Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës shembull i politikës së degraduar që do të duhej ndëshkuar dhe harruar

Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës shembull i politikës së degraduar që do të duhej ndëshkuar dhe harruar
Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës shembull i politikës së degraduar që do të duhej ndëshkuar dhe harruar

Nexhat Haziri

  • 25 August 2024 - 09:01

Shkruan-ANALISTI: Nexhat Haziri

Këtë mendim e kam sidomos duke pasur parasysh që tani po futemi në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vitin e ardhshëm. Thjesht unë më shumë pres që Kuvendi të shndërrohet në një arenë propagande nga secili subjekt politik, dhe fare pak do të ketë nga puna për të cilën e ka funksionin kuvendi dhe për të cilën edhe zgjidhen deputetët.

 

Mendoj se kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës do ta mbylli mandatin e vetë duke mbetur në kujtesën e qytetarit si legjislatura më e dobët në historinë e parlamentarizmit të vendit tonë. Ky epitet do të mundë ti mbetet i tillë për shumicën e veprimeve jo serioze, jo vetëm për nga dinamika e punës, niveli i diskutimit dhe debatit parlamentar, por sidomos te kualiteti i ligjeve, e të cilat kanë përfunduar në gjykatën kushtetuese duke u shpallën edhe si anti-kushtetuese. Kështu që sipas mendimit tim as në sesionin vjeshtor nuk mundë të pritet që kjo legjislaturë të jetë më aktive dhe më rezultative në miratimin e ligjeve. Këtë mendim e kam sidomos duke pasur parasysh që tani po futemi në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vitin e ardhshëm. Thjesht unë më shumë pres që Kuvendi të shndërrohet në një arenë propagande nga secili subjekt politik, dhe fare pak do të ketë nga puna për të cilën e ka funksionin kuvendi dhe për të cilën edhe zgjidhen deputetët. Sido që të jetë, është mirë që po i vije fundi kësaj legjislature me shpresë që qytetarët të jenë më të vëmendshëm se kujt po i besojnë votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".