Sanksionet e BE-së do ta sfidojnë Qeverinë Kurti edhe përgjatë procesit elektoral

Sanksionet e BE-së do ta sfidojnë Qeverinë Kurti edhe përgjatë procesit elektoral
Sanksionet e BE-së do ta sfidojnë Qeverinë Kurti edhe përgjatë procesit elektoral

Blerim Burjani

  • 25 August 2024 - 08:57

Shkruan- ANALISTI- Blerim Burjani

BE-ja akoma do të vazhdon ta trajtojë Kosovën në të njëjtën mënyrë sikur që e ka trajtuar deri më tash me ato masat e shqiptuara që nuk po pezullohen akoma përkundër raportit të vlerësimit pozitiv. Kjo situatë do të jetë kështu përderisa Kryeministri Kurti nuk e ndryshon qasjen ndaj veriut.

 

Kryeministri Kurti thuhet se ka prishur status-quon në veri të vendit në kuptimin negativ. Pra kjo nënkupton që ka shkaktuar një disbalanc politik në trajtimin politik të serbëve, andaj Kosova është ndëshkuar dhe mund të ndëshkohet prapë me masa të reja në rast se krijon probleme të reja në veri.

Tash për tash kthimi i Kurtit prapa është i pamundshëm. Kurti nuk e bënë asociacionin asnjëherë, ky është me fund. Pra BE e SHBA duan asociacion dhe këta nuk lëvizin prej qëndrimeve të tyre. Politikisht Kurti është i pa dëshirueshëm në perëndim. Mbajtja e Kurtit në pushtet mundë te sjell vetëm ndëshkime, sepse s’ka asgjë prej kësaj teme sepse kështu vlerëson perëndimi. Tash populli le të vendos në mes të Kurtit dhe aleatëve perëndimor në zgjedhjet e reja në vitin 2025.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"