![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/20/200x200_shkelje1724133089.jpg)
Lexoni edhe:
Gjyqtar e prokuror të lidhur me krimin e shkelin ligjin dhe harrojnë betimin
Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni
Kosova nuk mund të krahasohet me vendet në regjion, sa i përket efikasitetit dhe profesionalizmit në institucionet e sundimit të ligjit, dhe pa dileme është në vendin e fundit. Asnjë veprim për tu mbajtur në mend. Ishte para 15 viteve një prokuror, N.M që filloi hetimet për së mbari por ai u burgos. Jua prishi mesataren. Vetëm nëse nuk i kanë familjarë, përndryshe asnjë qytetar i Kosovës nuk e njeh asnjë prokuror e asnjë gjyqtar.
-Prokurorët nuk flasin, nuk raportojnë në Kuvend, nuk prononcohen për rastet e ngritura. Gjyqtarët nuk e kanë asnjë aktgjykim meritor për tu mbajtur në mend. Në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht ka pasur turbulenca, edhe atje jo pse kanë akuzuar e dënuar por se kanë qenë pjesë e të këqijave. U largua ish kryeprokurorja e Speciales, korrupsion aktiv, tani gjyqtari i speciales. Kolegët po luftojnë në mes veti. Jo politikanë të hetuar e gjykuar por luftë brenda llojit. Në Bosnje gjithashtu u suspendua një prokurore e nivelit të lartë " Kajmakoviq" edhe aty luftë e brendshme. Në Malin e Zi edhe aty luftë brenda llojit. Ky mentaliteti Ballkanik në regjion, po luftohen brenda institucioneve, me siguri si po tentojnë të hapin ndonjë rast kundër të fuqishmëve, kolegët po i shantazhojnë. Në Kosovë dominon " paqja".
Gjyqtar e prokuror të lidhur me krimin e shkelin ligjin dhe harrojnë betiminLexoni edhe:
Nuk hetohen, nuk hapin raste të fuqishme por po e ruajnë "kohezionin e brendshëm me "heshtje morti. Pushteti i "tretë" në Kosovë është dështim total derisa Kuvendi dhe Qeveria po e realizojnë misionin e vetë ( me më pak ose më shumë sukses) drejtësia-sundimi i rendit dhe ligjit po shpenzon buxhet, po e rrit komoditetin. Nuk ka as transparencë e as llogaridhënie. Të gjitha nismat ligjore për riorganizim po hasin në rezistencë. Gjykata Kushtetuese e mbingarkuar prej lëndëve. Vetëpastrim nuk ka shanse me pas. Nismat ligjore nuk kalojnë. Ekzekutivi mundë të veproi vetëm duke ja ndalur-zvogëluar buxhetin e përgjithshëm, pagat nuk preken sepse aty ata për vete kanë nxjerr vendime që nuk lëvizin. Për veten janë shumë të suksesshëm, ekspeditiv dhe efikas. E ju qytetar të Kosovës, kthejuni vetëgjyqësisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".