Stop njëherë e përgjithmonë abuzimit të partive politike me fillim të kundërligjshëm të fushatës elektorale

Stop njëherë e përgjithmonë abuzimit të partive politike me fillim të kundërligjshëm të fushatës elektorale
Stop njëherë e përgjithmonë abuzimit të partive politike me fillim të kundërligjshëm të fushatës elektorale

Dardan Grapci

  • 21 August 2024 - 07:48

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Çdo kandidat për deputet që është zgjedhur, që është futur në listë të kandidoje ka të drejtë të bëjë fushatë zgjedhore, por vetëm atëherë kur të zyrtarizohet lista e certifikuar nga KQZ-ja sipas ligjit dhe jo tani të fillohet e të degradohet gjithçka, qoftë nga pretendentet për deputet apo edhe ata për kryeministra të ardhshëm që po i dominon formalisht e deklarativisht secila parti politike.

-Është fakt i pa diskutueshëm dhe i pa mohueshëm që të gjitha subjektet politike parlamentare, e kanë filluar thuaja se zyrtarisht fushatën zgjedhore 6 muaj para kohe, menjëherë pas shpalljes së datës nga ana e Presidentes Osmani. Këtë hap nuk e kanë bërë për asgjë tjetër, asnjë parti politike, por vetëm me qëllim të mashtrimit të qytetarëve nëpërmes premtimeve të mëdha dhe duke u përpjekur që të gjejnë gabime në qeverisjen e deritashme, për ti denoncuar ato dhe premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet, do të qeverisin më mirë. Kjo lloj fushate është një konkurrencë jo lokale politike sepse është e pa drejtë që tani në kundërshtim me ligjin të zhvillohet fushata me ngjyrim të plotë elektoral, edhe pse në një masë të madhe të opinionit po shihet si absurd i madh dhe veprim banal që as nuk dëgjohet dhe as nuk shikohet, e të mos flasim e presim se po ju besohet. KQZ-ja duhet të nxjerr urgjent një rregull të veçantë bazuar në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ta ndalon e ta dënon këtë lloj fushate të shfrenuar e të parakohshme.

Mendoj që për thyerje të ligjit duhet të ndëshkohen me gjoba të mëdha të tria subjektet politike opozitare , PDK-ja dhe LDK-ja dhe AAK-ja. Nuk duhet të lihet në heshtje veprimi i tyre në kundërshtim me ligjin por duhet të dënohen nga KQZ-ja për këtë fushatë para kohe që e kanë filluar, pra para afatit ligjor. Çdo kandidat për deputet që është zgjedhur, që është futur në listë të kandidoje ka të drejtë të bëjë fushatë zgjedhore, por vetëm atëherë kur të zyrtarizohet lista e certifikuar nga KQZ-ja sipas ligjit dhe jo tani të fillohet e të degradohet gjithçka, qoftë nga pretendentet për deputet apo edhe ata për kryeministra të ardhshëm që po i dominon formalisht e deklarativisht secila parti politike. Të gjitha subjektet politike duhet ta respektojnë ligjin nëse angazhohen për shtet ligjor, prandaj edhe kur jemi te fushata nuk duhet ta fillojnë atë para kohe, para afatit ligjor të cilin e cakton KQZ-ja. Prandaj në këto fushata duhet të intervenoj edhe policia e Kosovës, për t’ju ndaluar fushatën e cila në një mënyrë është ilegale dhe e jashtëligjshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".