Serbia e Vuçiqit nuk ndryshon, po ecën rrugës të trasuar nga politika e Millosheviqit

Serbia e Vuçiqit nuk ndryshon, po ecën rrugës të trasuar nga politika e Millosheviqit
Serbia e Vuçiqit nuk ndryshon, po ecën rrugës të trasuar nga politika e Millosheviqit

Skender Mulliqi

  • 24 August 2024 - 08:28

 

Shkruan- ANALISTI-Skënder Mulliqi

Ne që jemi tashmë gjeneratë më e vjetër, nuk kemi përjetime aspak të mira më serbët. Shqiptarët mbijetuan falë shpirtit të lirisë dhe rezistencës edhe pse u maltretuan, rrahën dhe u vranë në burgjet serbosllave historikisht. Ata që “puthën zinxhirin e hekurt të egër serb” dhe lufta e fundit çlirimtare , bën që ne sot të jemi të lirë. Shqiptarëve ju imponua të pranojnë prej shekujsh të kanë mbi supe kriminelët serb.

-Agresioni dhe kolonizimi ndaj shqiptarëve ishin dhe kanë mbetur aspiratat e sëmura të regjimeve despotike e fashiste serbe. Prandaj, edhe sot kur kemi hyrë në epokën e re të cilës me sakrifica i kemi kontribuar, në Serbi është ringjallur ultra nacionalizmi i cili na i ka shkaktuar të gjitha këqijat që mund ti imagjinoj mendja e shëndoshë.

Lista e të këqijave serbomëdha nuk mund të jenë as më të gjata as më të tmerrshme .Është e qartë për të gjithë, së shqiptarëve iu janë aneksuar më dhunë territoret , popullsia dhe sovraniteti nga bota sllave, e cila serish është qua peshë. Shqiptarët më unitet më të madh edhe mund ti rifitojnë të gjitha këto, domethënë të arrijnë çlirimin dhe bashkimin e saj .Rusia dhe Serbia po zhvillojnë një betejë të humbur të viteve të 90-ta, një betejë të imponuar të nisur nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit, më Putinin dhe Vuçiqin në krye. Arritëm të mbetemi të pa mposhtur duke fituar luftën së bashku me aleatët tanë perëndimor dhe miqtë amerikan. Si forcat politike në pushtet ashtu edhe ato tjera patriotike duhet të bashkohen së kombi dhe atdheu janë në rrezik. Aleancat e vjetra janë duke pa si mundësi që ta kthejnë ndikimin e humbur nga Lufta e Ftoftë . Ofensiva hibride e Rusisë dhe Serbisë po shoqërohet me agresion ndaj popujve të tjerë, duke përdorë edhe agresionin e propagandës për shpëlarje truri dhe shantazh. Millosheviqi ishte një autokrat , nacionalist ekstrem serb, që solli tragjedi me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Edhe kjo Serbi e Vuçiqit po ecën rrugës të trasuar të Millosheviqit, duke u mbështetur në traditën dhe partneritetin strategjik më Rusinë dhe Kinën. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë janë të një natyre të veçantë, kanë rrënjë të thella historike, dhe e kot duket çdo përpjekje e botës perëndimore , që serbët të braktisin këtë aleancë. Me luftën në Ukrainë, Serbia po mendon se do marrë përsëri Kosovën. E kjo themi ne, se Kosova nuk ka qenë dhe as që do të jetë kurrë më çështje e shtetit serb, së zëri i Serbisë ka shteruar përfundimisht në vitin 1999, kur edhe e humbën luftën me shqiptarët. Serbia duhet të kujtojë se Kosova dhe shqiptarët janë sot shumë më ndryshe në krahasim me periudhën e 25 viteve më parë, dhe se sot do të jetë e pamundur që Rusia dhe Serbia të ndërmarrin veprime agresive siç po mendojnë në raport me Kosovën liridashëse. Shtetet që dolën nga Jugosllavia e kaluan procesin e tranzicionit dhe po ndërtojnë gjithnjë e më shumë shtet ligjor e institucione demokratike, kështu edhe Kosova. Serbia ka mbetur i vetmi vend i bastionit të etno nacionalizmit dhe klero fashizmit primitiv. Ne Serbinë e Vuçiqit është instaluar një proces revizionist, ku po rehabilitohen kriminelet e luftës, së zaten në pushtetin e këtij shteti e kemi komplet garniturën e atyre që kryen krime monstruoze në BH dhe në Kosovë. Neofashizmi është bërë platformë politike e shoqërisë serbe. Nuk ka vend për tu çuditur, kur dihet se çfarë gjendje eskaluese kemi sot në rajon,e pikërisht nga ata njerëz të cilët shkaktuan luftëra në vitet 90-ta. Çka mund të pritet nga figurat obskurantiste e kriminale të Vuçiqit, Daciqit, Sheshelit, Nikoliqit e Vulinit të cilët promovuan dhe po promovojnë luftë, plaçkitje, dhunime , kallje pronash, vrasje makabre dhe çdo krim tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".