Lexoni edhe:
Organizimi i Sulmit Terrorist në Banjskë nga Aleksandër Vuçiq, Presidentja Osmani e tha të vërtetën
Shkruan:ANALISTI-Naim Miftari
Unë nuk besoj se fajtorët për krimet në veri të Kosovës, që nga viti 1999 deri në vitin 2024, do të dënohen ndonjëherë, aktorët kryesor, edhe pasi tani po flitet shumë për sulmin terrorist në Bajska kur janë vrarë një polic i joni dhe tre terroristë Serb, por askush nuk fol për masakrën e 2 dhe 3 shkurtit të vitit 2000 kur u ndoqën nga veriu i Kosovës nga toka e tyre,banesat,shtypit dhe lokalet mbi 15.000 qytetar Shqiptar.
-Ishte ky sulm i koordinuar mirë nga shërbimi sekret DGSE Francez që e kontrollonte ushtrinë Franceze, ishte sulm i koordinuar me UDB-në Serbe që i kontrollonte të gjitha formacionet dhe grupet kriminale në veri dhe koordinimin me kreun e SHIK- ut Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. që kontrollonin ish UÇK-në – TMK-në . Qëllimi ishte që veriu i Kosovës të jetë pa shqiptar, plan që u realizua gati 90%. Sa i përket sulmit në Bajskë nuk është fare sekret se vetë Vuçici, Vulini dhe Lista Serbe janë 100% aktorët që e organizuan e furnizuan dhe urdhëruan për sulm në veri kundër policisë kundër qeveris të Kosovës e cila vetëm në qeverinë e Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani shteti jonë bënë hapat e duhura që sundoj ligji në tërë shtetin, ta integroj veriun në shtetin dhe integritetin shtetëror të Kosovës, pasi qeveri e deri djeshme ishin ortak me Beogradin, me Vuçiqin,Daçiqin,Vulinin, Radojçiqin....ortak në pushtet, ortak në kontrabandë, në krim të organizuar e në biznese të ndryshme ku anashkalohej e dëmtohej dogana e Kosovës me qindra miliona euro për çdo vit.
Sa i përket KFOR-it sidomos atij Francez,EU,NATO-s, OSBE-s,UNMIK,EULEX .... të gjitha këto misione kanë dështuar dhe kanë qenë pjesë e ndodhive e krimeve ,kontrabandës, drogës.. e mijëra krimeve tjera që bëheshin nga viti 1999e këndej në veri të Kosovës. Deri tani kur për herë të parë nga pas lufta Kryeministri, qeveria, kryetarja e Kosovës nuk janë lodra të korruptua as lodra të shërbimeve sekrete armiqësore dhe jo mike të Kosovës .
Fajtori kryesor për gjendjen dhe krimet në veri nga pas lufta është Beogradi zyrtar dhe bashkësia ndërkombëtare, shtetet e QUINTIT që kanë lejuar Serbinë për të ndërhyrë në zona të caktuara të Kosovës që nga viti 1999-2020, që veriu i Kosovës të shndërrohet në El Dorado të kriminelëve serb të luftës, të kontrabandës,të drogës, prostitucionit, tregtisë me emigrant dhe në qendër të spiunazhit RUS, të FSB-GRU të Vladimir Putinit! Pra ,,miqtë tanë sidomos Franca dhe të tjerët mbajnë përgjegjësinë kryesore të fajit po aq sa mban Beogradi për krimet e pas luftës në veriun e Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".