Fati i urës mbi lumin Ibër është përgjegjësi e përbashkët shtetërore e pozitës dhe opozitës, për koordinim dhe bashkëveprim me aleatët e shtetit të Kosovës

Fati i urës mbi lumin Ibër është përgjegjësi e përbashkët shtetërore e pozitës dhe opozitës, për koordinim dhe bashkëveprim me aleatët e shtetit të Kosovës
Fati i urës mbi lumin Ibër është përgjegjësi e përbashkët shtetërore e pozitës dhe opozitës, për koordinim dhe bashkëveprim me aleatët e shtetit të Kosovës

Dardan Grapci

  • 21 August 2024 - 16:23

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Vendimmarrja me konsensus politik, pro veprimit të shpejtë apo me gjakftohtësi pir hapjen e plot të urës mbi lumin Ibër, maturi dhe koordinim me aleatët e shtetit të Kosovës, është top përgjegjësi e gjithë klasës politike kosovare pa dallim në pozitë dhe opozitë. Klasa politike, duke ruajtur dhe avancuar akoma më shumë raportet me aleatët e dëshmuar të shtetit të Kosovës, duhet të angazhohet akoma më shumë, jo vetë Qeveria e Kosovës, por edhe subjektet politike parlamentare, që ta bindin faktorin ndërkombëtar për bashkëveprim në koordinim, për të drejtën e pa kontestueshme të lirisë së lëvizjes në qytetin e Mitrovicës për të gjithë qytetarët, e cila e drejtë realizohet si e plotë vetëm nëse lirohet për qarkullim të pa kufizuar edhe Ura mbi lumin Ibër.

 

 Askush nuk mundët të i iki kësaj përgjegjësie sepse është çështje kruciale nacionale. Situata në veri të vendit, në komunat me shumicë serbe, shtrirja e plotë e sundimit të ligjit dhe integrimi i komunitetit serb, do të jetë gjithmonë matës suksesi i kësaj legjislature të Kuvendit dhe kësaj Qeverie, por edhe qeverive të cilat di të vijnë më pas, se pse çelësi i suksesit është v qëllimin final, ai i hapjes së plot të urës mbi Ibër. Derisa faktorët ndërkombëtar, përfshirë edhe KFOR-in kanë akoma rezerva dhe dilema se mundë të ndodhin eksese dhe provokime nga pala serbë , nga përfaqësues të shoqërisë civile serbe kërkohet që kjo dilemë të hidhet poshtë dhe ura të lirohet për të gjithë qytetarët, duke u kurorëzuar kështu përpjeka e madhe për normalizim dhe shtensionim të plotë të situatës.

Masat që janë marr deri tani në veri për integrim të komunitetit, për stabilizim dhe de eskalim të situatës janë tregues pozitiv dhe premtues që edhe një vendim për hapjen e plotë të urës nuk do të merr shumë kohë. Për këtë ka reaguar me plotë të drejtë edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, duke folur në lidhje me debatin mbi hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, e cila ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye dhe asnjë kuptim që të mbetet e mbyllur. Sido që të jetë, nxitimi nuk është në interes të askujt prandaj koordinimi për një kohë të caktuar shkon në dobi të shtetit të Kosovës por edhe të fitimit të besimit në institucionet e shtetit, nga qytetarët shumicë serb ne Veri të Mitrovicës, të cilët duhet të shkëputen ngadalë nga propaganda mashtruese e Beogradit.

Biserko u shpreh se hapja e urës është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, si qëllim i përbashkët që është edhe institucioneve vendore por edhe i faktorit ndërkombëtar. Kjo është një e vërtetë e madhe prandaj edhe është i nevojshëm bashkëveprimi dhe jo nxitimi. Me rëndësi është që matjet për qëndrueshmëri teknike kanë dalë pozitive dhe nuk paraqitet nevoja për ndërhyrje të re në revitalizim dhe përforcim.

Madje zonja Biserko e konsideron të pa kuptimtë mënyrën e kundërshtimit, se si po kundërshtohet hapja e kësaj ure, kur ka kohë që është nënshkruar një marrëveshje për një gjë të tillë. Për këtë çështje duhet ti bëhet akoma presion Beogradit që të mos i manipulon serbët lokal, për të ju thuhet e vërteta për afatet që kanë qenë të parashikuar dhe punët që janë realizuar në revitalizimin e urës gjatë asaj kohe. Hapja e kësaj ure duhet të ndodhë edhe për një arsye tjetër, derisa juan dy ura të tjera të rangut të dytë në këtë qytet e që shfrytëzohen për lëvizje të plotë të lirë, prandaj mbajtja mbyllur e urës kryesore nuk e ka asnjë kuptim dhe arsye. me plotë të drejtë mundë të themi se hapja e urës në Mitrovicë do të jetë simbolika më e fuqishme e normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, si dhe komuniteteve të tjera. Tri ura tashmë janë në përdorim nga qytetarët e Mitrovicës Veriore dhe Jugore. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut lirshëm vizitojnë Jugun, blejnë nëpër qendra tregtare dhe shkojnë nëpër kafene dhe ata nuk ngacmohen, nuk provokohen nga askush, sepse policia e Kosovës është atje dhe ofron siguri për të gjithë njësoj.

Faktori ndërkombëtar që po heziton akoma të pajtohet për hapjen e urës mbi Ibër duhet ta kuptoj se mbajtja e saj mbyllur po ndodhë vetëm me kërkesë të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, si mjeti i fundit me të cilin ai po e ruan ndikimin test serbët lokal të veriut të Kosovës nëpërmes mashtrimit, kurse realizimi i vendimit për hapjen e urës së Ibrit dhe vazhdimi I jetës normale dhe stabile në këtë qytet multietnik i jep fund ndikimit destruktiv të bandës së Vuçiqit i cili të gjitha mandatet ed deritashme i ka fituar duke i pasur votat rezervë tek qytetarët serb të Kosovës të cilët i ka manipuluar dhe i ka abuzuar ato.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"