Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të mos ndalen, të vazhdojnë me protesta për liri dhe të drejta

Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të mos ndalen, të vazhdojnë me protesta për liri dhe të drejta
Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të mos ndalen, të vazhdojnë me protesta për liri dhe të drejta

Muhamet Kelmendi

  • 20 August 2024 - 08:57

 

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Shqiptarët në Kosovën Lindore, nën Serbi, gjenden në gjendje shumë të rëndë. Kjo pjesë e kombit nuk ka të drejta. Diskriminohen në punësim, në shkollim, në përdorimin e simboleve kombëtare , të gjuhës dhe të kulturës shqiptare. Në të gjitha fushat kanë mbetur në gjendje të rëndë.

Në kuadër të përpjekjeve për të drejta, liri e barazi janë edhe protestat e organizuara në Bujanovc. U kërkuan nga shqiptarët të drejta demokratike dhe nacionale. Beogradi iu përgjigj me një përbuzje dhe me injorim e mohim të të drejtave. Po konsiderohen si minoritet i pavlerë në tokat stërgjyshore. Kundër dolën edhe disa grupe kriminale e terroriste serbe. I kanë mbushur muret me shkrime antishqiptare dhe askush nuk përgjigjet. Faktori ndërkombëtar i ka lënë në harresë. Janë nënshkruar tri marrëveshje dhe asnjëra nuk është realizuar. Kosova dhe Shqipëria nuk po reagojnë. Tirana po vepron tamam sikur mos me qenë ata shqiptar. Kosova e ka lënë reciprocitetin. BE dhe SHBA nuk po merren me këtë çështje. Për ta krimineli i luftës Vuçiq është figurë pozitive. Është tjetër nënshtrimi dhe diskriminimi. Shqiptarët kërkohet të vazhdojnë me protesta. Nuk duhet të ndalen. Vetëm kundërshtimi i hapur dhe komplet i kombit i detyron qeveritarët serb të veprojnë në realizimin e marrëveshjeve të bëra. Rrugë tjetër nuk ka veç protestave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".