Lexoni edhe:
Stop njëherë e përgjithmonë abuzimit të partive politike me fillim të kundërligjshëm të fushatës elektorale
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Partitë politike gjithnjë para kohe i kanë filluar fushatat e tyre politike ndonëse një e tillë nuk përcaktohet ligjërisht. Këtu realisht ish dashtë të veproj KQZ përmes ndonjë norme aktive në mënyrë që të sanksionoj veprime të cilat kanë për mision ekspozimin e programeve apo kandidatëve para se të veproj organi përkatës për atë qëllim.
-KQZ-ja duhet ta ketë parasysh këtë metodologji jashtëligjore dhe të paraqes sanksione për ato subjekte që shkelin kodin ligjor që rregullon aspektin e zgjedhjeve si nacionale ashtu edhe ato lokale. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, konsideroj se tashmë lufta është për vendin e dytë, aty është një garë e fortë që njëherit tregon edhe për nivelin e dobët të opozitarizmit, duke e ngritur edhe më lartë partinë që menaxhon me resorët e shtetit. Aktualisht Vetëvendosje është në pushtet dhe gëzon përkrahje të gjerë në opinion. Me diskursin që po funksionon, mundë të pritet që në zgjedhjet e reja do të arrin të ngritët edhe më lartë, prandaj nuk kemi vërejtur akoma ndonjë përpjekje për të garuar me subjektet politike opozitare për të bërë fushatë të parakohshme.
Ky është një shembull që do të duhej ta ndjekin edhe subjektet tjera politike, ta ruajnë qetësinë, ta promovojnë demokracinë dhe të mos i dhunojnë institucionet në të cilat janë pozicionuar me besimin të cilin jua kanë dhënë qytetarët për ti përfaqësuar aty dhe për tu angazhuar në interesin e përgjithshëm të shtetit. Gradualisht e me vendosmëri të plotë duhet të vendoset standardi i funksionimit të shtetit të pavarur, ligjit dhe kushtetutës! Kjo është e domosdoshme dhe bazike për shtetet ligjor të së drejtës .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".