Kisha Ortodokse Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiqit, nuk e do paqen me Kosovën e Shqiptarëve

Kisha Ortodokse Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiqit, nuk e do paqen me Kosovën e Shqiptarëve
Kisha Ortodokse Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiqit, nuk e do paqen me Kosovën e Shqiptarëve

Shqiprim Pula

  • 21 August 2024 - 16:25

Shkruan: Analisti- Shqipërim Pula

Kisha Serbe Ortodokse nuk e do paqen me Kosovën e Shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë këtu, prandaj dhe, sot, kur Kosovës e Serbisë sipas narratives Sovjetike, u kërkohet të krijojnë 'normalizim marrëdhëniesh', pengesë kryesore mbetet Kisha Serbe Ortodokse, e cila, mes tjerash, ka edhe interes që konflikti të vazhdojë dhe që urrejtja të trashëgohet nga një brez tek tjetri brez. Shenjtërit e nismave politike Serbe, përherë risjellin në kujtesën tonë, shenjtërinë e vrasjeve masive, dhunimeve e gjenocidit, në hapësirat e rajonit tonë nga ana e Kishës përgjatë shekullit që lamë pas, në veçanti!. Madje, thënë si parantezë, Kisha Serbe Ortodokse, ka specifikuar objekte e zona me status special, e me mbrojtje të veçantë, 44 sosh, ku nuk ka klerikë e murgj, por që pretendohet të krijohet "Kishë -Shtet" brenda shtetit të Kosovës!

 

Simbioza e njohur se shteti mbështet Kishën dhe Kisha mbron shtetin, tek vendet Ortodokse, njihet qysh nga Bizanti. Përgjatë historisë, Kisha Ortodokse ka luajtur rol fondamental në krijimin e identiteteve kombëtare e edhe shtetërore, madje tek vendet si Greqia, Serbia e Rusia, si vende ortodokse, Kisha, mbetet aktor në politik e faktor në pushtet shtetëror. Kisha Serbe Ortodokse (Srpska Pravoslavna Crkva) fuqishëm vazhdon të mbetet e involvuar në jetën politike dhe publike në Serbi, si entitet i përhershëm për vazhdimësinë e identitetit kombëtar Serb kurse politikanët si kalimtarë të kohës, prandaj merr rol edhe në përcaktim të orientimeve politike. E njëjta simbiozë është edhe tek federata Ruse, ku Kisha Ruse Ortodokse (Ruska Pravoslavna Crkva), hapur lavdëroi vendimin dhe mbështeti presidentin Vladimir Putin për të ashtuquajturin 'operacion special ushtarak' në Ukrainë!. Kisha Ruse dhe Serbe Ortodokse specifikisht janë edhe agjitatorë politikë në rajon. Të pa numëruara janë rastet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mbase duhet sjellë për vëmendje ndodhitë nga Kisha Serbe Ortodokse në Mal të Zi, duke luajtur agjitatorin, ku përmes veprimeve praktike në organizimin e mitingjeve për të minimizuar pushtetin shtetëror të kohës, arritën t'a përmbysnin atë përbërje politike për t'i hapur rrugë për ardhje në pushtet opozitës së atëhershme proSerbe, e edhe pro-Ruse. Ngjarjet në qytetin Cetinje gjatë vjeshtës të 2021, dhe më pas nënshkrimi i "Marrëveshje Themelore" në Gusht të 2022, ndërmjet Kishës Serbe Ortodokse patriarkut Porfirije dhe qeverisë së Malit të Zi e drejtuar nga kryeministri Dritan Abazović!, e cila marrëveshje përmban imunitete, privilegje dhe të drejta, që përbën një status 'sui-generis' përbrenda sistemit kushtetues e ligjor të Malit të Zi, ku Kisha Serbe Ortodokse nuk i nënshtrohet mekanizmave ligjor shtetëror, si dhe merr autorësinë si pronarë pronash duke i'u njohur e drejta të mos u nënshtrohet proceseve standarde ligjore. Më e rënduar bëhet situata kur Kisha Serbe Ortodokse në Mal të Zi, e minon identitetin Malazez duke i pretenduar të gjitha Kishat, si Serbe, dhe duke e konsideruar Malin e Zi si shteti i dytë Serb apo si "Sparta Serbe"; natyrisht, e pashmangshëm, këtë e bën me pushtetin shtetëror të Serbisë. Kjo simbiozë, Kishë- Shtet, lidhet me ideologjinë e Shën Savës mbi bazën e së cilës nacionalizmi i kombit Serb të ushtrohet ngushtë në mes Kishës dhe shtetit. Kisha Serbe dhe Ruse Ortodokse së bashku, historikisht, kanë mbështetur zbatimin e aktiviteteve të koordinuara në promovim të politikave shtetërore, si dhe organizatave në shtrirje rajonale me elemente Ruse, siç është e ashtuquajtura "Ushtria Kozake" të cilëve madje më 2016, u ishte organizuar edhe liturgji në Kishën e Shën Nikollës në Kotor, Mal të Zi, për t'a forcuar narrativën e vëllazërisë Ruso-Serbe-Malazese; dhe pikërisht për këtë si shqetësim për ndikimin Rus në rajon, Parlamenti Evropian në Marsin e 2022 ka miratuar një Rezolutë duke shprehur thellësisht shqetësimin që Kishat Ruse e Serbe, promovojnë aktivitete të caktuara në rajon.

Kisha Serbe Ortodokse nuk e do paqen me Kosovën e Shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë këtu, prandaj dhe, sot, kur Kosovës e Serbisë sipas narratives Sovjetike, u kërkohet të krijojnë 'normalizim marrëdhëniesh', pengesë kryesore mbetet Kisha Serbe Ortodokse, e cila, mes tjerash, ka edhe interes që konflikti të vazhdojë dhe që urrejtja të trashëgohet nga një brez tek tjetri brez. Shenjtërit e nismave politike Serbe, përherë risjellin në kujtesën tonë, shenjtërinë e vrasjeve masive, dhunimeve e gjenocidit, në hapësirat e rajonit tonë nga ana e Kishës përgjatë shekullit që lamë pas, në veçanti!. Madje, thënë si parantezë, Kisha Serbe Ortodokse, ka specifikuar objekte e zona me status special, e me mbrojtje të veçantë, 44 sosh, ku nuk ka klerikë e murgj, por që pretendohet të krijohet "Kishë - Shtet" brenda shtetit të Kosovës!, e, ky gllabërim, nga Serbët pretendohet që të përvetësohet lashtësia Shqiptare, dhe të justifikohet si Serbe. Alicia Kearns ish-kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, në Qershorin 2023 shpalosi informacione me rëndësi të veçantë, duke zbuluar kontrabandimin e armëve nga Serbia, duke i shfrytëzuar autoambulancat nga struktura të caktuara para shtetërore për t'i fshehur në Kisha Serbe Ortodokse; e ku agresioni ushtarak më 24 Shtator, 2023 nga grupet parashtetërore Serbe dhe armatimet masive të gjetura në manastirin e Banjës, në Veçan, treguan sërish e qartë se Serbia nuk është veç sponzorizuese, por bashkorganizatore dhe përgjegjëse së bashku me Kishën Serbe Ortodokse!. Mbase duhet konsideruar dy çështje, rishikimin e çështjes së ekstra territorialitetit të Kishës Serbe, si domosdoshmëri kombëtare e shtetërore, dhe themelimin e Kisha Ortodokse e Kosovës e cila sipas historiografisë ka ekzistuar para se të përvetësohet nga Serbët; ngase, shteti civil i Kosovës, seriozisht kërcënohet nga fqinji ynë verior, shteti Serb Ortodoks i cili vërtet po cenon mëvetësinë tonë. Kisha Serbe Ortodokse e do në tërësi Kosovën, ndërkaq politika Serbe të paktën i do administrimet Komunale përmes formacionit 'Srpska Lista' së bashku me (disa) ndërkombëtarë, që me ngulm e duan institucionalizimin e Serbisë në Kosovë përmes 'Bashkësisë së Komunave Serbe', e në tërësinë e tyre së bashku, n'a del Serbizimi si çështje kombëtare e Kishës dhe shtetit Serb mbi Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".