![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/20/200x200_shkelje1724133089.jpg)
Lexoni edhe:
Gjyqtar e prokuror të lidhur me krimin e shkelin ligjin dhe harrojnë betimin
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Tash nga mënyra e organizimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe të policisë, sidomos në strukturën komanduese, është ndërtuar një sistem, i cili vetëm me anën të VETING-ut mundë të shërohet. Mënyra tjera nuk ka. Pushteti nuk ka mundësi të intervenon. Zaten edhe në pushtet kemi shumë njerëz të ish regjimit të punësuar. Për gjyqësorin është Këshilli Gjyqësor i Kosovës kompetent. Aty është brumi i njëjtë si në gjykata. E njëjta gjendje është në prokuroritë e Kosovës. Këshilli Prokurorial i Kosovës është i përbërjes së njëjtë. Në asnjërën strukturë të drejtësisë nuk ka qasje pushteti. Natyrisht se kjo është e mire. I mbetet Kuvendit të nxjerr Ligjin mbi Pastërtinë në Gjykata dhe në Prokurori. Një VETING i vyen edhe policisë dhe tërë administratës së shtetit.
-Sistemi juridik në Kosovë është i ndërtuar nga ana e UNMIK-ut dhe si i tillë ka përbërje të nduarduarshme. Me nxjerrjen e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe me vendosjen e UNMIK-ut në Kosovë i tërë pushteti u morr nga ky mekanizëm ndërkombëtar. UNMIK-u që u vendos në Kosovë morri të dhënat nga ish-Jugosllavia dhe nga Serbia mbi të punësuarit në kuadër të ish sistemit. Edhe gjykatësit, prokurorët, policët dhe për administratorët ishin marrë të dhënat. Me këto të dhëna nga UNMIK-u u fillua të ndërtohet sistemi juridik, gjykatat dhe prokuroritë dhe ai administrativ i pushtetit. UNMIK-u i punësojë kryesisht ish të punësuarit e sistemin serbo-jugosllav.
Gjyqtar e prokuror të lidhur me krimin e shkelin ligjin dhe harrojnë betiminLexoni edhe:
Me këtë politikë të inkuadrimit nga UNMIK-u u caktuan edhe gjyqtaret, prokurorët dhe shumë policë. Kudo erdhën në pushtet ish të punësuarit e sistemit. UNMIK-u shumë pak ose fare nuk punësoj nga ish UÇK-ja ose strukturat tjera politike të Kosovës. U mbush sistemi me njerëz të ish - pushtetit. Këta u forcuan shumë. E keqpërdorën pozitën. U pasuruan. Arritën kudo në strukturat udhëheqëse të sistemit. Tash nga mënyra e organizimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe të policisë, sidomos në strukturën komanduese, është ndërtuar një sistem, i cili vetëm me anën të VETING-ut mundë të shërohet. Mënyra tjera nuk ka. Pushteti nuk ka mundësi të intervenon. Zaten edhe në pushtet kemi shumë njerëz të ish regjimit të punësuar. Për gjyqësorin është Këshilli Gjyqësor i Kosovës kompetent. Aty është brumi i njëjtë si në gjykata.
E njëjta gjendje është në prokuroritë e Kosovës. Këshilli Prokurorial i Kosovës është i përbërjes së njëjtë. Në asnjërën strukturë të drejtësisë nuk ka qasje pushteti. Natyrisht se kjo është e mire. I mbetet Kuvendit të nxjerr Ligjin mbi Pastërtinë në Gjykata dhe në Prokurori. Një VETING i vyen edhe policisë dhe tërë administratës së shtetit. Mendohet se kudo ka strukturë të vjetër të pushtetit dhe shumë të rrezikshme. Atë strukturë duhet hetuar dhe marrë në përgjegjësi. Kosova ka mjaftë kuadro të afta dhe profesionale. Këto kuadro duhet punësuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".