Vizita në tri shtetet e rajonit dhe takimet e shefit të CIA-s me krerët e institucioneve të Kosovës me peshë të madhe diplomatike e strategjike

Vizita në tri shtetet e rajonit dhe takimet e shefit të CIA-s me krerët e institucioneve të Kosovës me peshë të madhe diplomatike e strategjike
  • 25 August 2024 - 08:59

Shkruan-Dr. Hysni Aliu

Qëndrimi i shefit të CIA- s në Kosovë për dy ditë, takimi me Presidenten Osmani dhe me shefin e AKI-së, tregon që Kosova është një mjet i hekurt anti-plumb për Serbinë dhe se SHBA-të qëndrojnë fortë në mbrojtje të Ballkanit, se Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi i kanë miq të vërtetë në të cilët mundë të mbështeten në kohëra të vështira dhe mundë të ju besoj pa u menduar dy herë.

 

Vizita e shefit te CIA-s amerikane Viliam Burns, në Kosovë dhe rajon, është një tregues ndaj atyre se Serbia është një kërcënim serioz për Ballkanin dhe Evropën, dhe se Kosova është drejtpërdrejtë subjekt i kërcënimit në planet Ruso Serbe. Takimi i shefit të CIA-s me Kryeministrin Albin Kurti, siç duket ua prishi gjumin dashakeqëve të shtetit të vetë që bënin gara se kush po tregon i pari se si shefi i CIA-s e paska Izoluar Kryeministrin Albin Kurti. Kjo tregon se opozita e Kosovës përveç që është dashakeqe është edhe e padijshme dhe jo e informuar për çështjet më të thella shtetërore. Qëndrimi i shefit të CIA- s në Kosovë për dy ditë, takimi me Presidenten Osmani dhe me shefin e AKI-së, tregon që Kosova është një mjet i hekurt anti-plumb për Serbinë dhe se SHBA-të qëndrojnë fortë në mbrojtje të Ballkanit, se Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi i kanë miq të vërtetë në të cilët mundë të mbështeten në kohëra të vështira dhe mundë të ju besoj pa u menduar dy herë. Dje, pra të Premten, u fundos teoria idioteske e z. Ramush Haradinaj se Albini na qenka i rekrutuar i BIA-s serbe. Vështirë është vetëm të imagjinohet që shefi i CIA- s të ndanë informata me një bashkëpunëtorë të BIA-s serbe. Pra u fundos edhe teoria e ambasadorit Hovenier që Qeveria e Kosovës po vepruaka pa koordinim dhe po rrezikuaka ushtarët amerikan për të cilët në realitet çdo shqiptarë, përfshirë këtu edhe kryeministri, është i gatshëm të flijohet, vetëm e vetëm për ti mbrojtur miqtë tanë amerikan.

Dallimi që mundohet të bëjë ambasadori Hovenier në mes popullit të Kosovës dhe Qeverisë Kurti është një thjeshtim i një diplomati që i ven në pozitë të keqe edhe ushtarët e vendit të vetë, vetëm për tu viktimizuar se gjëja Albini qenka aq i keq e antiamerikan sa që po i rrezikuaka ushtarët e vendeve mike. Sa i përket arsyes së vizitës së shefit të CIA s z. Burns në Ballkan, unë besoj shumë që kjo ndërlidhet edhe me situatën në Ukrainë, dhe posaçërisht me ndryshimin e strategjisë së luftës së perëndimit/Ukrainës ndaj Rusisë. Ofensiva dhe invazioni i Ukrainës duke okupuar qytetin Kursk në Rusi ka ngjallur shqetësime për mundësinë e një hakmarrje Ruse ndaj perëndimit duke hapur frontin e ri Ruso Serb në Ballkan, ku Bosnja, dhe Kosova, do ishin caqe të këtyre sulmeve ku pashmangshëm direkt ose indirekt do të involvohej edhe NATO- ja. Fronti në Rusi dhe okupimi i Kursk erdhën si rrjedhojë e tendencës së Rusisë për ta hapur një front tjetër të perëndimit ku do të aktivizohej lufta Iran Izrael dhe Liban. Rusia filloi ti dërgonte mbrojtje kundërajrore Iranit për ta forcuar në luftën e tyre kundër perëndimit, gjë që për mendimin tim shkaktoi reagimin e SHBA-ve ku këta i dhanë lejen dhe përkrahjen Ukrainës për ta thyer kufirin Ukrainë Rusi. Kjo i tregoj Rusisë që ne dimë dhe mundemi andaj kontrolloje veten. Tani duke parë situatën nëpër të cilën po kalon Rusia, është shumë e besueshme që ata do bëjnë çdo gjë që munden për të hapur një front Ballkanik ku pastaj nëpërmes Bjellorusisë, Sllovakisë dhe Hungarisë Rusia do krijonte një korridor tokësor Ruso serb. Kjo duke pasur parasysh afërsinë e Sllovakisë dhe Hungarisë me Rusinë. Një gjë e tillë do ta shkatërronte BE-në dhe do ta ndante NATO-n. Këto që po i shkruaj janë vetëm teori të miat, ndoshta konspirative, po që fatkeqësisht shpesh kanë dal si të vërteta. Edhe sjellja e presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman nuk janë aspak unifikuese në aspektin e raporteve SHBA, Britani e Madhe dhe BE.

Kam thënë që marrëveshja BE Serbi për litium është sikurse Nord Strim 2 i Gjermanisë të cilin e kundërshtonte SHBA, dhe zaten e solli edhe fillimin e luftës në Ukrainë. A do të sjell luftë në Ballkan dhe Evropë kjo marrëveshja BE Serbi që në fakt është Francë-Gjermani-Serbi, unë nuk e di, por jam i sigurt që gjerat po shkojnë kah zgjerimi i luftës dhe që pas Rusisë BE-se do i hiqet edhe një krah, pra Serbia. Ne si shqiptar duhet të jemi krenare që jemi në anën e duhur të historisë, jemi krah SHBA-së dhe krah vendeve si Britania dhe vendet tjera të BE-së si Finlanda, Suedia, Holanda, vendet Baltike e shumë anëtare tjera të BE-së që janë lojtar më të vogël por që kanë peshë të madhe në tërë këtë mjegullnajë që ka kapluar Evropën dhe Botën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".