Kulmi i absurdit nga BE: Nuk po ndëshkohet Serbia për aket terroriste në Kosovë dhe Boten Serbe, po ndëshkohet Kosova që po e mbron sovranitetin dhe integritetin e shtetit!

Kulmi i absurdit nga BE: Nuk po ndëshkohet Serbia për aket terroriste në Kosovë dhe Boten Serbe, po ndëshkohet Kosova që po e mbron sovranitetin dhe integritetin e shtetit!
Kulmi i absurdit nga BE: Nuk po ndëshkohet Serbia për aket terroriste në Kosovë dhe Boten Serbe, po ndëshkohet Kosova që po e mbron sovranitetin dhe integritetin e shtetit!

Muhamet Kelmendi

  • 24 August 2024 - 08:21

 

Shkruan- ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Masat e vendosura nga BE kundruall Kosovës janë të padrejta dhe të njëanshme. U vendosen masat për disa veprime të Qeverisë në drejtim të shtrirjes së sovranitetit të shtetit kudo në Kosovë. Shkaqet ishin tabelat e mjeteve të komunikacionit, dokumentet e udhëtimit, ikja e përfaqësuesve të serbëve nga pushteti, bojkotimi i zgjedhjeve etj. Shikuar në fushën juridiko-politike fare nuk ka mundësi që për çështjet e tilla të vendoset masat ndëshkuese.

-Tash duke u mbështetur në diskutimet për hapjen e Urës së Ibrit po kërcënohet përsëri Kosova me masa ndëshkuese nga grupet pro-serbe që gjenden në BE. Është anomali e llojit të vetë dhe shihet qartë dy anshmëria e BE-së kundruall Serbisë dhe Kosovës. Shteti serb organizoj grupet kriminale në veri të Kosovës dhe gjatë protestave të dhunshme në Zveçan i plagosën 98 ushtar të KFOR-te. Disa veta i humbën edhe gjymtyrët nga dhuna kriminale e përdorur prej serbëve të organizuar nga BIA serbe. Po kështu me 24 shtator dërgoj shteti serb grupin kriminal të Radojçiqit në Banjskë dhe vranë policin kosovar. Në grupin e tillë ishin mbi 70 veta. Kishin armë të shumta, edhe për front. Me gjithë këto akte kriminale shteti serb nuk u dënua me masa ndëshkuese nga BE. Në krahasimin e veprimeve serbe me ato të shtetit të Kosovës kemi dallime të mëdha. Shteti serb ka kryer dhe po në vazhdimësi po bënë akte për të pushtuar vende dhe për të ndërtuar Boten Serbe, dhe nuk i vendosen masa ndëshkuese. Ndërsa Kosovës, pse ndërton sovranitetin, e kërcënojnë me masa të reja ndëshkuese. Ky dualizëm i BE-së tregon pabarazi të lartë midis Kosovës dhe Serbisë në BE. Ndaj Serbisë nuk është vendosur asnjë masë. Ndërsa ndaj Kosovës ka masa ndëshkuese. Shkaqet janë të ndryshme. Serbia për krim e terrorizëm nuk dënohet, e Kosova për sovranitet ndëshkohet. Kjo nuk është barazi, por pabarazi dhe anim te BE-së nga Serbia. Ndoshta kjo bëhet pse Serbia kërcënon BE-në me luftë në Ballkan! Prapa e ka Rusinë dhe Kinën. Natyrisht edhe miqtë nga shtetet e ndryshme që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë ndikuar që Serbia mos të ketë masa. Kjo rrugë po vazhdon. Në organizimin e ri dhe me largimin e tandemit Borel dhe Lajçak nga BE shpresohet se gjendja do të ndryshon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".