Lexoni edhe:
Interesi publik dhe i shtetit kërkon opozitë serioze, korrigjuese e bashkëpunuese, jo bllokuese
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Pra, po del si BE akoma mendon se ndoshta do të vij ndonjë qeveri tjetër që veç të bëj AMIN. Jo kanë ikur ata kohë kur është vepruar kundër shtetit dhe qytetarëve të saj. Tani jemi shtet dhe se vendosim vet për vendin dhe për fatin tonë. Kjo ka edhe një kuptim tjetër djallëzor, në qoftë se mendojnë kështu kjo nuk është fare demokratike që të ndërhyhet në zgjedhje dhe vënë këto masa ndëshkuese si kusht. Kjo do ishte lloj i turpit të tyre. Kjo nuk është aspak demokratike.
-Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës, më besoni jo vetëm që janë të pa kuptueshme por edhe u ka dalë boja dhe nuk kanë kurrfarë kuptimi. Këto masa është dashur që moti të pezullohen dhe jo të mbesin në fuqi akoma sepse janë të padrejta. Edhe, në qoftë se, Bashkimi Evropian mendon se do pezullohen deri në fund të mandatit dhe me ikjen e kësaj qeverie, e kanë tepër gabim dhe mbajeni mend se kjo qeveri do vazhdon të jetë në krye edhe më tej.
Të kuptohemi, se nuk jam anëtar i ndonjë bande politike, por si po shihen gjërat në sipërfaqe, kjo nuk bile asnjë gram dyshim se nuk do vazhdoj edhe më tej të drejtoj timonin e vendit. Pra, po del sipas BE akoma mendon se ndoshta do të vi ndonjë qeveri tjetër që veç të bëj AMIN. Jo kanë ikur ata kohë kur është vepruar kundër shtetit dhe qytetarëve të saj. Tani jemi shtet dhe se vendosim vet për vendin dhe për fatin tonë. Kjo ka edhe një kuptim tjetër djallëzor, në qoftë se mendojnë kështu kjo nuk është fare demokratike që të ndërhyhet në zgjedhje dhe vënë këto masa ndëshkuese si kusht. Kjo do ishte lloj i turpit të tyre. Kjo nuk është aspak demokratike.
Kjo ide e tyre është tepër e rrezikshme që do shti hile në qytetarët e Kosovës, duke anuar në opozitën që të merr zgjedhjet dhe kinse do gjej ndonjë puthador ose sahan lëpirës që interesat e tyre partiake ti vë mbi interesat shtetërore që kanë qëllim vetëm për tu kthyer dhe për ta marrë pushtetin. Kjo ide e juaj do bie në ujë dhe kurrë nuk do të këtë sukses do të shihet jo në një të afërm të largët. Duhet lënë këto salltanete Bashkimi Evropian dhe pa një pa dy duhet hequr masat ndëshkues që ja kanë vënë barrë të rëndë në shpinë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ja fal kurrë këtë ndëshkim të padrejtë dhe duke i mbajtur anën Serbisë fashiste.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".