Vizita e shefit te CIA-s Villiams Burns në Kosovë le të jetë mësim i madh për Kryeministrin Kurti

Vizita e shefit te CIA-s Villiams Burns në Kosovë le të jetë mësim i madh për Kryeministrin Kurti
Vizita e shefit te CIA-s Villiams Burns në Kosovë le të jetë mësim i madh për Kryeministrin Kurti

Nexhat Haziri

  • 27 August 2024 - 07:37

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Vizita e shefit i CIA-s në Sarajevë, Beograd e Prishtinë, la mesazhe të qarta për tre liderët nga rajoni ,Vuçiqin , Kurtin dhe Dodik se nuk do tolerohen nga Uashingtoni veprimet e tyre ta cilat qojnë në cenim të stabilitetit, të sigurisë dhe paqes në rajon, si dhe cenimin e interesave amerikane në rajon.

-Villiams Burns, me vizitën në Kosovë nuk i kishte qëllim bisedimet për marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve, e as kualitetin e këtyre marrëdhënieve, por çështja e sigurisë dhe veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës e që sipas amerikanëve janë potencialisht të dëmshme për stabilitetin në rajon. Se ku është niveli i raporteve të qeverisë së Kosovës me SHBA-në e tha ambasadori Hovenier në një ditë para se shefi i Cia-s ta vizitonte Kosovën dhe po ashtu ky niveli i raporteve me SHBA-n u pa edhe me vizitën e Kryeministrit Kurti në SHBA ku mori pjesë ne Kuvendin e demokratëve atje dhe nuk u pritë në asnjë takim nga zyrtarë të administratës amerikane atje.

Vizita e shefit te CIA-s Villiams Burns në Kosovë dhe takimi me kryeministrin Kurti dhe mesazhi i amerikanit, do të duhej të përbënte reflektim për Kurtin në veprimet e tij të cilat nuk duhet më të dëmtojnë marrëdhëniet tona me SHBA-n dhe të jenë në koordinim të plotë me amerikanët dhe aleatët e tjerë të Kosovës. Përndryshe në periudhën tetor- nëntor, mund të presim sanksionim të politikanëve nga DASH si "non-grata" për SHBA-të

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".