Lexoni edhe:
Lehjet e Serbisë kundër Kosovës po hasin në vesh të shurdhër, nuk dëgjohen nga askush
Shkruan:ANALISTI-Shefik Shkodra
Serbia nuk është për paqe dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor. Haptas bën sulem në Kosovë. Edhe cakun tjetër e ka në Bosnje. Por, më parë deshi dhe dëshiron që në Kosovë ta ndez zjarrin. Këtë e ka nga misionarët rusë, të cilët shpresojnë çdo ditë të lëvizin për grabitje të tokave të huaja. Serbia nuk ka të drejtë (por këta nuk kanë turp) që të flasë për demokracitë e vendeve të tjera.
Një shpifje dhe gënjeshtër e Serbisë kundër Albin Kurtit, i ftuar në konventën e NDI në SHBA, i cili është edhe pjesë e panelit në të cilin u diskutua për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, me temën “Konventa Kombëtare Demokratike dhe roli i Partive politike”. Tash Serbia duhet të protestojë. Kjo është politika e vjetër e Serbisë. Kjo i bënë të shkruajnë letra kundër tij, se ky është kundër Ballkanit Perëndimor me sjellje e tij. Hë! S’ua mbulon kush këtë turpin. Këta veç turp e zi janë.
Për politikën e serbëve të Serbisë nuk ka çka thotë njeriu, pos se është një politikë me plotë gënjeshtra. Këtë e kanë pranuar edhe vetë. Kjo politikë e gënjeshtërt është pranishme që prej kur i kanë zbrazur terrenet shqiptarëve nga shqiptarët. Ato rrethe që janë quajtur dikur edhe nga vetë ata, “Shqipëria e Vjetër”, Sanxhaku i Nishit, etj. Këtë po e vijojnë pasardhësit e atyre “zullumqarëve”, stërgjyshërit e tyre. Të bëjnë krime politike e praktike (në luftë) dhe të hedhin faje te të tjerët. Kjo është diplomacia edhe e Serbisë së sotme.
Lehjet e Serbisë kundër Kosovës po hasin në vesh të shurdhër, nuk dëgjohen nga askushLexoni edhe:
Hiç nuk ka ndryshuar për as sa një qime floku. Dhe këto thurje të këtyre vjershave u ka dalë boja. Janë të tejdukshme. Nuk kanë as cipë petku. Dhe nuk di, cilat diplomaci evropiane e botërore mund t’i pranojnë. Tash në Kosovë e kemi një kryeministër që nuk pranon politikën e rrenës së tyre. Nuk pranon si thotë banda kriminele, ende e pa vetëdijshme. Kjo e ka çartë shumë trupin e rrenacakëve të Serbisë. Se Albin Kurti është ai i cili ka shkelë marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Se ky është shkaktari i të keqes, sipas tyre, për ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Do të thotë, ky duhet të izolohet se është shkaktar kundër paqes dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor, sipas gjuriqëve. Për këtë ai kërkon që edhe SHBA dhe BE, duhet që ta izolojnë, sikur me rastin e ftesës për në panelin e NDI-së dhe sipas tyre, qenka një mëkat për ftesën e Albin Kurtit të promovojë politikën që ndjek në vendin e tij. Është i shqetësuar bashkëpunëtori i A. Vuçiqit, një Marko Gjuriq, duke vjellë helm kundër përfaqësuesit të Kosovës, kryesisht kundër A. Kurtit. Po pse? Duke gënjyer, ky gënjeshtar dhe duke u përpjekur t’ia hedh fajin Albin Kurtit, e pyesim këtë farë “mjeshtri” të gënjeshtrës: Kush po nxit luftë në Ballkanin Perëndimor? Kush po përgatit banda kundër Kosovës? Kush po i nxit banorët serbë të Kosovës, të mos pranojnë Qeverinë e Kosovës, po atë Beogradit? Kush po përpiqet që t’i izolojë kuadrot institucionale në Kosovë për të pasur marrëdhënie me botën? A s’është ky farë Gjuriqi, ai i cili shkel marrëveshjet, kur mendon se duhet të izolohet A. Kurti e Kosova nga asociacionet dhe marrëdhëniet me botën e jashtme? Pra, ky po harron se, nuk ka nevojë Kosova të përfaqësohet prej bandave të politikës gënjeshtare të Serbisë. Duhet vetë shqiptarët e Kosovës të deklarohen para botës. Ata e qeverisin Kosovën. Ata duhet të jenë të pranishëm çdo kund nëpër forumet dhe takimet botërore, natyrisht, për të mos mundur gjuriqët të gënjejnë më për shqiptarët.
Me çka do të blihen votat për zgjedhjet e 9 shkurtit?!Lexoni edhe:
Që të mos mundën më t’ua ngjesin “bishtin” që nuk e kanë pasur kurrë dhe janë si të tjerët njerëz. Disa herë është potencuar se, Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në këto marrëdhënie dhe të tjera me botën. Po kjo rregullisht është vepruar nga ana e Serbisë. Natë e ditë ngarendin te çdo qosh nëpër Evropë, në SHBA. Japin para te cilido person që mund të bëjë atë propagandë në emër të tyre, sepse vërtet janë bërë të gërditshëm me falsifikime të ngjarjeve, me thash e të thëna pa kurrfarë kriteri. Këtu shihet edhe çfarë udhëheqës ka Serbia. Kush flet në emër të tyre. Këta i kanë marrë klishe thëniet gënjeshtare nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre të shek. XIX dhe po përpiqen që të ngjallin kundër shqiptarëve edhe sot.
Serbia nuk është për paqe dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor. Haptas bën sulem në Kosovë. Edhe cakun tjetër e ka në Bosnje. Por, më parë deshi dhe dëshiron që në Kosovë ta ndez zjarrin. Këtë e ka nga misionarët rusë, të cilët shpresojnë çdo ditë të lëvizin për grabitje të tokave të huaja. Serbia nuk ka të drejtë (por këta nuk kanë turp) që të flasë për demokracitë e vendeve të tjera. Ata e kanë gozhduar edhe popullin e vet. Ata sikur janë të verbuar e të çartur. Këtë politikë Vuçiqi e udhëheq ngase është njeri i krimit dhe duhet diqysh të shpërthejë. Shpërthimi i tij vjen ngase është i prangosur. Tash po e përdorin vokabularin e vjetër në kohën më të re. Është mirë që të mos pengojnë të tjerët. Sidomos Kosovën dhe shqiptarët. Ata nuk janë më demokratë se shqiptarët. Shqiptarët ende nuk i kanë kërkuar për dëmet e luftës dëmshpërblim, as ende nuk janë të akuzuar për krime në njerëzim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".