet filluar pastrimin në këtë kupolë të faqes së zezë. Përpos që as popullata nuk është e kënaqur dhe e ka humbur besimin, është edhe një fakt tjetër i pakontestueshëm se edhe faktori ndërkombëtar,duke përfshirë edhe ambasadat e huaja që veprojnë në vendin tonë, e kanë kritikuar ashpër dhe shumë herë i kanë thënë se duhet luftuar krimin që kishte dalë hapur edhe në sipërfaqe.
-Pra, faktori ndërkombëtar dhe sidomos shtetet më të fuqishme të botës dhe miqtë tanë, ta zëmë si Amerika,Gjermania, Anglia dhe disa të tjerë që të mos i përmendi një nga një me emër, e kishin kuptuar se në këtë sistem i kanë duart aty kryebanditët dhe banditët e bandave politike që ishin të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale. Përndryshe përse nuk veprohej që gjyqësia dhe politika të jenë të ndara dhe në fund të fundit, shkelej dhe nuk veprohej sipas kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe përse e kishin dhënë betimin dhe merrnin pagat nga djersa e taksapaguesve. Pra, kjo dorë e matrapazëve ka ndikuar që të jen shembull i faqes së zezë jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.
Pra, kjo kupolë na qiti hije të zezë si emër në boten demokratike. Pra, sa më parë duhet ti largojnë duart nga drejtësia këto bandat e krimit dhe po ashtu, duhet futur sitën në këtë dikaster dhe për ta pastruar njëherë e mirë, përndryshe do shkon një kohë e gjatë deri sa të veproj sistemi sipas Kushtetutës së vendit. Akoma i kanë rrënjët aty ata që janë kanë të lidhur me bandat politike dhe jo sipas ligjit, prandaj për t´i shkulur këto rrënjë dhe këtë grup mafioz duhet patjetër ndryshime rrënjësore. Shembulli më i freskët për këtë pastrim ne e kemi në Maqedoninë e Veriut, që ndodhi skandali që jo vetëm që u largua nga puna por edhe u dënua me burg, për ryshfet. Dhe, mendoni se nuk ka në sistemin e drejtësisë në Kosovë raste të tilla?. Askush nuk e di pa ju futur hetimeve të thella dhe pastaj do të shihni. Përndryshe po që se nuk fillojnë hetimet askush nuk i trazon dhe askush nuk jua prish tymin e duhanit ata mbeten aty.
Së fundi skandali që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, është një guxim për të marr shembull, prandaj nuk duhet hezituar fare për të ndërhyrë ne sistemin gjyqësor të Kosovës dhe se a do të dalin të gjithë të pastër, apo të përgatisin shtretërit nëpër burgjet e Kosovës, bile ndoshta edhe në DYZ, pa filluar hetimet nuk duhet të thuhet asgjë. Personalisht jam që sa më parë të fillojnë hetimet dhe të hetohen të gjithë, po ashtu do shtoja që të hetohen edhe disa AVOKAT , ndoshta del ndonjë hajn që ka marr para dhe nuk ka punuar asgjë. Pra këtë mund ta zbardhin vetëm hetimet dhe besoj se ka fakte të mjaftueshme dhe të patjetërsueshme. Duhet zbardhur çdo gjë se përndryshe Kosova nuk përparon në këtë drejtim dhe në qoftë se, nuk fillojmë për të pastruar sistemin e drejtësisë do e paguajmë shtrenjtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".