Mesazhi i Shefit të CIA-s amerikane vjen shumë i qartë, i zbutë retorikat e liderëve ballkanas si destabilizues ndaj paqes dhe sigurisë rajonale e më gjerë

Mesazhi i Shefit të CIA-s amerikane vjen shumë i qartë, i zbutë retorikat e liderëve ballkanas si destabilizues ndaj paqes dhe sigurisë rajonale e më gjerë
Mesazhi i Shefit të CIA-s amerikane vjen shumë i qartë, i zbutë retorikat e liderëve ballkanas si destabilizues ndaj paqes dhe sigurisë rajonale e më gjerë

Agim Bajrami

  • 23 August 2024 - 15:56

Shkruan- ANALISTI-Agim Bajrami

Me vizitën e shefit të CIA-s amerikane në disa vendet e ballkanike perëndimor si në; Sarajevë, Beograd, dhe Prishtinë, kryeqytete që konsiderohen me mundësi të konflikteve ballkanike, të nxitura nga konceptet politike të autoriteteve të tyre,të politikave nacionaliste, në emër të ndonjë kauze të tyre qesharake politike popullsitë,kur për interesat e vlerave të aleancës perëndimore , janë të pa pranueshme retorikat nacionaliste,dhe siç duket ,Villiam Burns, do të bëjë që ulërimat nacionaliste ballkanase, dhe kërcënimet e tyre, për nxitje të hapjes së luftërave ballkanike ,ka të ngjarë të mbesin vetëm në ulërima të retorikës të sëmundjeve të mendësisë ballkanike.

 

 

Viliam Burns ,shefi i CIA-s pas vizitës që u bëri Bosnjës dhe Hercegovinës dhe më pastaj shkoj në Serbi ,për të përçuar mesazhin e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimore dhe vetë paqja dhe siguria atje, është interesi thelbësor i politikës amerikane për Evropën dhe Azinë. Shefi i CIA-s pas,vizitës që i bëri Sarajevës dhe Beogradit , ka arritur e qëndruar edhe në Kosovë, dhe sipas të gjitha gjasave, autoriteteve të sigurisë dhe të politikës së Kosovës jua ka bërë të qartë, se krizat artificiale, dhe shtyrja, për përplasje eventuale apo trazirave rreth simbolikës së 'urës së Ibrit' do të paraqesin përgjegjësin ekskluzive të atyre aktorëve, të cilët e shkaktojnë dhe nxisin krizën, apo përplasjet eventuale ndaj forcave të KFOR-it. Dhe shtyrja përpara e agjendave politike rreth 'urës së Ibrit ' që pala kosovare po e konsideron ,se me hapjen e saj drejt pjesës tjetër të qytetit të veriut të Mitrovicës, po vendoset sovraniteti shtetëror, edhe për kundër se jo më shumë se njëqind metra, anësh ,janë rrugët tjera të pa penguara të cilat qarkullojnë automjetet dhe qytetarët pa pengesë nga jugu në veri dhe anasjelltas të vendit, ndërsa këmbëngulja , se hapja apo mos hapja e 'urës së Iibrit' për qarkullim edhe të automjeteve nga jugu për në veri dhe anasjellas ,nga,pala kosovare,konsiderohet shtrirje apo mos shtrirje e sovranitetit shtetëror, është krye këput mendësi konfliktoze fudolle ballkanike që në esencë nuk paraqet asgjë esenciale dhe përparim apo mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Por tek popullata përçohet dhe ndikohet, për nxitje në përplasje, shkatërrime dhe vrasje të mundshme të ndërsjella , në vend të zhvillimit të paqes, bashkëpunimit, forcimit të besimit , respektit dhe ngritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga bindjet politike,përkatësia etnike, apo e besimeve fetare.

Edhe thirrja nga autoritetet e politikës kosovare ,se hapja e 'urës së Ibrit' edhe për automjete,se "mbron sovranitetin shtetëror të Kosovës" është koncept i tejkaluar e kohës bashkëkohore të shekullit 21, naive,cinike,demagogjike,dhe hipokrizi e pa pranueshme, për mikun tonë të çmuar amerikan . Është e pa pranueshme ,gjithashtu që autoritetet e politikës së shtetit serb ,të bëjnë ndërhyrjet e tyre në punët e brendshme të fqinjëve të tyre,ndaj integritetit dhe rendit kushtetues, e veçmas të shtetit të Kosovës. Edhe më herët në shkrimet e mia, e kam bërë të theksuar ,se përpjekja dhe angazhimi i vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim të plot në BE e bëjnë të pa rëndësishme simbolikat e shekullit 20, të' politikave sovraniste' , duke u zëvendësuar konceptin e 'sovranitetit kombëtar' me atë të 'konceptit integrues' në përputhe me zhvillimet e integrimeve rajonale e globale. Koncepti praktik i zhvillimeve të integrimeve globale , është shembulli më i mirë i integrimi rajonal i Bashkimit Evropian , i cili për nga struktura integruese praktike rajonale, ka avancuar dhe treguar shembullin më të mirë botëror të zhvillimit dhe forcimit të paqes përmes lëvizjes së lirë për njerëzit,kapitalit ,mallrave, e dijes , në mes popujve dhe etnive , e besimeve të ndryshme fetare. Integrimi evropian, ka mundësuar ngritjen e mirëqenies së përgjithshme shoqërore,barazinë,ka forcuar demokracinë liberale, dhe sundimin e ligjit. Me vizitën e shefit të CIA-s amerikane në disa vendet e ballkanike perëndimor si në; Sarajevë, Beograd, dhe Prishtinë, kryeqytete që konsiderohen me mundësi të konflikteve ballkanike, të nxitura nga konceptet politike të autoriteteve të tyre,të politikave nacionaliste, në emër të ndonjë kauze të tyre qesharake politike popullsitë,kur për interesat e vlerave të aleancës perëndimore , janë të pa pranueshme retorikat nacionaliste,dhe siç duket ,Villiam Burns, do të bëjë që ulërimat nacionaliste ballkanase, dhe kërcënimet e tyre, për nxitje të hapjes së luftërave ballkanike ,ka të ngjarë të mbesin vetëm në ulërima të retorikës të sëmundjeve të mendësisë ballkanike.

Dhe qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor ,me shumë gjasa, do t'i gëzohen thirrjes së shefit të CIA-s amerikane, ndaj liderëve ballkanas që t'i kthehen arsyes ,për angazhim për paqe e mirëqenie dhe siguri rajonale dhe më gjerë. Dhe me siguri ,mund të besohej, se ulërimat e ujqve ballkanas , dhe thirrjet e tyre, si ;Dodik e Vuçiq,për vrasje,shkatërrime e luftëra ballkanas në emër të konceptit të botës ruso-serbe, po i zbut mesazhi i çart i shefit të CIA-s amerikane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".