Organizimi i Sulmit Terrorist në Banjskë nga Aleksandër Vuçiq, Presidentja Osmani e tha të vërtetën

Organizimi i Sulmit Terrorist në Banjskë nga Aleksandër Vuçiq, Presidentja Osmani e tha të vërtetën
Organizimi i Sulmit Terrorist në Banjskë nga Aleksandër Vuçiq, Presidentja Osmani e tha të vërtetën

Blerim Burjani

  • 21 August 2024 - 16:20

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Lirisht mundë të thuhet se ky konstatim është i bazuar në fakte. Kjo dihet se kush qëndron prapa sulmit. Është Vuçiqi dhe ushtria serbe, dhe policia dhe BIA. Mirëpo ky sulm shumë shpejtë u neutralizua dhe aksioni terrorist dështoi dhe nuk prodhoi pasojat që ishin planifikuar. Kjo u arrit falë edhe angazhimit të KFOR-it dhe bashkëpunimit me njësit e policisë elitare dhe shumë profesionale të Kosovës, Mirëpo ajo që akoma kërkon punë është zbardhja në detaje.

 

Nuk duhet të përjashtohen dhe injorohen aspak deklarimet e Presidentes Osmani, akuzat që ajo drejton, në adresë të Presidentit Serb Vuçiq, duke e apostrofuar atë se ai personalisht është i involvuar dhe organizatori kryesor u sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në veri të Kosovës, në fshatin Banjsk. Është shumë e besueshme dhe e pritshme që institucionet vendore të hetuesisë, policisë dhe të AKI-së, së bashku me ato ndërkombëtare, të kenë arritur në mbledhjen e informacioneve të mjaftueshme dhe të faktueshme të cilat e ngarkojnë drejtpërdrejtë Vuçiqin për organizimin dhe telekomandimin ë sulmit terrorist në Banjsk. Prandaj edhe deklarata e fundit e Presidentes Osmani shkon në formë goditëse kundër Presidentit serb, duke e etiketuar dhe atakuar atë drejtpërdrejtë për organizim dhe realizim të sulmit.

Duke qenë krejt e sigurt në atë që e thotë. Ajo ka deklaruar se nuk është supozim politik, por e di me të vërtetë, që Vuçiq ka urdhëruar drejtpërdrejt sulmin në Banjskë. Lirisht mundë të thuhet se ky konstatim është i bazuar në fakte. Kjo dihet se kush qëndron prapa sulmit. Është Vuçiqi dhe ushtria serbe, dhe policia dhe BIA. Mirëpo ky sulm shumë shpejtë u neutralizua dhe aksioni terrorist dështoi dhe nuk prodhoi pasojat që ishin planifikuar.

Kjo u arrit falë edhe angazhimit të KFOR-it dhe bashkëpunimit me njësit e policisë elitare dhe shumë profesionale të Kosovës, Mirëpo ajo që akoma kërkon punë është zbardhja në detaje. Deri më tash nuk ka pas hetim ndërkombëtar e as ndonjë raport tjetër që Vuçiq qëndron prapa sulmit. Për ta përforcuar e për ta vërtetë duhet të hartohet një raport përfundimtar ndërkombëtar për të saktësuar dhe zbuluar saktë se kush qëndroj prapa sulmit terrorist në Banjsk në shtatorin e vitit të kaluar, në mënyrë që kjo çështje të ngritët edhe në instanca ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".