OPOZITA SHQIPTARE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI PA VIZION POLITIK

OPOZITA SHQIPTARE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI PA VIZION POLITIK
OPOZITA SHQIPTARE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI PA VIZION POLITIK

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 20 August 2024 - 18:24

Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

“Të lumët na për të parët tanë, Na e kanë lanë fjalën dhe besën Do t` i ruajmë si sytë dhe jetën! Popullore

 

1.Opozita në Kosovë dhe mungesa e vizionit

Tani në Republikën e Kosovës Presidentja Vjosa Osmani i shpalli zgjedhjet parlamentare për 9 shkurt 2025. Është herër të thuhet se çfar programesh kanë partitë politike për zgjedhjet e reja, sidomos në Republikën e Kosovës. Por, në bazë të një përciellje profesionale (kam doktoruar në parti politike më 1979) mund të thëm pa mdeyshje, se opozita në Kosovë është fillim e mbarim politikisht një kritizere e thjeshtë e papërmirsueshme. Ky fenomen është për faktin realist, sepse kuadrot që i drejtojnë në paraqitjet e tyre politika, nuk kanë as vizion e as ideal, për të ofruar persepektiva të reja karshi pozitës, tërë shoqërisë në shtetin më të ri në Evropë. Lidhur me këtë, fjalia që ndihët e përsëritët si në orkestër nga opozita, sepse e përdor “imami” i tyre, është me ton jo konkurues por urrejtës, në çdo aspket e që ka të bëjë me drejtuesin e pushtetit si: “mashktrues, i korruptuar dhe i izoluar…”. E se nuk është konkretisht Kryeministri Albin Kurti i tillë, si e nominojnë opozitarët tanë, tregon fakti se Ai u ftua të merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-ve, e paraparë të mbahët në Çikago më 19 gusht 2024. Madje, se Kryeministri nuk ka qenë i “izoluar” tregon fakti se ka qenë kudo nepër BE, madje edhe ka mbajtur ligjerata në nivel panelësh.

 

Në fjalorin e opozitës në Kosovë masat ndëshkuese kuptohet se janë vënë “për shkaqe individuale”. Pra Republikës Kosovës masat ndëshkuese, për disa fonde ndërkombëtare i janë venë për shkaqe shumë më të komplikuara, se sa që mund të spejgohën me një analizë përmbledhëse. Jo masat shqiptarëve të Kosovës u janë vënë në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946. Dhe, ato masa pasardhësit e shtetëdrejtuesëve nepër Evropë nuk e kanë vështir t` i aktivizojnë. Në fakt siç më ka diftuar Budimir Llonçar, Ministër i Punëve të Jashtëme të RSFJ-ës më 1988:”Vetëm na nevoitët t` i nxierrim vendimet e Fuqive të Evropës, e t` i paslojmë në tavolinë”. Në pyetjën time, po u organizuan shqiptarët e të veprojnë si një komb i tërë, a do të mbesin ato vendime si shkumbë sapuni?. Diplomati jugosllav me përvojë do të përgjigjet: “Ju e keni lodhur Jugosllavinë. Atë ne e ngritëm me fuqinë e idealizmit proletar nga hiri me gjakun tonë. Ju shqiptarët si duket doni ta varrosni pa xhematë të huaj, duke bërë burgje, duke shpërndarë parula, duke bërë greva e demonstrata kompromituese. Nëse i merrni armët në dorë, në stilin e Hasan Prishtinës, për juve Dielli do të lind në Perendim. Po, shumicën e drejtuesëve shqiptarë kemi arritur t` i konverrojmë në jugosllavë. Por nëse provojmë t` i konvertojmë në serbian, atëherë do ta humbim edhe Jugosllavinë edhe serbianizmin”!.

Së këndejmi, opozita në Kosovë nëse provon që Albin Kurtin ta konvertojë në internacionalist, mendoi se duhet të rrëfehet për mëkatin në Katedralën e Prishtinës, ose të Tiranës, sepse kthim prapa, sa e njoh unë, nuk ka te nxënsi i Adem Demaçit dhe ushtari i Adem Jasharit, që vijnë nga shkolla e Hasan Prishtinës.

Në rastin e fundit ndëshkimi duke i ngrirë disa fonde është dëshmuar se smundja e vjetër ka metastazuar në një shkallë eruptive, fakt ai që dihet me argumentin se BE ka emruar “pleqnarë” për Kosovën dy zyrtarë shtetet e të cilëve nuk e pranojnë Kosovën. Ky realitet vjen kryesisht për fajin e opozitës kritizere, e cila nuk don ta ndaj interesin partiak me interesin e Kosovës. Pra kemi të bëjmë me një demantim të çdo krrokatje, që është lansuar në opinion deri me tash, sepse është klithur edhe nocioni, madje me pompozitet se Kryeministri do të shpallët person “non grata” në SHBA. Çudi me këta politikanë të mëhallave të Kosovës, se si i gëzohën një “denimi” të tillë, thua se sikurse breshëri që e goditë një arë të një bujku e ara tjetër mbetët e pagoditur, dhe fenomeni fillon për t` u përfolur, në shumë rasta edhe si barcoleta edhe si satirë politike e fetare. Për kaq kulturë opozitarët tanë janë intelegjent.

Në realitet pushteti matët me idealet e partive opozitare në një mënyrë. Pra, kurr nuk duhët të mendojnë e të kritikojmë, vetëm sa për të kritikuar. Jo, nëse opozita është e fortë politikisht dhe inetelektualisht, atëherë edhe pozita e Republikës Kosovës, vjen e duhët të bërët më e sigurt, më vizionare me ide dhe programe vitale, më kredibile, më demokratike.

Çështja e sondazheve sot është bërë një “shkollë” rutinore, është bërë një lloj ushqimi për opinionin konsumues. Sondazhet, mundet për t` i organizuar edhe ndonjë institucion informativ privat, madje me ngjyra të simpatizantit të partisë në pushtet. Por, me që jamë person në lëvizje të përditëshme, ato sonazhe kanë një besushmëri, sepse ndërtohën nën “droën” e komprimitimit nëse nuk janë serioze, prandaj, organizohën me shumë përgjegjësi, dhe ndieshmëri morale dhe profesionale.

Lidhur me sondazhët të cilat i përcjellë qe dy vite, në kontinuitet, Partia VV merr vota fikalli vetëm sa të gjitha partitë tjera, madje edhe dyfishin e tyre. Kështy flasin numrat. Së dyti, në çdo takim me publukun votues nepër Kosovë, hapur, pa i pyetur fare, populli rëndom shtron pyetjën odrinere pa prapavi: “Për kend je, kënd do ta votoish”?.Lidhur me këtë, në 99% të rasteve nuk u japi përgjegje. Por, popullin e kemi të ndërgjegjëshëm, e që e ka mundur frigën, prap të vënë në sprovë duke të kurthuar me prapavi se Ti nuk u përgjegje, por ja qëndrimi im: “Unë do ta votojë Albin Kurtin, e Ti nuk po e ditëke, Kosova ka nevojë për rrëfim”. E kjo filozofi popullore diskrete ndodhë, për ta nxerr mendimin, në mënyrë që i politizuari të ndërtojë binje se është i rreshtuar drejtë. E nëse edhe atëherë i pyeturi nga populli nuk lëshohesh në komente, atëherë qytetari atdhetar ta kthen: “Ti paske mbetur mbrapa, mos ke qenë me okupatorin serbian”!? E vërteta këso “debatësh” që nuk janë të rastit duke të marrë në pyetje qytetari i “rendomt”, të bënë të jesh i lumtur dhe krenar që populli jonë, më në fund është bërë qytetar politik, madje shumë i piekur dhe do të thoja edhe vizionar. E verteta vizioni kombit tonë nuk i ka munguar kurrë, por të Fortit e Evropës, na kanë bërë të nepërkëmbur dhe të varfur. Pra, mos u bëfsh për lëmoshë, thot populli.

2. Sistemi zgjedhor në Republikën e Kosovës është i koklavitur

Por vrejtja ime si profesionist i sistemeve politike zgjedhore, më dukët se në Republikën e Kosovës e kemi një sistem standard mjaftë të kolavitur. Dhe pse ta zgjasim. Ku t` i mbaj në mend zgjedhësi me rastin e votimit numrat e propozuar që do t` i votonte. Po, zgjedhësi do ta mbaj në mend numrin e parisë. Por, numrat e kandidatëve të saj, nuk do të mundët me saktësi. Dhe ky pshtjellim është bërë me prapavi që të votohën ata të numrave të parë. Dje ishin 5 e tash janë bërë 10. Në lidhje me këtë mendoi se është dashur që KQZ tërë Republikën e Kosovës ta ndajë në shtatë njësi zgjedhore si: Prishtina, Mitrovica, Peja, Ghakova, Prizreni, Ferizaji dhe Gjilani. Prej këtyre njësive është dashur që seicila njësi t` i ketë nga tri nënnjësi, që do të thot 21 deputetë që do të ishin të lidhur me vendlindjën. Të tjerët, do të ishin një lloj barometri për të plasuar informata në Kuvend, se cilat janë kërkesat e elktoratit. Kështu si është realiteti, tërë Republika e Kosovës një njësi zgjedhore, i bje sikur po zgjedhim president, të askujt, të gjithëkujtë.

Mbi të gjitha vajtja e Kryeministrit Albin Kurti në SHBA, i ftuar në Konventën zgjedhore të Partisë Demokratike në pushtet, e ka evituar çdo dilemë se Kosova nuk është e penalizuar në Vashington, klithje ajo që me “krenari” belbzohej në Prishtinë, sidomos nga Opozita e pa invencë strategjike në politikëbërje.

3.Opozita në Shqipëri dhe avantura e pushtetit

Në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama po sillët si mbret. Në realitet, opozitën nuk e ka kurthuar ky politikan, por opozita e ka kurthuar vetëvetën, duke mbrojtur interesin e të parit të “fisit”, pa fis e pa plis. E vërteta, po thuej, se po mbushen dy vjetë që Opozita në Shqipërinë Bregdetare po sillët në rreth. Shkurt, ajo opozitë që e mban emrin demokratike nga viti 1997 është kompromituar para kombit dhe para civilizimit si avantyriere dhe kobzezë, sepse çdo parti politike në shtet duhet për të menduar se me çfar zhvillimi i ndihmohët kombit, e jo me çfar kriteri fiton partia, duke shfaqur hapur urrejtje dhe ksenofobi.

Lidhur me këtë që e shpreha më lartë, i kam studiuar po thuej se të gjitha programet e partive politike shqiptare. Nëse shiqohet në dubiozë, del se kemi shumë parti që nuk kanë asnjë vlerë, sepse kemi tepër bajraktarë të vetëquajtur. E vërteta, bajraktarët e këtillë i gjejmë kudo, sepse kanë mbetur si derivat e kohës mesjetare të fiseve. Madje, sikurse dje, ashtu edhe sot, një pjesë e neobajraktarëve është në rrugën kombëtare, për aq sa mos të gjëndët ndonjë blerës, bje fjla që të kacavirrët për ndonjë ide antishqiptare siç ishte: “Open Ballkani”, i ideuar si “kancer” ekonomik antishqiptar, kryesisht nga Gjorgj Sorrosi, Putini dhe qarqet neofashiste serbe të Beogradit. Në realitet, “Open Ballkan” doli se ishte një avanturë e A. Vuçiqit, i cili provoi për ta kamufluar katastrofën e vet me humbjën e katër luftërave. Ajo avanturë provoi pra, që ta zavëndsojë shovinizmin rreligjioz dhe kombëtar me një uvertyrë “ekonomike”, e cila nga pala politike e Kosovës, u lexua me kohë ende pa dalur nga kokat e kreatorëve. E vërteta, ai “lexim”, nuk ishte ndonjë kreativitet politik, ndonjë shpikje investigative, por ka qenë dhe ka provuar të pranohët si një shpikje këmbë sepse nuk i shiteshin ndryshe, mbeturinat e parafashizmit në të cilin theu qafën dhe u bë copë e grim, sidomos para armës së UÇK-ës si ushtri tokësore dhe NATO-s si ushtri ajrore.

E vërteta, ajo mbathje opingash për Beogradin, dëshmoi se Tirana politike ende e luan lojën totalitare në luftën për pushtet, sepse në aspketin ekonomik, sidomos në euforinë e turizmit, nuk ofroi asnjë ndryshim sidomos në rrafshin e të bërit punë për progres, mirëqenje popullore dhe gjithë kombëtare. Open Ballkani si hise e Edi ramës sikur mbeti pa opinga të Beogrdait, e që në realitet është luftë për të mbetur në pushtet. Por, në Beograd Open Ballkani është një mashë e një kastë kriminale nga sakrofagu i Hitlerit Ballkanit e që ishte S. Millosheviq, duke shituar ma në fund sovranitetin e RSFJ-ës, pa kredi e pa kamatë, duke i shitur edhe opingat edhe numrin e tyre. E lidhur me këtë, opozita në Shqipëri, është venë në izolim dmiror. Ajo në këtë çerek shekullin XXI nuk shfaqi ndonjë qëndrim të theksuar, por u tregua se është në luftë me vetëvetën, sidomos nga marsi i vitit 1997. Prandaj, mu për këtë, “imami” i socialistëve shqiptar mbeti në pozita pa konkurecë të glladiatorit agresiv, të cilin e sfidoi koha, dhe e paloi për toke lakmia e tepruar e piramidave dhe fajdeve kanceroze.

Të përfundojmë. Opozita në Kosovë është pa vizion. Opozita në Shqipëri është klinikisht e vdekur dhe avanturiere. Ndërsa Pozita në Kosovë është në gjendje të vështirë sepse është e ndrydhur nga erërat sllave, islame dhe kriptoevropiane. Prandaj, me shkuarjën e Kryeministrit Albin Kurti në Çikago në Konventën e Partisë Demokratike, çdo gjë është dëshmuar se shqiptarët e Kosovës janë populli më proamerikan në botë, me çka i është mbyllur goja çdo përgojuesi.

Ndërsa, sa i takon shqiptarisë në Shqipërinë Bregdetare, atje peshoja proamerikane është e theksuar sidomos në rrafshin e sigurisë sepse Shqipria për fatin e kombit është antare e NATO-s. Së këndejmi, nuk ka asnjë dilemë se kombi shqiptar, sot është në rreshtim e duhur si popull i lashtë Evropian. Dhe asnjë politikë nuk do ta lakojë në strategjinë Evroatllantike dhe pro amerikane.

Shkrimi i kushtohët: Adem Demaçit për largëpamësi kur tha: Nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi. Me randësi është se lufta jonë për bashkim kombëtar, është luftë e drejtë!

Më 20 gusht 2024