Lexoni edhe:
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim
Shkruan- ANALISTI-Arsim Aziri
Katër muajt e mbetur të këtij viti, në jetën parlamentare të kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, në atmosferë të nxehtë elektorale, do të jenë testi më i madh i sjelljes serioze të klasës politike në interes të shtetit, apo ana tjetër e kundër, shpërfaqja e luftës së paskrupull egoiste për kapje të pushtetit. Këto dilema shpërfaqen me plotë arsye duke pasur parasysh se sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka rëndësi vendimtare për miratimin e një varg ligjesh të rëndësishme të cilat janë me interes krucial për shtetin, për reformat në drejtësi dhe në administratën shtetërore, por edhe në fushën sociale.
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdimLexoni edhe:
Duke pasur parasysh tre vitet e kaluar me përplasje të madhe politike në kuvend, edhe në këtë pjesë që ka mbetur deri në zgjedhjet fillim vitit 2024, lirisht mundë të presim që Inatet politike pozitë – opozitë të paraqesin një pengesë të madhe e cila mund t’i lënë shumë projektligje pa u miratuar në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse dihet mirëfilli që këtu rol kyç do të duhej të luante shumica parlamentare duke kërkuar votimin nga ana e opozitës dhe konsultimet, transparencën dhe dialogimin për ligjet e rëndësishme, në mënyrë që ligjet e tjera të votohen dhe të mos mbesin peng i inateve politike ose i problemeve tjera për të cilat nuk janë arsye objektive që ligjet e caktuara të mos votohen, praktikat e kaluarës për tre vitet e shkuara tregojnë se ky lloj bashkëpunimi nuk ka funksionuar, edhe pse shpesh herë partitë politike janë zotuar për tu koordinuar dhe vepruar në interesin publik e jo atë elektoral e politik. Që nga dita e parë e fillimit të sesionit vjeshtor, Kuvendi do të ketë ngarkesë të madhe legjislative sepse janë grumbulluar shumë ligje me mungesë të shumicës së deputetëve, ku zakonisht kanë qenë momentet bojkotuese të opozitës ato që kanë prodhuar krizë dhe mungesë kuorumi.
Fillimisht janë ato 30 pikat të cilat kishin qenë në rend të ditës gjatë sesionit pranveror, edhe në seancën e fundit, nuk kishin arritur të trajtoheshin, derisa 12 projektligje kanë mbetur pezull pa u miratuar. Futja në atmosferë zgjedhore ka rrezik që akoma më shumë të acarohen raportet mes pozitës dhe opozitës dhe kështu të humbet tërësisht serioziteti I punës së Kuvendit në procesin ligjvënës, ku përveç pakos së ligjeve për reformën në drejtësi dhe administratën publike është edhe Ligji për buxhetin e shtetit, për vitin vijues.
Pra klasa politike në këta muajt vijues deri në ditën e zgjedhjeve duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse sjellja e deputetëve në kundërshtim me interesin publik dhe atë të shtetit, do të ndëshkohet nga populli, dhe ato subjekte që sillen në mënyrë të papërgjegjshme, është e pritshme që me ndëshkimin qytetar nuk do të arrijnë të bëhen pjesë e pushtetit për ta qeverisur vendin. Tani më nuk është ajo koha kur qytetarët janë mashtruar nga premtimet e kota të cilat asnjëherë nuk janë plotësuar, kurse akuzat ndërpartiake janë përdorë vetëm si mjet ndaj kundërshtarit potencial për ta shantazhuar dhe dëmtuar përgjatë procesit elektoral.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"