MJERIMI I SHOVINIZMIT SERBIAN ËSHTË NË ÇARKULLIM

 MJERIMI I SHOVINIZMIT SERBIAN ËSHTË NË ÇARKULLIM
 MJERIMI I SHOVINIZMIT SERBIAN ËSHTË NË ÇARKULLIM

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 26 August 2024 - 11:16

Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Shovinizmi serbian si lloj i mjerimit ekstrem nuk është krijuar për një ditë. Dhe nuk mundët të zhdukët me një direktivë apo kërcnim. Këtë shovinizëm që metastazoi deri në gjenocid në fund të shekullit XX provoi NATO për 78 ditë bombardime që ta “sheroi”. E kotë. Madje ai që e kishte programuar gjenocidin mbi shqiptarë, pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë, filloi të belbzoi: “luftën nuk e kemi humbur”. Tani, vet fakti që kontigjentete KFOR-it iu kanë mveshur kufirit Kosovë-Serbi tregon nivelin e seriozitetit, që dëshmohet se nuk është e mundur të sulmojë Serbia,ashtu si e nxitë Agjentra ruse në Nish, po nuk është e mundur “tani për tani, të hapër ura e Berlinit dy”.Po shqiptarët janë “adaptuar” me mure të tilla, sepse për 40 vjet kufiri shqiptaro-shqiptar ishte kthyer në rrezik për paqën në Evropë, sepse për dy shekuj Serbia ka ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

E vërteta, shefat e CIA-s do të vijnë e shkojnë. Por mjerimin shovinist serbian nuk do të mundën ta evitojnë pa i paguar Serbia reparacionet (dëmet e luftës), sepse ndryshe ky popull është ngjizuar në urrejtëje dhe lakmi pët roje të hueja, në të cilën rrugë e nxisin rusët, madjeedhe disa çarqe ekstreme everopiane. Nëse ky realitet politik, shtetëror dhe religjioz serbian shpalosët se çka synon, nuk është mësuar, ose nuk don askush ta mësojë, atëherë është i kotë çdo kontakt i cilit do nivel, aq më parë kur më 8 qershor 2024 ajka e shovinizmit të mjerë serbian e zbuloi “Deklaratën e Botës serbe”. Lidhur me këtë, nuk jam specialist për t` i spejguar simbolikat diplomatike, por përshëndejtja e Shefit të CIA-s me Kryemnistrin e Kosovës me njërën dorë në gjep, flet se është fjala për pozë të dykuptimsisë, që nuk duhët injoruar, sepse AI e ka bazën më të fortë do të thoja jo vetëm në Ballkan në Bon Still, në qendër të Republikës Kosovës.Po e them këtë, për faktin se inforamatat si pse erdhi Shefi Berns, janë të të pakta, dhe opinioni është i yshtur për të mësuar edhe për cikrrime, pale mos po kupton diçka më tepër. E vërteta, ajo pozë është e pazakont në diplomaci, por me që Shefi i CIA-s është specialist edhe i diplomacisë, tregon se ajo pozë “nuk i ka kryer punë në opinion”, me që shumë interpretues kanë lëshuar “fjalë” se:“është edhe çështje shëndeti”. Në anën tjetër, Shefi i CIA-s me që ishte në një sherbim jodiplomatik, do të thot se diplomatët po vijnë në Kosovë dhe po nënçmojnë, me duar në xhepa. Kjo disi do të thot se: “Unë jam këtu të Ju tregojë, se jeni të sigurtë, por mos rrini me duar në gjepa, punoni, përparoni dhe emanciponu në aspektin e teknologjisë, sepse me dorën në gjep do të thot edhe se e kam një aparat, që inçizon dhe teston edhe trurin e bashkbiseduesit, sa jeni koshient në patriotizmin e juej: çka, si dhe pse mendoni se për çka kam ardhur”. Po,ka spjegim se edhe me këtë simbolikë se: këtu jam i sigurtë, si në shtëpinë time’.

Nuk kam ardhur për “ziaret”, por kam ardhur me detyrë që Deklaratën serbiane për Botën serbe, ta xhveshi nga misterioziteti, e t` u them edhe atyre që prekin, edhe atyre që synohet se do të prekin agresivisht Kosovën si projekti më sublim i UÇK-ës dhe NATO-s, se jeni në iluzione dhe po bërëni hesape, pa neto llogari.

Pak histori pse e vura titullin e këtillë:Mjerimi i shovinizmit serbian

Ka kaluar një një kohë, qysh kur Karl Marks e shkroi veprën: Mjerimi i filozofisë, duke i drejtuar kritika Prudonit. Gjithashtu ka kaluar një kohë më e shkurtër që Karl Popper, drejtoi analiza dhe kritka me titull: Mjerimi i historicizmit. E vërteta, ky studim analitik nuk ka të bëjë fare me ndonjë mjerim të historisë, edhe pse në kohën e demokracisë kanë lulzuar shumë shkolla e kolegje, që mirrën me çdo çmim me shtrembërimin e historisë, duke mos u bazuar në rënditjën: Çka ka ndodhur; Si ka ndodhur dhe Pse ka ndodhur akcil ngjarja, duke e ,mbyllur “tregimin” me pasojat.

Gjithënjë në këtë fushë, shovinizmi i mjerëserbian, qe dy shekuj ka pësuar gjithëfar inflacionesh. Ç` është e vërteta, mjerimi shovinist serbian nuk është orogjianl.Siç nuk është origjinal as lëvizja konvertite rreligjioze në Kosovë që ka shpërthyer këtë vit. Sidomos pas Epopesë së NATO-s (1999), e që ia ka krujar shansën të quhët Epope UÇK-ja, NATO ka marrë një famë të padëgjuar në Glob, famë ajo që në shumë raste, është kah keqpërdorët edhe brenda edhe jashtë Kosovës, kuptohët për interesa të ngushta, por me filozofi mjestare islame dhe krishtere. Madje ka zëra që luftës së UÇK-ës i jipet epiteti se: “lufta shqiptare nuk ka qenë “lëvizje kombëtare, sepse peshën kryesore e ka bartëLëvizja paqesore” e LDK-ës. E ky rezonim është kah shprehët simbolikisht që nga Zyrja e Presidentës deri në plasimin e shtatoreve në Kryeqytet, sepse është mbushur Kosova me minare dhe kryqa, fare të panevojshëm, por që funksionin e kanë që Kosovën ta mbulojë prap terri dhe krimi. Pra, autostrada jonë disi nuk ka shenja të ligjësisë shtetërore, por ka shenja të luftës për grabitje të historisë, përmes miekrrave dhe medaloneve të “pagzimit”!.E sigurisht se kjo fotografi konkave e Kosovës, Shefit të CIA-s nuk i pëlqen, prandaj ka ardhur për të shpërndarë trimëri dhe burrëri sikurse më 1999.

Këto lëvizje sado që në brendinë e tyre kanë lemente përparimtare, kur krahasohën në mes veti, me kohë u zbulohët qëllimi lakuriq, se janë në sherbim të përsëritjës së historisë pozitive, jo si farsë, por si tragjedi e mundëshme, në rrafshin e kulturës materiale të një populli nën kujdestari.

Në shkencën e Historisë dihet se “Mjerimi i shovinizmi serbian”, është një avanturë ballkanike, me dallim nga shovinizmi evropian që është një avanturë speciale. Po çka është shovinizmi Lindor atëherë?.Shumë lehtë gjëndet përgjegja.Është një avanturë profesionale, gati e pasherueshme, gjithënjë me premisa rreligjioze bizantine dhe islame. Po në këtë rrafsh, nuk mund të anashkalohet pyetja se: çka është shovinzmi Perendimor atëherë? Mos është më pak i mjerë, më shumë i civilizuar si na servohët?. Edhe ky shovinizëm nuk mbetët pa oaza shoviniste rreligjioze, edhe pse përmes propogandës mbulohët me teknologji shekncore, në sakrofagun e të cilit janë venë kryqat e përgjakur dhe Krishti famëlartë mahnitët me të arriturat që në Lindje quhën plagiat dhe anasielltas. Pra, këto katër lloje avanturash e sajojnë nazifashizmin që dëshmohet se Bota kurrë nuk do të mbetët pa kundrthënje, pa lufta lokale e të përgjithshme, të cilat në një rrafsh e zbulojnë esencën konceptuale dhe definicionin e gjenocidit, ashtu si e koncepton të sistemuar OKB. Së këndejmi, shovinizmi i mjerë serbian është në luftë me kroatë, me hungarez, me rumunë, me bullgarë, me shqiptarë, me malazezë, me boshnjakë, por prap nga hulumtimi përmamnet del se nuk është “shpikje” origjianle. Jo, ky shovinizëm (serbian) ka premisa të shkallës urrejtëse nga rrafshi i smurë i megalomanisë mesjetare bizantine, i kohës kryqzatave, i kohës xhihadit, e që të gjitha janë si një lloj kripe të imponuara nga ideologu i marrinave sllave Danilevski, dhe literatura e “ndaluar” ruse, me një anë, dhe kneta e infektuar Perendimore e bazuar në diegjën e librave në Itali, dhe rikthimin pas 800 vjetësh (rekonkvista) në Spanjë, ku fillon epka e imperializmit si smundje pa diagnozë medicinale. Këto lëvizje në fillim, disi janë dukur se janë si “kuryevpra” nga nacionalfanatizmi francez, dhe socialimperilalizmi britanik i shekullit XVIII dhe XIX, për ta marrur kurorën pastaj shovinizmi gjerman, italian dhe ai rus me ngjyrë totalitare komuniste, që ishte pa pa konkurecë gjatë shekullit XX-t dhe gati e pati fituar të drejtën qytetare si “Evrokomunizëm”. Por ky komunizëm “agrar” që kishte lindur në gjysmën e dytë të shekullit XIX, erdhi deri te kombinimi i të dy shkollave urrejtëse, në shkallë eksperimentale çuditërisht te populli serbian, qëjo rastësisht përfitoi prej të dyave, me moton: “Po e luftojmë Osmanlinë në Evropë-po e largojmë islamin nga Evropa”!. E pikërishtë në këtë kartë të “knetës infektuar”, në fund të shekullit XX, shovinizmi serbian, filloi të luaj me letra të përgjakura ushtarake dhe diplomatike, agjenturore dhe rreligjioze, që ishin shpalosur në Berlin (1878), ishin shuguar në Londër(1912/13) dhe lejuar për ta shkelur tërë Ballkanin në Versaj më 1919, duke iu versulur me programe popullit shqiptar me moton: “ Llapi, Sitnica, Ibri, Drini dhe vardari do të bartin për hatër të Evropës plisa dhe koka të shqiptarëve për dy vite”. (shiqo: Ballkanikus, Vdekje shqiptarëve liri e sllavëve dhe kryqit deri në Bosfor”, në DASIPB, me shenjë sekret: 012/ 1912, i “ndaluar për publikim”). Dhe a nuk ishte në konjunkturë me këtë porosi rreligjoze serbe edhe thënja: “Vetëm urdhëro Sllobodan, do të shkojmë deri në Tiranë”, madje me “pushkë të gjuetisë”. E këto prralla CIA i ka si në pasqyrë sepse ishte në sinkroni me UDB-ën deri sa iu nevit më 1989, për çka u ofruan rreth 11 miliardë dollarë që të “ruhët RSFJ”.

Serbët nuk kanë mësuar asgjë nga trimëria (juanshtvo) as nga burrëria (çojstvo).

Trimëri do të thot më e mbrojtur vetën nga tjetri. Ndërsa burrëri do të thot më e mbrojtur tjetrin nga ti. Së këndejmi, kombinimi i shkollës urrejtëse ruse me atë franceze, në “sofrën” historike serbiane e japin një “gjellë” të çelbur në historinë e mbeturinave nga arsenali mesjetar të ciat patën sajuar një realitet shoqëror në Evropë me aromë fundrinare, sidomos më 1965.Pra, politika dhe shteti serbian që u beatifikuan në atë fundrinë me kohë, kryesisht nga rreligjioni sepse mungonte shteti puritan, por në vend të pamundësisë së veprimit të shtetit, ishte krijuar një helm kimik nga njeriu kundër njeriut, me të cilin dikur osmanlia ka pas luajtur si macja me miun, për një kohë duke iu vërsulur pastaj Shqiptarisë, me tërë fuqinë sidomos gjatë shekullit XIX (Kujto ekzekutimin e 800 politikanëve shqiptarë në Manstir në iftar nga guvernatori i dërguar i Stambolit, në gusht 1830),krejtë me prapavi për ta alienuar shqiptarinë nga çdo progres. Prandaj, shovinizmi i mjerë serbian, i sajuar përmes Jovan Ristiqit (më 1878 në Berlin), Vlladan Gjorgjeviqit dhe Nikolla Pashiqit (në Londër 1912/13) e krijoi kombin urrejtës, plus mjerimin që e shoqëron me rrena dhe hipokrizi megalomane. Kuptohën se atë industri rrenash e eskploroi Dobrica Qosiqi, për të treguar se Jugosllavia do të metastazoi deri në Selanik dhe Durrës, duke synuar përtritjën e kohës Dushanit sikurse Duçe kohën Romake dhe Hitleri në teorinë raciste ariane. Pra shovinzmi i mjerë serbian është një kobinim që merr injeksione sikurse i smuri me diabet, e të cilin “diabet” shtabi i gjeneralëve serbian e ka pasë shkolluar deri në doktrinë, jo i pandihmuar edhe nga Lindja edhe nga Perendimi sepse shpresat për okupimin e “venave” (limenjëve) të Ballkanit por edhe për Borin, Trepçën dhe Litiumin, nuk kanë lindur sot!.

Megalomanizmi urrejtësserbian do ta fitojë një dimenzion të ri përmes mësimeve të Vasa Çubrilloviqit, krijuesin autentik të zhdukjës së popujve që e rrethinin serbianizmin e në rend të parë, shqiptarët. Pse në këtë rreshtim u rënditën shqiptaetë, nuk është vështirë të zbulohët. U rënditën shqiptarët për faktin se Evropa e kishte në “plan” nga koha e Kryqzatave, me që nuk mundi për ta çliruar varrin e Jezusit famëlart, në vend të atij çlirimi u sajua nevoja e luftës kundër osmanlisë (kundër Islamit), duke identifikuar kështu një pjesë jo të vogël të shqiptarëve që ishin ismalizuar, pjesërishtë si mercenarë në ushtritë arabe, pjesërisht për interesa ekonomike nga osmanlia dhe pjesërisht me dru dhe dhunë fizkke në emër të “dinit dhe imanit”.

Kështu serbianit të rusifikuariu krijuan kushte që t` i zabatojë dy detyra me një mjet: ta shfarosë shqiptarësinë do të thot ta shfaros islamin nga Ballkani, dhe ky orientim do të pelqehët në Evropë. Pra lufta: ta largoish osmanlinë nga Evropa, Serbia e ka shfrytëzuar si kredit falas.Prandaj në këtë rrafsh serbian kanë përfituar në saje të mësimeve të Slepçeviqit (historia duhet shkruhet me prralla!) dhe Ruvarcit (historia duhet shkruar me fakte, qofshin ato edhe të janë tragjike!!), pra duke i kombinuar të dy shkollat.

E dy shkollat do të kriojnë hapsirë jetësore përmes Londrës, Parisit, Vjenës, Romës, Berlinit dhe Peterburgut që u ndan në blloqe përmes “Shoqëris hapur”, e cila e ka ngjizuar si ide Ballkanin, madje si epruvedë eksperimentale ku kanë filluar të gjitha tragjeditë hapur ose mbyllur, me çka iu hap ‘krediti” rreligjionin serbian qysh më 1912 për eskpanzion, i cili identifikohet me pansllavizmin rus në vend të atij bizantin. Së këndejmi, kapitalizmi, fashizmi, komunizmi, liberalizmi, dhe të katërta së bashku, janë peshtetur në socialimperializëm ekstrem gjatë pjesës parë të shekullit XX, ku shovinizmi i mjerë serbian, ka maturuar dhe është ngjizur në nazifashizëm me ngjyrë të kuqe. E kah do të projektohët shoqëria njerëzore në histori sot, askush nuk ka njohuri, por në këtë mjegull askush nuk do të mundët për ta marrur si pronë të vet për veti, asnjë shovinizëm, fakt ky që pushtreti i Beografit me asnjë çmim nuk po largohët nga ky sindrom infektiv, sepse i ka siguruar gjithëmonë iluzione.

Bota serbe është botë e mjerimit urrejtës plus

Dokumneti “Bota serbe”, zbulon tërë rreshtimin gjeneral të shoqërisë serbiane në të ardhmën. Pra, ai që e hulumton këtë “ardhmëri” të mjerë shovinizmi vrehet se shoqëria serbiane ka sharrruar shumë thellë në urrejtje, prandaj për t` i ndihmuar kësaj shoqërie për të dalur nga gremina, duhet dituri, durim, por mbi të gjitha duhet forcë sepse ndryshe nuk largohet nga ‘istikamet” , faktë që është argumentuar qe dy shekuj rresht. Dhe shtrohet pyetja, pse Perendimi nuk investon në sherimin e këtij infektimi zingjiror, faji nuk është vetëm rus, por faji është edhe interes strategjik edhe Perendimor, sepse Serbia u duhet për të eksportuar injorancë dhe urrejtëje që krijojnë tregje të reja për shitje të bombave dhe helmeve vrastare, në mënyrë që lënda e parë të nxirret nga toka e Ballkanit, me sa më pak diersë dhe dituri.

Në dokuemntin e “Botës serbe” të 8 qershorit 2024 thuhet: “Në kuvendin gjithëserbian sot u aprovua Deklarata për mbrojtjën e interesave nacionale dhe të drejtave politike për ardhmërinë e përbashkët të popullit serbian”. Natyrëshëm, se ky konstatim e vuri në sporvë tërë establishemnin shtetëror të SHBA-s sidomos, sepse Serbia dhe Repubilka serbe janë në Ballkan si kespoziturë fashiste ruse, që shpërndajnë çregullime në të katër anët nga Nishi. Mu për këtë më 21-23 gusht 2024 Sekretari i Stejtdepartamentit SHBA CIA e vizitoi Sarajevën, Beogradin dhe Prishtinën, pra vendet ku Serbia aspiron t` i shtrijë sërish spirancat okupuese.

E tërë Deklarata në mes Kreut të Serbisë dhe Republikës serbe, me bekimin e kreut të Kishës, u zotua se do të kujdestët që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet, gjithnjë nën filiozofinë neofashiste të Ballkanit Hapur (Pika 1-10).Në vijim deklarata nga pika 11 e deri në pikën 16 elaboron çështjën e Kosovës, si “pjesë integrale e Serbisë”. Nga pika 17 e deri në pikën 33 rrahët çështja e integrimit në forma që i imponon koha, por gjithnjë duke u fokusur në krijimin e Serbisë madhe. Në kuadër të kësaj ideje në pikat 34-35 elaborohet pretendimi serbian ndaj viseve të Kroacisë, duke e mbulluar qëllimin me ngjarjet e Luftës Dytë Botërore. Në vijim Deklarata provon edhe një herë ta përvetësojë popullsinë e Malit Zi, duke aluduar në mes rreshtave atë çka ka ngja më 19 nëntor 1918 kur Mali i Zi u detyrua ta humbë shtetin, gjuhën, kombin, pavarësinë rreligjioze, dinastinë dhe etnin në përgjithësi. Kuptohet, sipas Deklaratës, këto synime arrihën duke investuar në natalitet, bujqësi, ndërtim të infrastrukturës (pikat 36-47). Në fund jipet sinjal se Serbia ndërtohet në “fqinjësi të mirë” duke pasur para sysh në rend të parë Serbinintegrale dhe homogjene, nën maskën e “Ballkanit hapur” me strategji të gjenociditsistematik në aspektete: Ideore, teorike dhe praktike.

Çka është gjenocidi

Gjenocid është vrasja e pjesaterëve të grupit nacional, shkatrrimi i trupor dhe material, imponimi i kushteve të jetës, parandalimi i lindjeve, bartja e fëmijëve, mdalimi i shkollimit dhe konertimet, bartja e kufomave , shkatrrimi i lokaliteteve me bombarime me qëllim që një popull të zhdukët dhe të kolonizohet treva e shkretë me popullsi shtetëformuese”.

Tri llojet e Gjenocidit

1.Gjenocidi teorik- Këtë realitet programet serbiane e elaborojnë , lidhur me shqiptarët se janë: “Një turmë pa emër që banojnë në vendin pa emër, banor që janë pa histori, pa letërsi, pa gjuhë të shkruar, pa traditë, janë të ndarë në toskë e gegë, janë melez pa tipare antropologjike, janë bandë që flet në pesëdhjetë dialekte, bërtet në anarki totale dhe nuk dinë çka është as krypa e as sheqeri”. (shiqo: Jovan Ristiq, Arnautët në Sanxahkune Nishit janë shfarosë, si duhet zbatuar palnin e tillë në trevat shqiptare, Beograd 1897; Vlladan Gjorgjeviq, Aranuti i Velike Sile”, Beograd 1913).

2. Gjenocdi ideor- “Shqiptarët nuk i respektojnë ligje; duhët t` ua prishim varret, adetet, zakonet, faltorët, duhët detyruar fëmijët të bëjnë kryq, duhët diegur kuartët natën dhe akuzuar se ato barbari janë bërë në saje të hasmërisë së familjeve kundër familjës, fisi kundër fisit, duhet favorizuar vllavrasjen dhe kur ta mësojmë se janë buzë varrit, atëherë duhet me ushtri dhe gjanari t` i krijojmë kampet e përqëndrimit sepse ky popull nuk duhët të jetojë”. (Shiqo: Vasa Çubrilloviq, Ellaborati për shfarosjën e Aranutëve, nga dorëshkrimi 1937, i pabotuar).

3. Gjenocidi praktik

Gjenocidi praktik është krijauar përmes Naçetanisë si Ilija Garshaninit 1844; përmes “Daljës në det” të Prota Mateja Nenadiviqit , publikuar me 1877 pas Marrëveshjës Wjnë-Petebjurg më 15 janar 1877 në Budapesht, pas Programit të Millutin Garshaninit, Zgjërimi i Serbisë në Jug, 1886 me titujtë: Toka e diegur; Koridoret përplasëse; Likuidimi i bandave të armatosura dhe “Çka don Serbia” 1910?

Historia e gjenocidit parktik spejgohët nepër këto periudha: 1877-1878 mbi Marrëveshjën sekrete të 15 majit 1877 në Budapeshtë në mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë, me të cilën Rusia përqëndrohët në ndihmë Bullgarisë me luftën 23 mars 1877; me të cilën Wjne a përqëndrohët në ndihmë Serbisë me luftën 1-28 XII 1877 në Sanxhakun e Nishit (Shipnia e Vjetër), kur u shfarosën 714 katune dhe 6 qytete shqiptare. Faza e dytë 1912-1914, kur Pernadoria Osmane u largua nga Ballkani, kur 395 anije evropiane bartnin shqiptarë në Anadolli; Faza e tretë 1918-1941, kur Mbretëria Jugosllave arrijti të përilojë ligjë që familja shqiptare t` i ketë 0. 40 ari tokë, kurse familja sllave deri në 45 hektarë.Faza e katërt 1945-1966, kur Jugisllavia e dytë arrijti për t` i deportuar 415000 shqiptarë në Anadolli si pasojë e terrorit të UDB-ës dhe partsë komuniste jugosllave. Faza e pestë 1966-1989, kur u hapën 700 000 dosje kundër intelegjencës shqiptare, kur u organizuan mbi 12000 pocese gjyqësore, kur shënohën embrionet e para të shpërnguljës së shqiptarëve në Perendim. Faza e gjashtë 1989-1999, kur Serbia neofashiste suprimoi çdo të arritur në Kosovë, kur filloi serbizimin e plotë të saj; fazë ajo kur politika dhe lufta shqiptare i tregoi botës civilizuar se Kosova e meriton shtetin dhe ardhmërinë, sepse me serbian nuk po mundën të jetojnë sllavët, atëherë askush nuk duhët për t` ua imponuar robërinë shqiptarëve. Lidhur me këtë, shkatrrimi i 1008 katundeve shqiptare më 1998/99 prej 1330 sa ishin, largimi me dhunë i afro 1 000 000 shqiptarëve, krijimi i katër kampeve të përqëndrimit (Bllaca, Stankoveci, Çegrani dhe Kuksi) si dhe afro 34 kampeve më të vogla nepër Kosovë me 600 varreza masive me deportim të kufomave në: Batajnicë në mes Beogradit dhe Novi Sadit; në Petrovo Selo afër Gjerdapit në rriedhën e Danibit; në lokalitetin Peruçac në perendim të Uzhicës , dhe në Rashkë në jug të Serbisë, tregohët se është fjala për një kryq, që e ka ideuar kisha. E vërteta ai kryq është dashur të beatifikohët më 27 maj 1999, në Patriaknë në Beograd, me që rast çështja shqiptare në Kosovë do të mbyllëj sikurse në rastin e Sanxahkut Nishit më 27 dhjetor 1877. E vërteta, a kanë rënë këto argumente në “kanalizim”, duke ekspozuar forcë më 21-23 gusht 2024 Shefi i CIA-s, mbetët të shihet se kush do ta fiton fronin në SHBA në nëntor 2024.

Por, nga seicili takim ne duhët të nxierrim mësime si vend i vogël. Madje, duhet të jemi realist se CIA ka interesa më të mëdha në Serbi, se sa në Kosovë. Por kur ai interes shpërndahet në tërë hapsirën etnike shqiptare, ai inetres disi realativizohët, por pesha e së kaluarës nuk është prap në anën tonë. Pra simbolika e Shefit të CIA-s se si ka folur me Kryeministrin e Kosovës, me njerën dorë në gjep dhe me grimasa rellaksuese, funksionalisht ka një mesazh: mos rrini me duar në gjepa dhe dëshmoni harmoni në mes veti, dëshmoni bashkveprim, sepse pastaj sajoni kapital për hapësirë më të gjërë të peshës së respektit.

Tani shtrohet pyetja, a është parë Shefi i CIA-s i shoqëruar me ambasador në Sarajevë dhe Beograd sikurse u pa në Prishtinë. E dora në gjep në Prishtinë, disi len përshtypjën se Shefi diçka ka maskuar, ka simbolizuar, se Ju nuk guxoni të ndaleni në asnjë çast, pa marrë para sysh si ju flasin miqët. E vërteta, shumë intriga janë fomuluar në Beograd reth këtij gjesti. Por një e vërtetë mund të jetë që miku një simbolikë e ruan vetëm për veti, sepse është zakon që dora me rastin e përshëndetjës plasohët pas shpine, por në të gjitha rastet miku duhet të jetë superior në lëshimin e informacioneve, aq më parë kur nuk ka bërë vizitë si diplomat. Mbi të gjitha Shefi i CIA-s nuk ka ardhur në Ballkan për ta shporrë mjerimin urrejtës serbian, por ka ardhur të tregojë se: Daklarata e Botës serbe” më 8 qershor 2024 është rrugë drejtë varrit që vet kreu serbian e ka krijuar.

Mbi të gjitha serbët dhe shqiptarët, teoretikisht duhet të kanë mësuar se me të madhe është kah propogadohet nga Qendra Ruse në Nish, se në vjeshtë Serbia do të marrshojë në dy drejtime: kah Sarajeva dhe kah Prishtina. Por nëse pala e Banjallukës dhe Zagrebit do të marrshojnë kah Beogradi, atëherë pala e Prishtinës do të marrshojë kah Nishi. Pra edhe këtë sollucion duhët ta mësojë Putini dhe Vuçiqi, kuptohët pa e anashkaluar frontin e Kurskut dhe maskur frontin e Shkupit dhe Sofjës, që nuk zinçn në gojë as në Deklaratën e Botës serbe të 8 qershorot 2024. E këto fakte janë bërë të zakonshme në mediumet informative, prandaj edhe “fsheftësitë” e CIA-s, disi do të dekonspirohën në proces, por jo nga Prishtina në asnjë variantë.

Zoti e bekoftë Kombin shqiptar; Zoti e bekoftë Amerikën mike të pazakont të popujve të shtypur dhe të robëruar që asprijonë çlirim!.

Më 26 gusht 2024

(Kosova Sot Online)