E dhimbshme dhe e rrezikshme, trojet shqiptare, po zbrazen!

E dhimbshme dhe e rrezikshme, trojet shqiptare, po zbrazen!
E dhimbshme dhe e rrezikshme, trojet shqiptare, po zbrazen!

Fadil Maloku

  • 27 August 2024 - 07:45

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

Edhe Shqipëria edhe Kosova, po edhe viset e banuara me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e gjetiu po migrojnë ashpër dhe pa u ndalur nga "guri" i vendlindjes së tyre. Arsyet dhe shkaqet e një "arratisjeje" të tillë, përveç atyre ekonomike janë edhe ato të natyrës sociale, psikologjike, hedoniste dhe konzumeriste.

Është vërtetuar sociologjikisht se natyrshmëria identitare e një kombi dhe një shteti të ri, mund të ruhet, mbrohet e kultivohet kryesisht përmes origjinalitetit social, formimit politik, emancipimit kulturor, besimit fetar, e sidomos përmes ambicieve të tija ushtarake.. Dhe se "arratisja" (ikja, largimi, si të doni quajeni) eventuale qoftë ajo edhe improvizuese, e qëllimshme, apo edhe e detyrueshme (sado kudo mund të jetë edhe e përkohshme!), nga ky qëllim vetëm sa e zbehë dhe e shqetëson natyrshmërinë vetanake identitare. Pra, "stacionimi” (si thotë populli;"Guri, më rëndë peshon në vendin e vet") social dhe ai kulturor në origjinën identitare, frymon shumë më natyrshëm, më arsyeshëm, më akomodues, e besa edhe më in!

Por, duket në jetën reale po ndodh e kundërta! Edhe Shqipëria edhe Kosova, po edhe viset e banuara me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e gjetiu po migrojnë ashpër dhe pa u ndalur nga "guri" i vendlindjes së tyre. Arsyet dhe shkaqet e një "arratisjeje" të tillë, përveç atyre ekonomike janë edhe ato të natyrës sociale, psikologjike, hedoniste dhe konzumeriste…etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".