Interesi publik dhe i shtetit kërkon opozitë serioze, korrigjuese e bashkëpunuese, jo bllokuese

Interesi publik dhe i shtetit kërkon opozitë serioze, korrigjuese e bashkëpunuese, jo bllokuese
Interesi publik dhe i shtetit kërkon opozitë serioze, korrigjuese e bashkëpunuese, jo bllokuese

Muhamet Kelmendi

  • 27 August 2024 - 07:55

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ekzekutivi po prinë dhe legjislativi po shkon prapa me vendime dhe me ligje të përgatitura nga Qeveria. Natyrisht se ato projekte ose votohen ose nuk dalin fare në shqyrtim në Kuvend. Një detyrë të rëndësishme e luan edhe opozita. Kjo duhet të jetë konstruktive dhe analitike. Kurrsesi nuk guxon të jetë bllokuese dhe ta shfrytëzon bllokimin e Kuvendit për pushtet.

- Funksionimi i pushtetit juridik është detyre imediate e shtetit.

Natyrisht se vështirësitë janë të konsiderueshme dhe gjithsesi varet nga mekanizmat që i ka shteti. Në kuadër të funksionimit të duhur të shtetit është detyrë ndarja e tri pushteteve në kuadër të organeve.

Këtu është fusha e pushtetit legjislativ që e ka Kuvendi, pushteti ekzekutiv që kryesisht është në kompetencë të Qeverisë dhe pushteti gjyqësor, i cili tërë veprimtarinë e vetë e ushtron në bazë të ligjit. Shteti i Kosovës i ka këto tri pushtete. Kuvendin, Qeverinë dhe gjyqësorin. Juridikisht kemi ndarje të pushtetit, por de-fakto, i tërë pushteti po varet nga ekzekutivi, sepse ky i ka edhe votat e legjislativit. Ekzekutivi po prinë dhe legjislativi po shkon prapa me vendime dhe me ligje të përgatitura nga Qeveria. Natyrisht se ato projekte ose votohen ose nuk dalin fare në shqyrtim në Kuvend.

Një detyrë të rëndësishme e luan edhe opozita. Kjo duhet të jetë konstruktive dhe analitike. Kurrsesi nuk guxon të jetë bllokuese dhe ta shfrytëzon bllokimin e Kuvendit për pushtet. Kanë mbetur edhe disa muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Dështimet e Kuvendit janë të larta. Ka dështuar në fushën legjislative dhe në ushtrimin e kontrollit ndaj ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Pse erdhi deri te kjo. Disa janë shkaqet:

1. Mos funksionimi i pushtetit mbi baza ligjore

2. Mos dakordimini aktivitetit të punës në Kuvend,

3. Kundërthëniet e mëdha midis pozitës dhe opozitës,

4. Lufta për pushtet,

5. Koncentrimi i detyrave të mëdha të pushtetit në ekzekutiv dhe

6.. Mos orientimi i duhur i punëve në Kuvend.

Lëshimet janë të dukshme. Këto nuk mund të zgjidhen brenda kohës së mbetur të kësaj legjislature. Zgjedhjet janë mjeti i vetëm shërues i pushtetit, kuptohet nëse janë të lira dhe demokratike. Të shpresojmë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".